Itali/ Shkrimtarja Irma Kurti boton romanin “Le onde chiamano il tuo nome”

E premte, 29 Mars, 2024

Poetja dhe shkrimtarja shqiptare Irma Kurti sjell për lexuesin italian romanin e saj të ri titulluar: “Le onde chiamano il tuo nome” (Dallgët thërresin emrin tënd) nën siglën e Shtëpisë Botuese Besa Editrice. Ky është libri i saj i gjashtëmbëdhjetë në gjuhën italiane pas botimeve të tjera në poezi, tregime dhe romane.

Romani trajton një nga temat më të nxehta të shoqërisë së sotme, atë të dhunës fizike e verbale në familje, një fenomen shqetësues, gjithnjë e në rritje jo vetëm në realitetin shqiptar po edhe më gjerë.

“Le onde chiamano il tuo nome” tregon, përmes alternimit të zërave të protagonisteve, historinë e tre grave: Laurës dhe dy vajzave të saj, Mirela dhe Dea. Zhdukja e papritur e Laurës, tashmë e moshuar dhe që vuan nga probleme të kujtesës, i hedh të dyja motrat në dëshpërim, dhe bëhet shkaku që i shtyn të reflektojnë mbi historinë e familjes së tyre në një ndërthurje të vazhdueshme të së kaluarës dhe të tashmes”.

Midis Napolit dhe Milanos, Italisë dhe Shqipërisë, ky është një roman që trajton me delikatesë dinamikat familjare, problematikat e krijuara nga fjalët e pashprehura dhe traumat e shkaktuara nga dhuna në familje, pa moralizime dhe nga një këndvështrim plotësisht femëror.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 