Nanoteknologjia vjen në Tiranë

E premte, 19 Prill, 2024
E premte, 19 Prill, 2024

Nanoteknologjia vjen në Tiranë

Në Shqipëri do të mbahet për herë të parë Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji (TNT2021). Ky është edicioni i 21-të i këtij eventi madhor i cili organizohet nga Phantoms Foundation (Spanjë) me organizues në vend Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Institutit NanoAlb të ngritur pranë saj, me mbështetjen e Qeverisë dhe Institucioneve Shqiptare si dhe të Ambasadës Spanjolle në Tiranë.

TNT2021 do të jetë vazhdim i suksesit të Konferencave të mëparshme të nanoteknologjisë dhe do të zhvillohet këtë vit në Tiranë nga 4 deri më 8 Tetor 2021 (http://tntconf.org/2021/index.php?conf=21). Ky takim shkencor i nivelit më të lartë në këtë fushë synon të paraqesë një gamë të gjerë kërkimesh aktuale në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjise me synim transmetimin e informacionit dhe vendosjen e kontakteve midis kërkuesve shkencorë në këtë fushë.

Me rastin e TNT2021 do të organizohen disa sesione specifike me tema të rëndësishme sikurse janë “Grafeni dhe materialet e tjera dydimensionale” si dhe një shkollë në fushën e nanosensoreve me interes të veçantë për kërkuesit e rinj shkencorë.

Ky kongres, ndër më prestigjiozet në botë, është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e shkencës në Shqipëri. TNT2021 ka një mbështetje nga një numër i madh institucionesh prestigjioze të nanoteknologjisë në botë. Ardhja me këtë rast në Tiranë e kërkuesve shkencorë më të shquar në këtë fushë do ti hapë mundësi të reja bashkëpunimi Shqipërisë në një nga fushat më të përparuara të shkencës.

Akad. prof. dr. Arben Merkoçi, drejtor dhe koordinator i NanoAlb pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë flet për Konferencën Ndërkombëtare të Trendeve në Nanoteknologji (TNT2021),që do të mbahet për herë të parë në Shqipëri.

Çfarë është nanoshkenca, nanoteknologjia dhe qëllimi i NanoAlb?

Nanoshkenca dhe Nanoteknologjia janë shkenca dhe teknologjia e shekullit. Nanoshkenca është një shkencë që studion nanomaterialet (materialet në dimensione mjaft të vogla; 1 nano është një e bilionta pjesë e metrit) nanoteknologjia është teknologjia që bën të mundur përftimin e nanomaterialeve dhe mundëson aplikimin e tyre në fusha nga më të ndryshmet. Nanomaterialet si p.sh. nanogrimcat, nanotubat apo grafeni kanë veti mjaft interesante optike, elektrike etj.

Këto materiale apo pajisjet/instrumentet e ndërtuar mbi bazën e tyre kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për aplikime në shumë fusha. Aplikimet e nanoteknologjisë shkojnë nga diagnostikimi dhe shërimi i sëmundjeve, monitorimi i ndotësve të mjedisit, përgatitja e pajisjeve të reja me rëndësi për energjinë e deri tek përftimi i materialeve të avancuara me interes për shumë fusha, si dhe me interes të jashtëzakonshëm për kërkimin shkencor dhe transferimin teknologjik dhe industrial në Shqipëri sikurse sot edhe në të gjithë botën.

Nanoteknologjia është një shkencë mjaft interesante edhe për natyrën e saj multidisiplinare duke përfshirë fusha të njohura si kimia, biologjia, fizika, elektronika, matematika dhe informatika përveç të tjerave.

Në këtë kuadër nanoteknologjia paraqitet si një shkencë gjithëpërfshirëse duke e shtuar akoma edhe më shumë interesin në të gjithë botën ashtu edhe në Shqipëri. NanoAlb, njësia a ngritur pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në fund të vitit 2019, është një njësi virtuale e cila grumbullon rreth saj 22 grupe kërkimore shkencore që punojnë pranë universiteteve shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (për më shume informacion shikoni: http://www.nanoalb.al/nanoalb/).

Objektivi i saj është të nxisë aktivitetet ekzistuese në ketë fushë apo edhe të nxjerrë në pah/zbuloj aktivitete të reja te lidhura drejtpërdrejt ose jo me nanoteknologjinë. Mbi të gjitha NanoAlb synon të nxisë edukatën e bashkëpunimit të kërkuar nga një shkencë kaq multidisiplinore, dhe nga ana tjetër është një domosdoshmëri për të pasur sukses në kërkimin shkencor dhe çdo fushë  tjetër të kërkimit në Shqipëri.

Cilat janë aktivitetet/përvojat paraprake në fushën e Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë në Shqipëri?

Prej disa vitesh ka pasur një seri aktivitetesh me qëllim koordinimin dhe zhvillimin më tej të kërkimit shkencor në fushën e nanoteknologjisë edhe në Shqipëri. Në disa raste janë bëre edhe aplikime për projekte Evropiane (Teaming, Twinning të programit evropian të kërkimit shkencor H2020) nëpërmjet Institutit Katalan të Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë në Barcelonë (www.icn2.cat).

Projektet janë vlerësuar mjaft mirë por nuk kanë arritur të financohen për arsye të mungesës së eksperiencës së duhur të Shqipërisë në ketë fushë. Përveç kësaj janë organizuar edhe workshope si dhe është botuar edhe një numër i veçantë i Buletinit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i cili përmbledh aktivitetet në ketë fushë në Shqipëri. (A.Merkoçi, M.Vasjari, JNTS No 43 / 2017 (XXII) http://akad.gov.al/ash/pdf/periodike/07_jnts_1_2017.pdf).

Nga analiza e bërë deri më sot (në kuadrin e përgatitjes së projekteve evropianë dhe workshopeve të përmendura më sipër) rezulton se në Shqipëri ka një seri aktivitetesh shkencore në fushën nano të cilat kërkojnë urgjentisht një koordinim. Vlen të përmenden aktivitetet shkencore në Universitetet e Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës.

Këto aktivitete zhvillohen në departamentet përkatëse të këtyre universiteteve si në departamentet e Kimisë (përdorimi dhe studimi i nanomaterialeve për përgatitjen dhe aplikimin e sensorëve dhe biosensorëve), Biologjisë (metodave të reja të analizës biokimike), Fizikës (materialet e avancuara), në Universitetin e Mjekësisë (medikamente të reja), Universitetin Politeknik (zhvillimi i metodave te reja të monitorimit të ndotësve të mjedisit, përdorimi i nanomaterialeve natyrale, aplikimet e tekstileve inteligjente etj.) etj.

Aktivitetet shkencore të përmendura më sipër (për më shumë informacion shikoni: http://www.nanoalb.al/nanoalb/services.php) janë të lidhura direkt ose indirekt me nanoteknologjinë dhe nanomaterialet. Koordinimi i këtyre aktiviteteve ndihmon në bashkëpunimin midis institucioneve dhe po konsolidon gradualisht fizionominë e kësaj fushe të re dhe emergjente në Shqipëri.

Cila është rëndësia e NanoAlb dhe perspektivat e zhvillimit të saj dhe shkencës shqiptare në të ardhmen?

NanoAlb është aktualisht një qendër virtuale e cila synon të shndërrohet në një qendër të ekselencës e cila do të shërbej edhe si model për qendra të tjera. Nga ana tjetër, duke qenë nga të vetmet në zonë, do ti shërbej pozicionimit të Shqipërisë në këtë fushë kaq të rëndësishme duke u bërë lider në Ballkan dhe duke shërbyer si një urë bashkëpunimi me qendra të tjera të rëndësishme të nanoteknologjisë në Evropë dhe në botë.

NanoAlb synon evidentimin dhe koordinimin e aktiviteteve më të rëndësishme të nanoshkencës dhe nanoteknologjisë në Shqipëri. Objektivi kryesor janë fushat me rendësi jetike në Shqipëri si diagnostikimi i sëmundjeve (duke përfshire epidemitë), ndotësve emergjente (metalet e rënda si merkuri, plumbi, kadmiumi, pesticidet e përdorur në bujqësi dhe lëndëve të tjera kimike të rrezikshme për shëndetin e njeriut të përdorura në industri të ndryshme) dhe teknikat bashkëkohore përkatëse të kërkimit shkencor të lidhura me metodat e diagnostikimit me nanobiosensorë.

Ky rrjet virtual i shërben shndërrimit gradual të NanoAlb në një institut shkencor sipas kornizës ligjore në fuqi dhe duke ndjekur modelet e institucioneve të ngjashme në Evropë etj. Instituti NanoAlb synon të krijojë mundësitë për të thithur fonde të financimit shkencor nga EU etj.

Trajnimi i drejtuesve të kërkimit shkencor për të krijuar grupe të kërkimit shkencor specifikë në disa fusha më rëndësi të aplikimeve te nanoteknologjisë si mjekësi, mjedis, bujqësi, sigurimi/kontrolli i cilësisë së ushqimeve është një aktivitet i rëndësishëm i NanoAlb. Grupet shkencore të krijuara (aktualisht 22 nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë njësite bazë të NanoAlb të cilat funksionojnë në qendra të ndryshme (universitete etj).

Me krijimin e tij (në Dhjetor të 2019) NanoAlb ka organizuar nje seri takimesh e konferencash /workshopesh vjetorë në këtë fushë duke përfshirë dhe takime ndërkombëtare në Shqipëri  (p.sh. Nanoteknologjia midis Shqipërisë-Japonisë-Spanjës, në Janar të 2020 në Tokio; për më shumë info shikoni në: http://www.1and2dm.com/2020/nanoworkshop.php).

Grupet e përfshira në NanoAlb, përveç projekteve të financuara nga insitucionet përkatëse apo ato të huaja (EU etj.), janë përfshirë kohët e fundit edhe në projekte të reja të financuara nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë (shikoni: http://www.nanoalb.al/nanoalb/projects.php ) me qëllim rritjen e nivelit shkencor, forcimit të bashkëpunimit midis grupeve brenda dhe jashtë NanoAlb si dhe për të dhënë kontribut në luftën globale kundër pandemisë COVID19.

Zhvillimi i mëtejshëm i NanoAlb dhe shndërrimi i saj në një qendër shkencore reale (me një ndërtesë dhe infrastrukturë të nevojshme) do të kërkojë një planifikim dhe investim serioz nga shteti shqiptar në bashkëpunim/ndihmë edhe nga fondet e zhvillimit të kërkimit shkencor në nivel BE. Mbi të gjitha ndërtimi i një qendre të tillë duhet të realizohet në kuadër të një strategjie të zhvillimit shkencor në vend e cila duhet ti hapë rrugë krijimit të një qendre të këtij kalibri e cila do të shërbejë si model në të ardhmen.

Për këtë nevojitet një strategji kombëtare (në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare dhe institucionet përkatëse, Ministrinë e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Industrisë, Bujqësisë dhe Mjedisit etj.) që te mbështesë më tej NanoAlb në misionin e saj dhe të shërbejë si shembull për qendra të tjera të ekselencës në Shqipëri, e cila është e nevojshme për të siguruar më pas fonde nga Bashkimi Evropian.

NanoAlb do të hapë rrugën për mundësimin e afrimit të talenteve shqiptare kudo në botë dhe do të sjellë perspektiva të reja të zhvillimit të shkencës shqiptare. Zhvillimet në një fushë multidisiplinare si nanoteknologjia dhe në përgjithësi të gjitha zhvillimet shkencore i paraprijnë dhe mbështesin fort edhe zhvillime të tjera si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe të gjitha industritë por mbi të gjitha forcojnë edukimin e brezave të rinj duke i hapur perspektiva të reja talenteve shqiptare kudo që ndodhen.

Një investim në këtë fushë do të ishte i nje rëndësie strategjike pasi do të shndërronte Shqipërinë në një pol të rëndësishëm të shkencës në rajonin e Ballkanit, duke e rritur më tej besueshmërinë e Shqipërisë përpara institucioneve ndërkombëtare dhe duke ndikuar edhe në përshpejtimin e hyrjes së saj në Bashkimin Europian. /REVISTA MONITOR

*Acad. Prof. Dr. Arben Merkoçi
Drejtor dhe Koordinator i NanoAlb pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Profesor ICREA dhe Drejtor Grupi në Institutin Katalan të Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë (ICN2) në Barcelonë, Spanjë
Bashkëdrejtues (Co-Chairperson) i TNT2021

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.