Vrojtimi/ Në Shqipëri 1 në 3 prona u ble nga shtetas jo rezident

E enjte, 28 Mars, 2024

Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin mbi tregun imobiliar për 6-mujorin e parë të këtij viti. Shifrat tregojnë se, gjatë kësaj periudhe kohore, çmimet e banesave dhe pronave tregtare në rang vendi janë rritur me 6.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Vetëm për Tiranën, çmimet duket se janë rritur me 5.8%, sinjalizojnë shifrat e Bankës së Shqipërisë. Edhe vëllimet e shitjeve regjistrohen në rritje për të gjitha zonat e vendit, thekson Banka e Shqipërisë.

Sa i përket çmimeve të banesave në kryeqytet, shifrat tregojnë se në qendër, regjistrohen në një rritje prej 16%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që në periferi kanë rënë me rreth 22%. Sa i përket pronave në bregdet, agjentët imobiliarë raportojnë çmime disi më të ulta krahasuar me periudhën pararendëse. Sa i përket pritshmërivë për të ardhmen, 28% e agjentëve presin rritje të tyre gjatë 2 viteve të ardhshme, ndërsa 64% e tyre presin që çmimet të jenë të qëndrueshme.

Vetëm 8% shprehen se presin që çmimet e banesave do të bien gjatë 2 viteve të ardhshme. Nga ana tjetër, mbi 60% e agjentëve shprehen se i kanë shitur pronat me një çmim deri në 30% nën çmimin fillestar. Sa i përket kohës mesatare të shitjes së banesave, ajo mbetet e pandryshuar, në 10.5 muaj. Në zonat bregdetare kjo kohëzgjatje është ndjeshëm më e ulët, në 7.6 muaj. Një tjetër e dhënë që bie në sy nga ky vrojtim i Bankës së Shqipërisë mbi tregun imobiliar është fakti se, 32% e pronave raportohet të jenë blerë nga banorë jo rezident, pra që nuk jetojnë në Shqipëri, dhe 39% e tyre vijnë nga vende jashtë Bashkimit Europian. Që prej 6-mujorit të parë të vitit 2017, indeksi fischer i çmimit të banesave është regjistruar gjithmonë në rritje. / SCAN

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 