Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare.
Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë, por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS duke arritur të sigurojë shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë Kombëtare siç është shprehur edhe trajneri Edoardo Reja.
Gjyqi i dytë ndërkombëtar që fiton Federata Shqiptare e Futbollit, kjo padiskutim një arritje shumë e rëndësishme për institucionin e futbollit në vend, që tregon se duke përgatitur procese të rregullta dhe punuar në mënyrë serioze, drejtësia triumfon, ashtu siҫ ishte rasti i gjyqit ndërkombëtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.
FSHF i uron mirë se ardhjen Nedim Bajramit dhe i uron suksese të mëdha me fanellën e shenjtë kuqezi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.