Për gjashtë muaj, mbi 230 milionë euro investime të huaja në Kosovë

E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Investimet e huaja direkte në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 janë 230.1 milionë euro dhe përbëjnë vlerën më të lartë të investimeve të kryera për gjashtë muaj të një viti, që nga viti 2007. Në nëntë muajt e vitit të kaluar investimet direkte ishin 250.6 milionë euro.

Brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2021 janë realizuar 230.1 milionë euro investime të huaja direkte, kështu njofton ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, duke shtuar se kjo përbën vlerën më të lartë të investimeve të kryera për këtë periudhë që nga viti 2007.

Hajdari thotë se kjo është vlera më e lartë e investimeve në raport me mesataren e deritashme.

“Nga viti 2010 deri në vitin 2020 mesatarja e investimeve të huaja direkte për gjashtëmujorët e parë të viteve është 121.9 milionë euro, ndërsa në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 janë 230.1 milionë euro apo 89 për qind ngritje krahasuar me mesataren e deritanishme”.

Sipas saj, gjatë vitit aktual ka 33 për qind më shumë investime se viti i kaluara.

“Po ashtu, vlen të ceket se viti 2021 është për 33 për qind me më shumë investime se viti 2020 apo 109 për qind më i lartë se viti 2019”, përfundon ajo.

Edhe vitin e kaluar nuk kanë munguar investimet e huaja në Kosovë.

Të dhënat e vlerësuara nga BQK-së, për nëntë muajt e vitit 2020, tregojnë se investimet e huaja direkte në Kosovë janë më të larta.

Në nëntë muaj e vitit të kaluar, arritën vlerën prej 250.6 milionë euro. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019, ato janë më të larta për 15.8 për qind. Në periudhën e njëjtë janar-shtator investimet kishin vlerën e 216.4 milionë euro.

“Sa i përket investimeve të huaja direkte, vlera e tyre deri në shtator 2020 arriti në 250.6 milionë euro, në krahasim me vlerën prej 216.4 milionë euro të regjistruar deri në shtator 2019”.

Në Bankën Qendrore të Kosovës kanë treguar se gjatë kësaj periudhe, rritje shënuan kryesisht investimet e huaja direkte në sektorin e shërbimeve financiare, të cilat shënuan vlerën prej 66.2 milionë euro, në krahasim me vlerën prej 10.9 milionë euro të regjistruar deri në shtator 2019.

Për nga origjina se prej nga vijnë këto investime, Gjermania është prijëse.

“Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD në TM3 2020 (24.9 milionë euro), pasuar nga Zvicra (16.6 milionë euro), SHBA (9.4 milionë euro), Turqia (8.6 milionë euro), etj”.

Investimet e huaja direkte kanë shënuar rënie nga 400 në 100 milionë euro, sidomos në pesë vitet e fundit. Bilanci i investimeve në vitin 2014 ishte 123.9 milionë euro, që paraqet një rënie të konsiderueshme krahasuar me vlerën prej 250.2 milionë euro në vitin 2013.

Ndërsa, bilanci i IHD-ve në vitin 2015 ishte 287.3 milionë euro, që paraqet një rritje të lartë krahasuar me vlerën prej 123.8 milionë euro në vitin paraprak. Në vitin 2016 Investimet e Huaja Direkte të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 215.9 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët.

Investimet e huaja në vitin 2017, arritën vlerën prej 287.8 milionë euro, që paraqet një rritje prej 30.8 për qind krahasuar me vitin 2016.

Ndërsa vit i keq për investime është cilësuar viti 2018, me një vlerë prej 121.9 milionë euro dhe shënuan rënie vjetore prej 43.0 për qind.

Investimet e huaja në Kosovë janë të rregulluara me ligj por jo vetëm.

Ligji Nr. 04/L-220 për investimet e huaja, i cili hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2013, me dekretim nga ish presidentja Atifete Jahjaga ka për qëllim të rregulloj mbrojtjen, promovimin dhe inkurajimin e investimeve të huaja, t’u ofroj investitorëve të huaj të drejta dhe garanci themelore, që u japin siguri investitorëve të huaj se investimet e tyre të mbrohen në mënyrë të drejtë në pajtim me standardet dhe praktikat ndërkombëtare. Ky ligj, i cili përbëhet prej 26 neneve, rregullon trajtimi i përgjithshëm, mos diskriminimi, pajtueshmëria dhe detyrimet si dhe çështjet tjera.

Vlen të përmendet gjithashtu edhe Ligji 05/L-079 për Investimet Strategjike, i cili u dekretua nga Presidenti Thaçi në muajin shkurt të vitit 2017. Ky ligj deri në formën përfundimtare të tij kishte kaluara nëpër duar të deputetëve e komisioneve parlamentare ku ishin shprehur edhe pakënaqësi të ndryshme ku edhe ‘lëkundte’ edhe koalicion qeverisës të asaj kohe. Që një investitorë të konsiderohet strategjik, kuota minimale e mjeteve financiare të cilat duhet të investohen duhet të jetë së paku 10 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.