Biblioteka Noliane në 50-vjetorin e saj

E enjte, 28 Mars, 2024
E enjte, 28 Mars, 2024

Biblioteka Noliane në 50-vjetorin e saj

Biblioteka Memoriale e Metropolitanit At Fan Noli nisi rrugëtimin e saj për në dekadën e gjashtë. Ideja e parë e Bibliotekës Noliane u krijua kur At Arthur Liolin u emërua Drejtor Ekzekutiv i Kishës së Shën Gjergjit në vitin 1969. U bë fakt në pranverë të vitit 1970 kur dolën botimet e para tek revista “Vreshta”. At Arthur Liolin e krijoi Bibliotekën duke mbledhur të gjithë librat e  lënë amanet nga At Noli me qëllim që t’ia dhuronin Bibliotekës Publike të Bostonit, Bibliotekës Universitare në Tiranë dhe Arkivin e Shtetit në Shqipëri. Librat që u dërguan në Tiranë nga Meri Xhons sekretarja e At Fan Nolit u pranuan me nderim, ndërsa librat për në Bibliotekën Publike të Bostonit për arsye fondesh u mbajtën për një periudhë dhe u kthyen mbrapsht duke pranuar vetëm një pjesë të vogël të tyre në Bibliotekë.

Me këtë rast At Arthur Liolin, fondin e Bibliotekën së Nolit e mblodhi dhe krijoi Bibliotekën Zyrtare At Fan Noli duke pritur librat dhe kontributet e familjarëve të dhuruara nga ata ndër vite. Një zë i veçantë për pasurimin e Bibliotekës së At Nolit erdhi nga punimet e studentëve shqiptarë në USA nëpërmjet punimeve të tyre për çështjen shqiptare në fusha të ndryshme si Prof Nikola Pano, Stavro Skendi, Peter Prifti, Gregori Pano etj, si edhe të studiuesve të huaj që kishin mbrojtur teza universitare për çështjen shqiptare dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan në Boston në fushën e liturgjisë, religjionit, historisë së komunitetit të parë shqiptar në Amerikë dhe të Shën Gjergjit dhe fusha të tjera.

Figura e At Nolit ishte një nga temat kryesore të studimeve historike dhe më gjërë nga Studiues shqiptarë dhe të huaj pas vdekjes e deri në vitet 80-të. Kjo Bibliotekë është quajtur nga Specialistë të Harvardit si pasuria më origjinale albanologjike në hemisferën perëndimore të Amerikës dhe Europës. Kjo ka qenë një bibliotekë me zanafillë Kishën Noliane e Kryedioqezën Ortodokse Shqiptare në Amerikë, por me kalimin e viteve u pasurua me zëra studiuesish universitarë dhe botërorë për gjuhën shqipe, historinë dhe kulturën e saj. Biblioteka Noliane është në rritje çdo ditë, ajo ka më shumë se 50 mijë zëra.

Pjesa origjinale e librave antikë të Nolit që në vitet 1800 dhe librat universitarë, studiues origjinale janë të kataloguar jo vetëm në sistemin e vjetër manual por edhe digjital që është lidhur me websajtin e Bibliotekës Noliane. Dixhitalizimi i Bibliotekës filloi pas vitit 2010 me hapjen e dy faqeve në Facebook: Fan Noli Library Digital Archive dhe Miqtë e Bibliotekës Noliane të cilat u kordinuan me websajtin dhe sistemin online të Bibliotekës Onlinë të ngritur me rastin e 50 vjetorit të Bibliotekës Noliane. Kjo bibliotekë ka: Literaturë Ortodokse dhe Fetare Kristjane dhe e feve të tjera për shqiptarët në Amerikë dhe Diasporë e pasuruar vitet e fundit me punime studimore në fushën e religjionit në shqip, anglisht dhe gjuhë të tjera. Kjo Bibliotekë ka punime të historisë shqiptare, gjeopolitikës shqiptare në rajon dhe Europë dhe libra studimore për shqiptar në botë si vëllezërit Frashëri, Motrat Qiriazi, Kristo Dako, Nelo Drizari, Faik Konica, Martin Camaj, Ernest Koluqi e studiues të tjerë europianë dhe sidomos anglez.

Dixhitalizimi i Bibliotekës Noliane ndryshoi praktikën e vjetër të të qenit të saj për punimet e brendshme dhe tani kjo Bibliotekë është institucion kulturor dhe studimor në të gjitha fushat dhe veprimtaritë si fetare dhe albanologjike e lidhur me disa biblioteka universitare si e Harvardit, Boston University, Shën Pali në Minesota, degën e Albanologjisë në Arizona etj. Zemra dhe identiteti i Bibliotekës Noliane janë veprat origjinale të At Fan Nolit si: Literaturë Themelore Kishtare, përkthimet origjinale të botuara në vitet e para në shqip, libra nga greqishtja e vjetër në shqip, shërbimet fetare në Shën Gjergj dhe të pasuruar me disiplinat e ortodoksisë jo vetëm si praktikë por edhe si studim i gjërë dhe i thelluar i ortodoksisë në lindje të Europës dhe Amerikës.

Në Bibliotekën e Nolit zënë një vend të veçantë përkthimet e klasikëve Shekspir, Servantes, Ibnes, Khajam, Edgar Po dhe Henry Longfellow poemën e Skënderbeut. Në arsenalin e punimeve të Nolit, një vend të veçantë zënë studimet e Nolit nga Universiteti i Harvardit, Bostonit dhe Konservatori i Muzikës si: Bethoven dhe Revolucioni Frëng, Teza në fushën e historisë për Skënderbeun më 1945 në Universitetin e Boston. Kjo vepër mbeti një nga referencat kryesore në fushën e historisë për Skënderbeun në botë pasi At Noli për të realizuar këtë kryevepër përdori referenca në 11 gjuhë të botës.

Në botimet e këtij karakteri Noli u bë qëndra e seminareve dhe edukimit liturgjike të priftërinjve shqiptarë dhe jo vetëm pasi punimet studimore të At Nolit ishin ndër disiplinore dhe në gjuhën angleze. Himnet muzikore të At Nolit zënë një vend të veçantë pasi i botoi në shqip si korale për kishën, më pas i përpunoi dhe i ktheu himne muzikore bizantine pas studimit të At Nolit në konservatorin e Muzikës në Anglinë e Re në Boston. Më 1937 Noli mbrojti diplomën me sonatën “Pranvera” për violinë dhe piano që ia kushtoi komunitetit dhe artistëve Shqiptaro- Amerikanë në Boston. Studiuesi amerikan Bernard Shaw e cilësoi veprën e At Nolit një ndër studimet më të arrira në historinë muzikologjike për Beethovenin. “Në këtë festim jubilar te disa përvjetorëve të artë në Shën Gjergj dhe Bibliotekën Noliane këtë shkrim do t’ja dedikoja me mirënjohje të thellë At Artur Liolinit si ideator, themelues, e drejtues i bibliotekës memoriale Fan S Noli si edhe studjues kërkues e përcjellës në vazhdim të veprës dhe trashëgimisë noliane kudo në botë – u shpreh për Diellin e Vatrës, Neka Doko, arkiviste dhe studjuese shkencore në Bibliotekën Memoriale Fan S. Noli Boston./Dielli/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 