Kosovë-Shqipëri, drejt mbledhjes së shtatë të dy qeverive

E enjte, 28 Tetor, 2021

Qeveritë e Kosovës e Shqipërisë pritet të mbajnë mbledhjen e shtatë të përbashkët në Prishtinë, këtë vit, pas të gjashtës në Tiranë në 2 Tetor 2020.

Më parë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë në 26 Nëntor 2018 në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 Janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 Mars 2015, të tretës në 3 Qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 Nëntor 2017 në Korçë.

Këtë javë, në 17 Tetor 2021, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një lëtër urimi  Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë,  e ftoi ta vizitojë Kosovën e të fillojnë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Kryeministri Rama duke e falënderuar Kryeministrin Kurti për urimin dhe ftesën theksoi: “Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”.

Gjatë kësaj jave, në 16 Shtator 2021, në Shkup është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u nënshkruan 11 marrëveshje.Maqedonia e Veriut është shteti i dytë me të cilin Kosova mbanë mbledhje të përbashkët të qeverive./Newsbomb

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.