Një libër kushtuar bukës

E enjte, 25 Prill, 2024
E enjte, 25 Prill, 2024

Një libër kushtuar bukës

Edhe pse është vetëm 26 vjeç në moshë, ai ka marrë iniciativën të shkruajë një libër kushtuar bukës. Dhe këtë e bën, pasi ka publikuar katër libra me poezi. Klaudio Findiku është rritur në Itali dhe jeton në Arco, në zonën Trentino. Djalë me aftësi të shumta dhe me interesa të shumta. Ka bërë gjithçka për formimin e tij arsimor, kulturor e profesional, si kusht i domosdoshëm për një integrim dinjitoz në jetën e shtetit italian. Gjithnjë me ndihmën e pandërprerë e të pakursyer të prindërve që punojnë me ndershmëri në zonën ku banojnë. E në kohën e lirë lexon apo shkruan poezi e gjëra të tjera të frymëzuara.
Edhe buka është poezi, është poezia e jetës, në të shkuarën dramë dhe element bazë për mbijetesën (kujtojmë Legjendën e misrit të Migjenit e shumë krijime të artit kushtuar bukës), është ushqimi i parë që vemë në tavolinë sapo e shtrojmë atë, është lutja e parë që i drejtojmë Zotit për bukën tonë të përditshme, është mjeshtria e shumë njerëzve që ngrihen që me natë për të prodhuar bukën e freskët e të ngrohtë, është meraku i nënave që t’u japin fëmijëve dhe pjesëtarëve të familjes bukën e duarve të tyre. Tek sjell ndërmend të gjitha këto gjëra për bukën, them se idea e këtij djaloshi të ri për të shkruaar një libër me këtë temë, është një ide nobile dhe i bën nder emrit të tij.
Autori e nis librin me kërkimet historike mbi prejardhjen e prodhimin e bukës, që nga 7000 vjet më përpara, kur guri filloi të përdorej për të bluar drithërat e për të prodhuar bukë, duke shkuar në Egjiptin e lashtë, në Tebë apo në Zvicër etj. Pastaj flet për drithrat e origjinën e tyre, llojet e ndryshme të miellrave e rëndësia e cilësisë së tyre për një bukë të mirë, llojet e ndryshme të bukës që prodhohen sot në të gjitha rajonet e Italisë e në anë të ndryshme të globit, si dhe për recetat e ndryshme për të përftuar atë gamë të gjerë të prodhimeve të bukës. Mendoj se libri është një nderim edhe për babanë e tij, i cili ushtron profesion e nderuar e të fisëm të furrtarit.

Libri është shkruar në gjuhën italiane, por i drejtohet një auditori më të gjerë lexuesish. Autori, me gjithë informacionet e shumta me karakter teknik e profesional në këtë fushë, është përpjekur të përdorë një gjuhë divulgative, që libri të jetë i kuptueshëm dhe i përdorshëm nga të gjithë.
Këto e të tjera vlera të librit u vunë në dukje në promovimin që u organizua në një nga pallatet me vlera historike e kulturore të Roveretos, në Pallatin “Alberti Poja”, i ndërtuar thuajse tre shekuj më parë për kontin Francesco Alberti Poja e baroneshën Eleonora Piomarta. Në këtë pallat herë pas here organizohen ekspozita të ndryshme artesh, brenda tij ka vlera muzeale, si dhe ndodhet biblioteka e pasur e qytetit të Roveretos. Në një nga sallat e tij u bë promovimi i librit. Klaudio e kishte dekoruar sallën sipas tematikës së librit, duke sjellë një kanistër me lloje të ndryshme buke, si dhe kallinj gruri. Madje, ai e bëri edhe më elegante nisjen e aktivitetit, duke luajtur vetë një prelud në piano.
Merrnin pjesë emigrantë shqiptarë në Rovereto, anëtarë të shoqatës “Besëlidhja”, që drejtohet nga Miltjadh Ziu, krijues, intelektualë, punonjës të bibliotekës së qytetit etj.
Takimin e drejtoi me kompetencë e me mjshtri Dr.Paolo Farinati, i cili ka punuar në sektorë të ekonomisë, artit e kulturës dhe si gazetar. Ai iu uroi mirseardhjen të pranishmëve dhe e hapi takimin duke folur për Klaudion si krijues e si veprimtar shoqëror. Mbi jetën dhe aktivitetin e gjerë të Klaudios foli mësuesja e shollës shqipe dhe veprimtarja e palodhur e shoqatës “Besëlidhja”, Dila Rrapi. Pata kënaqësinë të ndalesha e të flisja mbi disa nga vlerat e librit “Il pane” dhe veçanësinë që ka ky libër për lexuesit. Pastaj u shfaq një filmim në të cilin propogandohen vlera të librit dhe të aktivitetit krijues të autorit. Duke e marrë fjalën, autori falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe ata që e kanë ndihmuar në realizimin e librit. Pastaj foli rreth krijimtarisë së tij e planeve krijuese që ai ka për të ardhmen. Nga të pranishmit folën edhe përgjegjësja e zyrës së bibliotekës së qytetit, Sara Frappoti, presidenti i shoqatës “Besëlidhja”, Miltjadh Ziu etj. Pastaj u bënë pyetje nga të pranishmit dhe takimi mori formën e një bashkëbisedimi të ngrohtë. Fotografja e palodhur dhe me shije artistike Angela Giordani u përkujdes për fiksimin e momenteve të këtij takimi në foto e video.
I urojmë Klaudios promovime të tjera me sukses e krijimtari të pasur.
Ndue Lazri
(Fotot kortezi e Angela Giordani).