Greqi/ Premiera e “Vendi ku nuk vdiset kurrë”, publiku shqiptar mbush sallën

E enjte, 28 Mars, 2024

Është ngjitur mbrëmjen e djeshme në skenën e teatrit “Stathmos” në Athinë premiera e shfaqjes me autorësi të plotë shqiptare (regji Enke Fezolarri, autor Ornela Vorpsi) “Vendi ku nuk vdiset kurrë”.

Në skenë aktoret 𝗔𝗺𝗮𝗹𝗶𝗮 𝗔𝗿𝘀𝗲𝗻𝗶, 𝗩𝗲𝗳𝗶 𝗥𝗲𝗱𝗵𝗶, 𝗔𝘁𝗵𝗶𝗻𝗮 𝗞𝗮𝗿𝗮𝗴𝗶𝗼𝘁𝗶 nën regjinë e Enke Fezollarit ndërmorën një udhëtim në kohë në vendin që nuk vdes kurrë, por që mëson si të frymosh, të fshihesh, të bindesh pa dëshirën tënde, të ndash ushqimin e paktë, të shpresosh në ditë më të bukura me kokën lart, dhe nëse të ndih fati, të hipësh në një aeroplan, ta përshendësësh e vite më pas të shkruash një roman për atë çka jetove.

Të pranishëm në premierë ishin dhe përfaqësues të ndryshëm të komunitetit shqiptar në Greqi, përfaqësues nga shoqata, Drejtuesi i Zyrës për Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës në Greqi, z. Fitim Gllareva, si dhe shumë aktore të skenës greke e aktiviste të komunitetit.

E pranishme gjithashtu ishte edhe ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga.

Lexo edhe: Enke Fezollari “Në vitet 90’ shqiptarët ishin kudo persona non-grata”

Fotot kortezi e “Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi”

Shfaqja e bazuar në librin e përkthyer në shumë gjuhë të shkrimtares Ornela Vorpsi, që jeton në Paris, flet mbi historitë e saj personale gjatë periudhës së diktaturës në Shqipëri. Është një manifest kundër strukturës patriarkale në Shqipëri, ndrydhjes së erotizmit dhe lirisë së një populli; një libër që përshkruan histori dhe çaste të vështira, shumë herë me një dozë humori. Libri mbulon ngjarjet nga vitet ‘70 deri në periudhën e emigracionit dhe rënien e komunizmit në vendet e Europës Lindore; ai flet për odisenë mallëngjyese të shkrimtares, dhimbjen dhe dhunën, dhe çlirimin e saj të brendshëm, kur vendosë të largohet nga vendi.

 Lexo edhe: Vefi Redhi, nga Shqipëria në Greqi, një jetë në skenë

Vorpsi rrëfen herë në mënyrë të dhimbshme e herë me humor, rrugëtimin e saj jetësor. Jeton me të ëmën në Tiranë, i ati ndodhet në burg, flet për shkollën e saj, propagandën, kontrollin e Partisë mbi jetët e njerëzve, ushtrinë. Më pas, përshkruan ikjen e saj drejt Perëndimit pas rënies së komunizmit. Një libër mallëngjyes, por edhe i ashpër, i cili ndërtohet mbi historitë personale të shkrimtares, duke na përcjellë imazhe reale të një vendi, që nuk vdes kurrë, të një vendi që ndodhet kaq afër Greqisë, por që e njohin shumë pak, një vend që përpiqet të rilindë nga hiri i diktaturës së Enver Hoxhës. Është një libër-akuzë ndaj dhunës së regjimit, tjetërsimit të natyrës së gruas dhe absurditetit. Është një himn mbi lirinë, një Lizë në vendin e shqiponjave.

Shfaqja do të vazhdojë të jetë në skenën e teatrit “Stathmos” çdo të mërkurë dhe të enjte në orë 21:00, deri më datën 27 Tetor 2021. / DiasporaShqiptare.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 