Vjeshta në Theth, 1800 turistë vendas dhe të huaj në Alpe

E shtunë, 20 Prill, 2024

Turistë të shumtë kanë zgjedhur Thethin në këtë messhtator për të shijuar një nga spektaklet më të mahnitshme të natyrës në këtë zonë ku gjethet e pemëve përflaken nga ngjyrat marramendëse të vjeshtës.

Lajmi bëhet i ditur nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër, e cila informon se këtë javë turistët vendas dhe të huaj që kanë vizituar Thethin kanë qenë 1800.

“E ndërsa jemi në gjysmën e shtatorit, Parku Kombëtar i Thethit vijon të jetë ndër pikat më të vizituara në Shqipëri. Vetëm fundjavën që kaloi, fshatin turistik e vizituan më shumë se 1800  turistë të huaj dhe vendas. Qendra e Informacionit Theth vijon të jetë e hapur çdo ditë të javës si një “përshëndetje” e parë për secilin turist, ndërsa Parku Kombëtar Theth vijon të jetë zgjedhja më e mirë për një fundjavë fantastike vjeshte”, thuhet në njoftim.

Thethi është magji turistike sepse është tabloja më e bukur natyrore, ku vijat e telajos ngjiten dhe zbresin duke krijuar thyerjet më fantastike të peizazhit e pastaj zbresin si në një kupë në rrafshnajën e Thethit duke krijuar një shtrojë të gjelbër ku janë ngulur kullat shekullore, ashtu të ngurta prej guri që hahen me malet.

Thethi është një fshat në njësinë administrative Shalë në qarkun e Shkodrës dhe është qendra e Parkut Kombëtar të Thethit.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar në të gjitha stinët, por në vjeshtë është i rrallë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 