Shkolla shqipe e New Jersey-it filloi vitin i ri shkollor 2021-2022

E enjte, 18 Prill, 2024

Në Qendrën Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdell të Nju Xhersit në prani të prindërve me një ceremoni festive filloi viti i ri shkollor 2021-2022. Fillimin e vitit të ri shkollor e përshëndeti kryetari i Qendrës Astrit Zhaku, përgjegjësja për arsim mësuesja Zera Musli, imami Arun Pollozhani, profesor Bexhet Asani dhe gazetari Faton Arifi i cili e udhëhoqi këtë ceremoni të fillim vitit ri shkollor.

Përgjegjësja për arsim Zera Musli vuri në dukje shqetësimin e saj për kultivimin e traditave në Amerikën e largët:

“Të nderuar bashkatdhetar, nxënës, mësues, prindër dhe anëtarë të këshillit! Në emrin tim dhe stafit mësimor ju uroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor!

Urimi i parë u takon nxënësve, shkollës shqipe të cilët me prezencën e tyre zbukurojnë objektin dhe mbajnë gjallë gjuhën dhe traditat tona kombëtare.

Të nderuar mësues ju falënderoj për përkushtimin dhe punën e palodhur që bëni në përmbushjen e misionit tuaj fisnik! Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë u takon të gjithë brezave të mësueseve dhe mësuesve që kanë dhënë ndihmën e tyre të pakursyer, e që kanë lënë gjurmë në ruajtjen e gjuhës, adeteve, zakoneve dhe traditave shqiptare.

Të respektuar prindër, ju jeni shtylla më e rëndësishme e shkollës dhe komunitetit tonë.

Qëllimi ynë është të ruajmë traditat, zakonet dhe gjuhën, duke bashkëpunuar me prindërit, ne do t’ ia arrijmë qëllimit të mbajmë gjallë gjuhën dhe traditat tona të bukura arbërore.

Unë shpesh përdor një thënie të rilindasit tonë të shquar Filip Shirokës, i cili ngrysi tërë jetën e tij në mërgim:

“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja por me mësimin e gjuhës së vet.”

Para se të përfundoj dua të prezantoj stafin mësimdhënësve: Gonxhe Meta dhe Emine Beqiri ndihmëse të këshillit arsimor, prof. dr. Bexhet Asani – bibliotekë, Vali Dida dhe Viola Myrtaj, mësuese të gjuhës shqipe.

Faton Krasniqi, Afrim Doberdolli dhe Fadil Sahatçiu, mesues të muzikës. Më duhet të theksoj se sivjet në program kemi vendosur muzikën si lëndë muzikore. Arun Pollozhani imami i Qendrës dhe mësuese e fesë Kadrie Kupa, ndërsa Mirela Serjani është përgjegjëse për aktivitete të lira.

Urime dita e parë e shkollës!”

Profesor Bexhet Asani në ditën e parë të vitit të ri shkollor 2021-2022 midis tjerash tha:

I nderuar kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane Astrit Zhaku, të nderuar anëtarë të kryesisë, e nderuar përgjegjëse e arsimit profesoreshë Zera Musli, të nderuara mësuese, të dashur nxënës, i nderuar imam Arun Pollozhani, të nderuar prindër, sot është dita e parë e shkollës, shtatori padyshim sjell gëzim për çdo nxënës qoftë ai i madh apo i vogël, gëzimi është edhe më i madh për nxënësit e klasës së parë të cilët të gëzuar e me buqeta lulesh në duar për mësueset e tyre të dashura, ulen në karriget dhe bankat e shkollore.

Jemi larg atdheut me mijëra kilometër, jemi larg vendit tonë ku çdo gjë frymon shqip, nga të shkojmë e të kthehemi. Këtu ndryshon puna. Këtu jemi të rrethuar nga të katër anët me të huaj, jemi të rrethuar nga teknika dhe teknologjia e avancuar elektronike. E për këtë sa duhet të gëzohemi po aq duhet të shqetësohemi. Pse? Nuk do të ndalem të radhit të mirat e teknologjisë elektronike, sepse ato i dinë të gjithë. Ne duhet të shqetësohemi për atë se asimilimi tanimë na ka trokitur në derë. Fëmijët, mbesat, nipërit na lindin këtu në atdheun tonë të dytë në SHBA. Prindërit janë në punë bile punojnë me orar të zgjatur, nuk kanë kohë të merren sa duhet me fëmijët e tyre. Fëmijët në gjirin familjar nuk e dëgjojnë aq sa duhet fjalën e ëmbël shqipe. Në telefon, në ajpad, në televizor, në shkollë, me shokë e shoqe dëgjojnë vetëm anglishten dhe për to gjuhë e mëmës tanimë është anglishtja, e atdhe SHBA.

Detyra jonë si prindër, gjyshe e gjyshër është që të kujdesemi për to, t’ u flasim sa të jetë e mundur në gjuhën shqipe. Që veshi i tyre të mësohet për t’ i nxënë fjalët e gjuhës sonë hyjnore e cila këtu, për një të ardhme të afërt fatkeqësisht do të jetë e rrezikuar e që larg qoftë të zhduket si gjuhë e minoriteteve këtu në SHBA. Le të kujtojmë shqiptarët e kohës së Fan Nolit e të Faik Konicës, të cilët kanë ardhur ka më se njëqind vjet, e nuk kanë qenë pak por me qindra e mijëra, por dhëmbi i kohës i asimiloi, pasardhësit e tyre, rrallë ndonjë e di origjinën e tij, sa për gjuhën shqipe as që bëhet fjalë, gjuha shqipe është zhdukur që prej kohësh.

M’ u kujtua një shprehje e shkrimtarit të njohur amerikan Ernest Heminguej, i cili e ka thënë aq bukur në romanin e tij të famshëm “Për kë bie kambana”. Midis tjerash ai shkruan; – Asnjëherë mos pyet, për kë bie kambana, ajo bie për ty..!” Kambanat e alarmit tanimë kanë rënë nëpër familjet tona, po na asimilohen fëmijët para syve tanë. Ja pse dita e parë e shkollës është festë gëzimi për nxënës e për prindër. Ju anëtarë të Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane duhet të krenoheni me arritjet tuaja, për ta bërë këtë objekt gjigant, me të gjitha kushtet e nevojshme arsimore, kulturore e fetare, me qëllim të ruajtjes së gjuhës, fesë, adeteve dhe zakoneve shqiptare të mrekullueshme.

Do ta përfundoj me një fjalë të urtë timen: “Të ruash gjuhën, të ruash këngën, të ruash vallen, të ruash adetet, të ruash veshjen nëpër vendet e botës, sot është heroizëm!, që së shpejti do ta shuaj dhëmbi i asimilimit…!”

Punë të mbarë dhe me lehtësi të nderuara mësuese, në këtë vit të ri shkollor!

Bexhet Asani

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.