42 vite në shërbim të fëmijëve, qyteti i Waterburyt vlerëson mjekun shqiptar

E enjte, 25 Prill, 2024

Një jetë në shërbim të komunitetit, qindra fëmijë shqiptarë dhe amerikane janë rritur me këshillat dhe trajtimet e Dr. Sedat Shabanit, mjekut të njohur shqiptaro-amerikan në Waterbury, Connecticut. Në 42 vite punë si mjek Dr. Shabani ka parë të rriten pothuajse të gjithë fëmijët shqiptarë në komunitetin shqiptar në Waterbury, ndaj për punën e realizuar me përkushtim dhe kujdesin e treguar ndaj të gjithë fëmijëve Dr. Shabani u nderua këtë fundjavë, me medaljen e mirënjohjes së qytetit.

Ishte Kryetari i bashkisë z. Neil O’Leary, i cili i dorëzoi medaljen e vlerësimit gjatë kremtimeve të Festivalit Shqiptar duke theksuar se Dr. Shabani i sapo dalë në pension i ka kushtuar karrierën e tij të mirës së komunitetit ku ka shërbyer si pediatër për 42 vite në qytetin e Waterburyit.

Duke falenderuar bashkinë për mirënjohjen dhe komunitetin për mbështetjen Dr. Shabani tha: “Jam krenar që jam amerikan dhe shqiptar. Isha në moshë të vogël kur u arratisëm nga komunizmi dhe erdhëm në shtetin më të mirë në botë, që më dha të gjitha mundësitë ”

“Dr. Shabani ka trajtuar qindra fëmijë dhe është kujdesur për secilin sikur ishte fëmija i tij”, tha Paul Pernerewski, kryetar i këshillit bashkiak.

Dr. Shabani kreu studimet në shkollën e mjekësisë në “Ohio State University” në Columbus, Ohio. Përpara se të niste punën si mjek në Waterbury Dr. Shabani u trajnua në “Columbus Childrens Hospital” (tani i quajtur Nationwide Childrens Hospital) në Columbus, Ohio si dhe në “Emory University Hospital” në Atlanta, Georgia.

Sedat Shabani ishte katër vjeç kur familja e tij u largua nga Shqipëria në kohën e komunizmit. Familja nga Korça fillimisht u largua në Greqi, nga ku më pas udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shtetin e Ohios.

Mjeku i mirënjohur dhe familja e tij janë një shembull për brezat e ardhshëm. Ata janë pjesëtarë aktiv në komunitetin shqiptar në Waterbury i cili numëron më shumë se 10,000 shqiptar.

Familja e tij vlerësohet dhe respektohet jo vetëm në qytezë por edhe më gjerë, jo vetëm për kontributin e tij në komunitet por edhe për atë të vëllait, Dan, i cili ndoqi fushën e drejtësisë dhe aktualisht është gjyqtar. Ndër të paktët gjyqtarët në SHBA me prejardhjee shqiptare.