Luan Starova, akademiku, shkrimtari i shumëgjuhësisë

E enjte, 18 Prill, 2024

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka organizuar sot veprimtarinë shkencore kushtuar veprës krijuese e studimore të akad. Luan Starovës në 80-vjetorin e lindjes.
“Luan Starova – akademiku, shkrimtari i shumëgjuhësisë”ka qenë tema e kësaj veprimtarie, në të cilën morën pjesë akad. Skënder Gjinushi Kryetar i Akademisë së Shkencave që mbajti fjalën e mirëseardhjes, akad. Ali Aliu ; akad. Vasil S. Tole; akad. Shaban Sinani; prof. dr. Fatmir Sulejmani (Maqedoni e Veriut); Matteo Mandalà (Itali) online; dr. Arian Leka; dr. Eris Rusi (Korçë); prof. asoc. dr. Eldon Gjika; dr. Virion Graçi.
Akad. Luan Statova ishte i pranishëm së bashku me familjen e tij.
Në fjalën e hapjesë së kësaj veprimtarie akademik Skënder Gjinushi, Kryetar i Akadmisë së Shkencave të Shqipërisë theksoi se Luan Starova që në krye të herës zgjodhi të bëjë emër si krijues në Paris, ku ai nisi karrierën shkencore me mbrojtjen e doktoratës, dhe 50 vjet më pas kjo kryeqendër e kulturës botërore e vlerësoi me çmimin më të lartë të Francës në letërsi, “Margaret Yourcenar”.
Një model të rrallë të harmonizimit të fuqisë krijuese me dinjitetin njerëzor, e quajti akad. Gjinushi Luan Starovën. Ai tha ndër të tjera se gjatë gjithë kësaj periudhe akademi të shkencave dhe universitete të ndryshme kërkojnë ta bëjnë të vetin Luanin tonë dhe Akademia jonë, e cila ndihet e nderuar që e ka prej vitesh në trupën e saj si anëtar të jashtëm.
Fjala e plotë e Kryetarit të Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushit:
Të nderuar akademikë e profesorë, studiues të pranishëm,
Të dashur Luan dhe Gëzime,
Këtë konferencë ne ia kemi kushtuar jubileut të 80-vjetorit të lindjes së studiuesit, akademikut, shkrimtarit, përkthyesit e autopërkthyesit, diplomatit Luan Starova, në shenjë nderimi për gjithë sa ai i ka dhënë gjuhës amtare, letërsisë kombëtare, mendimit shqiptar, emrit të vendit të tij të lindjes e të gjithë rajonit ballkanas.
Luan Starova që në krye të herës zgjodhi të bëjë emër si krijues ndoshta kryeqytetin më të ndërlikuar për këtë, në Paris, ku ai nisi karrierën shkencore me mbrojtjen e doctorates, dhe 50 vjet më pas kjo kryeqendër e kulturës botërore e vlerësoi me çmimin më të lartë të Francës në letërsi, “Margaret Yourcenar”.
Gjatë gjithë kësaj periudhe akademi të shkencave dhe universitete të ndryshme kërkojnë ta bëjnë të vetin Luanin tonë: Akademia Franceze, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia jonë, e cila ndihet e nderuar që e ka prej vitesh në trupën e saj si anëtar të jashtëm.
Studuesit frëng Jean-Arnault Dérens nuk i shpëtoi nga vëmendja fakti që Luan Starova qe i pari shqiptar që u bë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut, dhe e përshëndeti këtë ngjarje me një artikull në Le Monde diplomatique, duke e çmuar edhe si shenjë emancipimi të mendësive bashkëkohore në rajonin e Ballkanit.
Në historinë e letrave kombëtare shqiptare, por edhe në ato botërore, shumë rrallë ka ndodhur që studiuesi dhe krijuesi të bashkëjetojnë tek i njëjti, siç mund të përmendnim Mjedën, Camajn dhe Besim Bokshin. Luan Starova është një prej atyre rasteve fatlume që suksesi i shkrimtarit dhe ai i studiuesit ia kanë shtuar ndriçimin njëri-tjetrit.
Një tjetër traditë letrare jona, edhe kjo shumë e rrallë, rishfaqet në trashëgiminë krijuese të Luan Starovës. Ai është shkrimtari më i vetëpërkthyer në historinë e letërsisë shqipe, shkrimtari i një letërsie trigjuhëshe, shqip, frëngjisht e maqedonisht, çka e rendit emrin e Starovës ndër të paktët shkrimtarë shqiptarë të vetëpërkthyer, si De Rada e Fan Noli. Çka është më e rëndësishmja, Luan Starova shkruan me të njëjtën shije e cilësi në të tria këto gjuhë, aq sa i ka vënë në vështirësi studiuesit, që nuk munden të përcaktojnë se cila ndër këto gjuhë është e para.
Akademizmi shqiptar i detyrohet shumë dhuntisë krijuese të Luan Starovës po aq sa edhe cilësive të shkëlqyera njerëzore të karakterit të tij. Ne të gjithë e dimë se si i ka modifikuar sjelljet njerëzore të shumë krijuesve tanë jo shumëgjuhësia e veprës së tyre, por edhe shfaqja e një interesi sado modest ndaj tyre përtej kufirit të gjuhës amtare. Kurse Luan Starova s’e ka hapur gojën në të përditshme e nëpër ekrane për të treguar sukseset e tij.
Ne që u takojmë dijeve që zakonisht quhen shkenca të sakta dëshirojmë të flitet edhe me gjuhën e numrave. Po t’i referohemi njërës prej agjencive më të mëdha kataloguese botërore, Worldcat Identities, ndërmjet viteve 1970-2020 Luan Starova ka 151 tituj veprash letrare dhe studimore të botuara në 299 publikime si autor, përkthyes, përshtatës dhe introduktues. Librat e tij janë në shërbim të lexuesit në 3452 biblioteka publike dhe universitare në botë.
Gjuhët në të cilat lexohet shenjohen 10, duke përfshirë serbokroatishten, sllovenishten, bullgarishten, rumanishten, turqishten, italishten. Dihet mirë se dëshmia më e rëndësishme e suksesit letrar është ribotimi. Faktet na vijnë në ndihmë të pohojmë se Luan Starova e ka provuar shijen e këtij suksesi. Vepra e tij “Koha e dhive” ka pasur 25 botime, Librat e babait ka 15 botime, “Vëzhgime dhe studime mbi letërsinë ballkanike” ka 9 botime dhe një prej romaneve më të fundme të tij, “Polifonistët”, ka tashmë 4 botime.
Më e rëndësishmja nga të gjitha për ne është se diagrama e pranisë së veprës së Luan Starovës në duart e lexuesit shenjon shkallën më të lartë në periudhën 2015-2021, çka do të thotë se këtë 80-vjetor ai e priti në kulmin e suksesit dhe të popullaritetit.
Luan Starova është autor i një romani me titullin domethënës “Ballkan Babel”, një roman për Ballkanin që vuan mallkimin e mosmarrëveshjes si në mitin e kullës së Babelit. Por ai vetë është bërë prova më sfidante se, kur shkrimtari shkruan në gjuhën e tjetrit njësoj si në gjuhën e vet, dhe jo vetëm në një gjuhë të madhe promovimi botëror si frëngjishtja, ky mit shembet vetvetiu. Jo rastësisht vepra e parë e tij mban titullin po aq domethënës “Njerëz dhe ura”.
Akademia e Shkencave ka hedhur sivjet një hap simbolik, duke botuar jashtë praktikës dhe kritereve të saj, romanin “Bregu i mërgimit”, që do të paraqitet për herë të parë sot. E morëm këtë vendim jo vetëm për të njohur borxhet tona ndaj një figure si Luan Starova, por edhe si një adresim ndaj publikut, më së pari ndaj profesoratit të universiteteve, për të zbutur vonesat në studimin e kontributeve të shumta të tij.
Letërsia dhe studimet e Luan Starovës duhet të përfshihen sa më parë në programet universitare. Çdo letërsi e popujve të Ballkanit dhe të Europës do ta kishte quajtur veten me fat ta trajtonte këtë trashëgimi të tij si të vetën. Pasuritë shpirtërore nuk janë si ato materiale, që ndarja i zvogëlon. Pasuritë shpirtërore sa më shumë të ndahen me të tjerë aq më tepër shumëfishohen. Letërsia e Luan Starovës duhet të bëhet pjesë qenësore e shkollave doktorale, si një prej rrugëve më efikase për të realizuar studime të thelluara jo vetëm për vendin e saj në historinë e re të letërsisë shqipe, por edhe për pozicionin që i takon në letërsitë ballkanike dhe europiane.
I dashur Luan, i nderuar akademik Starova, ju jeni një model i rrallë i harmonizimit të fuqisë krijuese me dinjitetin njerëzor. Jeni një model që nxit dhe tremb njëherësh: nxit me besimin në mundësinë e suksesit dhe tremb me peshën cilësore të veprës. Brezit të ri të studiuesve kjo u bën mirë me të dyja anët. Prandaj në emër të Kryesisë së Akademisë së Shkencave unë ju uroj edhe njëqind vjet, shëndet të mbarë dhe me të njëjtën diagramë ekspansioni në letërsitë e popujve si në këto dekada.