Sot 87 vjeç/ Bellusci për gjuhën: Shqipja ka një standard, dialektet janë pasuri

E premte, 29 Mars, 2024

Sot At Antonio Bellusci, një prej studiuesve më të rëndësishëm të kulturës arbëreshe feston 87 vjetorin e tij. Një rrugëtim i gjatë pjesën më të madhe të të cilit ja ka dedikuar studimeve të vendit të origjinës, kulturës dhe traditës së tij.

Ndonëse punën kërkimore e nisi në vitet 60 të shekullit të kaluar, Bellusci për herë të parë do të shkelte në Shqipëri në vitin 1972. I ftuar për të ndjekur punimet në Kongresin e Drejtshkrimit që zhvillohej në tiranë.

Në një interviste për gazetaren Dhurata Hamzai, Bellusci ka rrëfyer se në ta periudhe ishte i pari prift që vizitonte Shqipërinë ateiste.

“Në ’72-shin kam ardhur i ftuar nga Universiteti i Tiranës për Kongresin e Drejtshkrimit. Po unë nuk merrja pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit. Ardhja ime ishte për ilirët dhe atje në atë kuvend nga arbëreshët isha vetëm unë. Unë e dija se feja në Shqipëri u ndalua dhe se nga këto ndalime vuajtën vëllezërit tanë shqiptarë, ortodoksë e myslimanë, e pësoi dhe kultura e trashëguar këtu. Po për mua ishte një gjë e rrallë që vija në Shqipëri e të shihnin të veshur si prift, dhe unë isha i vetmi prift që më shikonin në atë kohë në atë Kuvend. Në atë kohë lidhjet e Shqipërisë me arbëreshët nuk ishin ndërprerë. Ishin të kontrolluara, por nuk ishin ndërprerë. Nga Shqipëria vinin te ne për kërkime për gjuhën, për historinë, këngët vallet, traditat, gatimet. Po të vija unë këtu, nuk ishte shumë e lehtë, por më ndihmoi një shqiptar , Muhamet Hila që ishte për kulturën në Ambasadën Shqiptare në Romë. Ai vinte tek katundet e arbëreshëve, na takonte dhe njihej me zakonet tona e kërkesat tona, e na lidhte me studiuesit shqiptarë. Mua leja m’u dha vetëm pasi kisha dy vjet që bëja kërkesë. Ndaj e kujtoj ndihmën e tij. Hila ishte mysliman, por ne shqiptarët jemi vëllezër e kemi një zakon, e mbajmë besën. I thashë unë të ma jap besën që të më ndihmonte të vija në Shqipëri, por më lejuan  me shumë vështirësi, pas dy vjetëve pritje, kur mendoja se s’do të vija dot kurrë, atëherë më lejuan. Në këtë kuvend kishin ardhur edhe të tjerë shqiptarë nga Diasporat. Kjo ishte ardhja ime e parë.

I pyetur për diskutimin aktual nëse fëmijët arbëresh duhet të mësojnë gjuhën shqipe standard apo arbërishten Bellusci sqaron: “Ky problem më shqetëson shumë kur flitet për dialektet. Gjuha shqipe ka shumë dialekte, por ato shqipe janë, rrënja e fjalës është shqipe. Ne themi në arbërisht: U jam në shpi e ha buk. Në gjuhën letrare shkruhet: Unë jam në shtëpi dhe ha bukë. Shqip është dhe kjo, por është shqipe me rregulla. Një gjuhë e shkruar duhet të shkruhet me rregulla. Edhe në Itali katundet arbëreshe përdorin dialekte të ndryshme. Ndryshe është dialekti i fshatit tim Frashineto. Ndryshe është i atyre që kanë ardhur nga Himara. Ndryshe është në Kastrati, ndryshe në Kllimendi, e ndryshe në Panariti. Arbëreshët e mi në Frashineto janë me origjinë nga Frashëri, arbëreshë  ortodoksë, të ritualit bizantin, të gjithë arbëreshët janë ortodoksë dhe ruajtën ritualin ortodoks në Itali, ku vajtën, atje praktikohej rituali latin, katolicizmi. Ne nuk e ndryshuam  fenë, se po të ndryshonim fenë do të ndryshonim kulturën dhe gjuhën. Ka pasur edhe arbëreshë që kanë praktikuar ritualin roman, por ata që  praktikuan e kanë humbur identitetin kulturor e gjuhën. E dinë veten që janë shqiptarë me origjinë, por jetojnë sipas kulturës italiane.

Ne arbëreshëve na bashkon vëllazërimi, mbiemrat, besimi, gjuha dhe kostumet tona. Gjuha që kemi marrë nga mëmat e dadat tona që na flisnin arbërisht është e folur gojore, se në shkolla mësohej gjuha italiane. Dialekte janë gjuha shtëpiake, ndërsa gjuha e shkollës, e studimit duhet bërë me rregulla. Duhet mësuar te shkolla gjuha shqipe, se tani po rrezikon të zhduket. Katundet arbëreshe po braktisen. Të rinjtë nuk flasim më shqip, se ata nuk shkojnë tek shkolla për të mësuar shqip. Kushtetuta italiane e lejon shqipen, por nuk është arsimi i detyrueshëm. Pozitive është që këta të rinj e gra e fëmijë nuk kanë braktisur kishën. Se gjërat rituale fetare janë të gjitha  në gjuhën shqipe. Meshat bëhen shqip, por dhe greqisht e italisht. Po nuk mund të mësohet mirë shqipja pa mësimin zyrtar të gjuhës amtare, pa shkuar në shkollë, e pa mësuar rregullat e alfabetin. Gjuha humbet, jo pse nuk e duan, por se prindërit qëndrojnë vetëm në katunde”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 