Arbëreshë/ In memoriam për Pino Cacozzan në muajin e tij të lindjes

E enjte, 28 Tetor, 2021

Federata e Shoqatave Arbëreshe do të kujtojë në muajin e tij të lindjes arbëreshin Pino Cacozza. Është zgjedhur pikërisht kolegji ku Cacozza studioi, “Shën Adrian” për ta kujtuar më 18 shtator, në muajin e tij të lindjes.

Pino Cacozza ishte i apasionuar pas gjuhës dhe historisë së Shqipërisë, vendit tij të origjinës.

“Ai është një bir i shkëlqyer i historisë arbëreshe, i Kalabrisë dhe i Italisë Jugore për atë që bëri dhe shkroi. Ai është një personalitet i dashur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në të gjithë diasporën shqiptare sepse gjithmonë e ka ndjerë se ishte biri i këtij kombi që e ushqente me zgjuarsi dhe art krijues.

Ai e donte De Radën dhe e përktheu shpirtin e tij duke e bërë poezinë e tij të arritshme për të gjithë ne. Ai e donte veçanërisht këngën dhe muzikën, pasi i pëlqente të kompozonte tekste poetike të cilat i shndërronte në kompozime muzikore duke i interpretuar drejtpërdrejt. Ai e donte veçanërisht Festivalin e Këngës Arbëreshe në të cilin merrte pjesë si autor, kompozitor, këngëtar. Ai e donte vendin e tij ku u strehua në kohën e tij të lirë, duke transmetuar tingujt, gjendjen shpirtërore, pasionin, besnikërinë e komunitetit që e pa atë të lindur në tekstet e tij me ngjyra”, shkruar presidenti i FAA, Damiano Guagliardi.

Pino Cacozza (Giuseppe Cacozza – Zef Kakoca) lindi në San Demetrio Corone (Shën Mitre) më 27 shtator 1957. Ai ndoqi studimet  në Kolegjin e Sant ‘Adrian (Shën Adrian) dhe u diplomua Gjuhët dhe Letërsinë e Huaj në Universitetin e Kalabrisë më 1980, me specializimin në Gjuhën dhe Qytetërimin Frëngjisht, Shqip dhe Anglisht. Pino Cacozza ndërroi jetë në shkurt të këtij viti duke lënë pas një boshëllëk të madh në komunitetin arbëresh dhe jo vetëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 