FSHF, tjetër tentativë për të marrë Pajtim Kasamin në Kombëtare

E premte, 29 Mars, 2024

Pajtim Kasami është një çështje për të cilën në FSHF po mendon ta zgjidhë. Negociata të nisura kohë më parë me persona pranë lojtarit janë rizgjuar edhe një herë sidomos pasi FSHF-ja fitoi çështjen në KAS për ndërrimin e kombëtares nga Nedim Bajrami.

Së fundmi mësohet se FSHF-ja është duke bërë një tjetër tentativë maksimale për të bërë të mundur që 29-vjeçari i Bazelit të vishet kuqezi. Çështje për të cilën ka shpresë që mund të zgjidhet, qoftë edhe që në FIFA pa u dashur nevoja që t’i shkohet deri në fund në KAS.

OFENSIVA E RE

Federata Shqiptare e Futbollit duket se ia ka marrë dorën CAS-it. Dëshira e radhës është Pajtim Kasami. Mund të duket një ide e çmendur, por mesfushori që aktivizohet te ekipi i Bazelit i ka thënë po Shqipërisë dhe për këtë kanë rifilluar lëvizjet për ta veshur kuqezi. 29-vjeçari do të ishte një përforcim i zgjuar në mesfushë pasi ka eksperiencën e duhur. Ashtu si ka njoftuar “Panorama Sport” kohë më parë, Kasami është një dëshirë edhe e trajnerit Reja për mesfushën. Mësohet se po analizohet edhe rasti “Kasami”:

SHANSET – Duke u nisur nga precedenti i Bajramit fillojnë të bëhen llogaritë. Dëshira e futbollistit është që ta veshë fanellën kuqezi. Kjo është një nismë thelbësore që FIFA ua njeh futbollistëve të cilët kanë vetëm një herë mundësinë të ndërrojnë përfaqësuese në karrierën e tyre.

Kasami i cili numëron 12 ndeshje me helvetët në vitin 2013 ka qenë në stol me Zvicrën në një ndeshje ndaj Shqipërisë. Kjo në thelb përbën një nga pengesat thelbësore për Kasamin si kuqezi.

Mirëpo, avantazh është fakti se mesfushori ka 5 vite që nuk grumbullohet nga kombëtarja zvicerane. Së dyti, ai nuk ka luajtur me Zvicrën në Europian apo Botëror. Kjo është një pikë domethënëse, shprehur edhe në vendimin e KAS-it pro Bajramit, që tashmë mund të jetë precedent i artë për FSHF.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 