Muzetë e Beratit, të preferuarit e turistëve të huaj

E martë, 23 Prill, 2024

Muzetë e Beratit vazhdojnë të zgjojnë interesin e vizitorëve e sidomos atyre të huaj me vlerat e koleksioneve të tyre.
Qendra kombëtare e Muzeumeve bën të ditur se edhe gjatë këtyre ditëve të muajit shtator, muzetë dhe objektet e trashëgimisë së pasur kulturore të qytetit të Beratit mbeten të parapëlqyerit e turistëve të huaj dhe vendas.
“Veçanërisht për Muzeun e Ikonografisë Onufri vizitorët shfaqin interes të madh për t’u njohur nga afër me koleksionin e tij dhe katedralen ku ai është vendosur.  Nga data 1 deri 15 shtator numri i vizitorëve në Muzeun e Ikonografisë Onufri dhe Muzeun Etnografik arriti në 2255 nga të cilët 1943 (86%) ishin të huaj; francezë, italianë, polakë spanjollë, ukrainas, bjellorusë, hungarezë etj”, – thekson Qendra Kombëtare e Muzeumeve.
Në muajin gusht numri i tyre arriti në 4288 vizitorë, 357% krahasuar me muajin maj të këtij sezoni, apo 151% e krahasuar me muajin paraardhës.

Ndërsa në periudhën maj – qershor Muzeu i Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik u vizituan nga 10570 vizitorë vendas dhe të huaj.

Muzeu Etnografik është krijuar në vitin 1979 në një banesë me arkitekturë karakteristike beratase. Periudha e ndërtimit i përket shekullit XVIII. Ky muze ka një fond të pasur etnografik me rreth 1200 objekte.

Muzeu Ikonografik “Onufri”, që mban emrin e njërit prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shekullit XVI, është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala”, e cila ka qenë katedralja e qytetit, që është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 