Në Mynih vazhdojnë aktivitetet për mësimin plotësues të gjuhës shqipe

E shtunë, 20 Prill, 2024

Dy ditë më parë në Mynih të Republikës së Bavarisë, në Gjermani, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë mbajti takimin e rregullt me mësimdhënësit, ku ishin të pranishëm edhe dy përfaqësuesit diplomatikë; Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Afrim Nura dhe konsulli i Republikës së Shqipërisë, Dashnor Ibra.

Takimi me mësimdhënës ishte një takim pune rreth përgatitjes së vitit shkollor, për vitin 2021/22 dhe përgatitja për pritjen e shumë nxënësve të rinj, të cilit janë regjistrua të jenë pjesë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Tema e diskutimit ishin: sfidat e vitit 2020, funksionimi i klasave, hapja e klasave të reja, hartimi i plan-programit për vitin 2021/22, ditari dhe pajisjet me mjete didaktike, të cilat në këtë vit janë të porositura nga Qendra e Botimeve për Diasporë, QBD të Republikës së Shqipërisë.

Me këtë rast, të dy përfaqësuesit e Konsullatës së përbashkët, të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, mbajtën fjalën përshëndetëse dhe zhvilluan diskutime frytdhënëse në të mirë të zhvillimit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Bavari. Ndër të tjera u zotuan ata se do të jenë në shërbim të shkollës shqipe dhe funksionimin e saj do ta përkrahin institucionalisht, ku dhe nuk do të lejojnë që të ketë paralelizma, ngaqë LAPSh-i në Bavari është në vijën institucionale, që ka përkrahjen e konsullatës së përbashkët të te dyja shteteve shqiptare në Mynih.

Pastaj, kryetari i LAPSh-it z. Milazim Ukaj i njoftoi përfaqësuesit konsullor dhe mësimdhënësit me  raportin vjetor të punës së LAPSh-it për vitin 2020/21, kurse takimin e përshëndeti, në emër të Fondacionit “Besa”, edhe z. Rexhep Nikçi, kurse Koordinatori i Këshillit të Arsimtarëve, z. Mustafë Krasniqi foli për përgatitjen e fillimit të vitit shkollor, për Plan-programin dhe rregulloren e punës së mësimdhënësve. Krasniqi foli edhe për planin vjetor të mbështetur në Kurrikulën e hartuar nga dy shtetet tona shqiptare dhe u ndal te kalendari i festave kombëtare, po ashtu theksoi se për këtë vit do t’i kemi edhe tri apo katër seminare, një kuiz diturie me nxënës, si dhe do ta organizojmë një shëtitje me nxënës.

Për ditarin e ri foli z. Selim Hoti, ku i njoftoi mësimdhënës-it/et për një ndryshim të vogël që është nga ditari i kaluar. Ky ndryshim u bë pajtim me mësimdhënësit, ngaqë dhe ishte kërkesë e tyre, për t’i përmbushur kërkesat e tyre.

Më në fund, mësimdhënëset, pasi raportuan për punën dhe sfidat e tyre i dorëzuan, te Koordinatori, ditarët e vitit 2020/21 dhe i pranuan ditarët e rinj, për vitin 2021/22. Po ashtu me kërkesën e koordinatorit, sektori pedagogjik u plotësua edhe me një mësimdhënëse.

Në fund kryesia e LAPSh-it e falënderoi Fondacionin “Besa” për  kontributin e saj financiar, si dhe për një pagë që ju premtua mësimdhënësve, përmes përfaqësuesit të saj, për ditën e djeshme, po ashtu falënderoi edhe pronarin e restorantin Sami Lajqi – “Lajqi`s Restaurant Pizzeria“, Toni-März-Straße 25, 82140 Olching.

Takimin e përmbylli drejtuesi i mbledhjes sekretari i LAPSh-it z. Avdi Kolukaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.