Nis muaji i trashëgimisë, MHK: Dea një nga kryeveprat e artit antik në Shqipëri

E premte, 19 Prill, 2024

Shtatori është muaji i trashëgimisë kulturore. Muzeu Historik Kombëtar në kuadër të këtij muaji, ka publikuar në faqen e tij një nga kryeveprat e artit antik në Shqipëri. MHK shprehet se Dea është e ekspozuar që nga 1981 në këtë institucion. “Koka e Apollonit ose e njohur si Dea, një nga kryeveprat e artit antik në Shqipëri gjendet e ekspozuar, që nga viti 1981 në Muzeun Historik Kombëtar. Mermer, lartësia 50 cm, Butrint, gjysma e parë e shekullit IV p. Kr.”, shkruan muzeu që ka publikuar dhe foton e Deas.

Luixhi Ugolini, kont për nga origjina dhe njëkohësisht arkeolog italian i klasit të parë, pati fat të madh me gërmimet arkeologjike në Butrint. Atje ai zbuloi një skulpturë, kokë mermeri, nga më të bukurat, ose më e bukura e gjetur ndonjëherë në Shqipëri.

Studiuesi Frederik Stamati e rrëfen keshtu historinë e “Kokës së Deas”: Ugolini u mahnit nga rrezatimi i bukurisë së saj dhe menjëherë e quajti “Dea”, që në italisht do të thotë perëndeshë.  Mirëpo, në fushën e pamatë të dijes dhe publicistikës e ndeshim më tepër si “Hyjnesha” e Butrintit. Me sa duket, sinonimi “Hyjneshë” ishte më mbresëlënës dhe e fitoi konkurencën. Më mirë nga të gjithë përshtatjen e ndryshimit e komenton prof. dr.  Selim Islami në shkrimin  “Koka e “Hyjneshës” së Butrintit u kthye në Atdhe”, kur thotë se: “Ky emër konvencional, me të cilin zbuluesi e pagëzoi këtë vepër, me kalimin e kohës u bë emër i përjetshëm i saj”. Në të vërtetë është  “Kryet e Apollonit” siç cilësohet edhe në Historinë e Shqipërisë.

Ugolini e vendosi në një shtatore të bukur gruaje, po prej mermeri, që edhe ajo ishte zbuluar në Butrint, pra, si të thuash, u bë koka e shtatores, megjithëse nuk përputhej me zgavrën midis supeve që kishte ajo. Në lashtësi shpesh herë koka porositej veçan dhe sipas porosisë me tipare të veçanta dhe montohej në zgavrën e shtatores së gatshme, duke e lidhur me plumb, ose ndonjë material tjetër.

Për disa kohë ato qëndruan bashkarisht, të ekspozuara në Butrint, duke ia bërë ferk me bukurinë e tyre të gjithë atyre që i shikonin me admirim dhe duke i tunduar… Me sa duket kjo ndodhi edhe me Ugolinin.

Të qenit me origjinë konti, që në mendimin e çiltër lidhet me fisnikëri, nuk e mposhti tundimin e ethshëm për ta patur këtë skulpturë në vendin e vet, në Itali, prandaj edhe e nisi me një varkë…Ёshtë shkruar se e diktuan doganierët shqiptarë…, se ndërhyri Ahmet Zogu dhe ia dhuroi Duçes për të mbyllur skandalin…

Skulptura qendroi për një kohë të gjatë në Muzeun kombëtar të Romës, derisa në vitin 1981 u kthye në Shqipëri, në bazë të një vendimi të UNESCO-s që detyronte ndërkombëtarisht kthimin në atdhe të objekteve të grabitura.

Koka e Deas u vendos menjëhërë në një vend nderi në pavionin e arkeologjisë të Muzeut Historik Kombëtar, ku meritoi kundrimin e vizitorëve të shumtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 