Komuniteti shqiptar i Selanikut në betejën kundër pandemisë COVID-19

E enjte, 25 Prill, 2024

Komuniteti Shqiptar i Selanikut duke ndjekur nga afër problemet që po shakton pandemia e Covid -19 në gjithë Greqinë, dhe sidomos në Selanik, ndërmori një anketë-pyetsor me shqiptarët që banojnë, punojnë dhe studiojnë në Selanik.

Konkretisht, në periudhën 21 gusht deri 20 shtator 2021 nga Departamenti i Çështjeve Sociale dhe Shëndetit i KSHS, u zhvillua një studim jo zyrtar me pyetësor nëpërmjet telefonit dhe komunikim me mesazhe, tek 1472 persona të moshës 20 deri 70 vjeç, kryesisht teknikë profesionistë, punëtorë, biznesmenë, studentë dhe amvisa shtëpie.

Μë shumë se 2/3 e shqiptarëve që u pyetën në Selanik janë vaksinuar me vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson. Përqindja më e madhe e të vaksinuarve i përkasin moshës 30-60 vjeç dhe seksit mashkull, dhe kryesisht moshave aktive për punë.

Përveç nevojës për ruajtjen e shëndetit, motivet kryesore që ndikuan në vaksinimin e tyre janë nevoja financiare për të mos u shkëputur dhe humbur vendin e punës si edhe masat detyruese të shtetit dhe të punëdhënësve.

Dallohet një përqindje e madhe e vaksinimit të studentëve, ku ndikoi në një masë edhe dhënia e kuponit (Voucher) prej 150 € për çdo student që vaksinohet plotësisht.

Numuri i madh i të vaksinuarve nga Komuniteti Shqiptar i Selanikut dëshmon shkallën e lartë të ndërgjegjësimit të këtij Komuniteti ndaj rrezikut kanosës të koronavirusit SARS-CoV-2.

Komuniteti Shqiptar i Selanikut, gjatë gjithë kohës së pandehmisë, ka shfrytëzuar të gjitha mjetet mediatike, në Greqi dhe në Shqipëri, radio, televizione, rrjetet sociale etj., për të informuar dhe inkurajuar opinionin për domosdoshërinë e vaksinimit dhe mbajtjen e masave të tjera higjenike.

Komuniteti Shqiptar i Selanikut me kontribute në shumë fusha të ekonomisë greke, është edhe në rradhën e parë të përpjekjeve të shoqërisë greke për të ngritur “murin e imunitetit’’, njëkohësisht duke hedhur poshtë edhe një herë muret e stereotipeve.

Duhet theksuar gjithashtu se, pergjatë gjithë periudhës së pandemisë, Komuniteti Shqiptar i Selanikut duke krijuar Bankën e gjakut pranë spitalit universitar AXEPA, ka zhvilluar 4 fushata për dhurim gjaku nga pjestarët e Komunitetit. Ky qëndrim i solidaritetit dhe dashurisë për njeriun është përshndetur nga dejtuesit e spitalit AXEPA me një letër falenderimi drejtuar Komunitetit Shqiptar të Selanikut.

Grupi i punës

Dr. Luan Zyka

Marinela Kozari

Niko Thomaj

Manushaqe Ballhysa Caka

Bardhok Zuku

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 