Gjermani/ Vështirësitë e integrimit të një migranti

E enjte, 28 Mars, 2024

Gjermania përmendet me mirënjohjeje në arenën ndërkombëtare për pranimin e refugjatëve, por integrimi i refugjatëve është detyrë si për ata vetë edhe për shtetin. Në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet: Integrim i arrirë do të thotë “zhvillimi i një qëndrimi të përbashkët, se si duam të jetojmë bashkë në shoqëri”. Imigrimi ka sukses vetëm nëse kuptohet si proces i gjithanshëm. Ai parashikon edhe gatishmërinë pranuese të shoqërisë së shumicës, si edhe gatishmërinë e të ardhurve që të respektojnë rregullat e vendit dhe të përpiqen për t’u integruar.

Çfarë kërkohet nga njerëzit që vijnë në Gjermani, kur u thuhet, se ata duhet të integrohen? Ligjet kërkojnë para së gjithash mësimin e gjuhës gjermane, respektimin e rendit liberal demokratik dhe ligjeve të vendit. Këto janë premisat kryesore për të marrë pjesë në jetën e punës dhe arsimimin e vendit pritës. E kjo përkon me dëshirën konkrete të të huajve për punë dhe shkollim. Aftësitë gjuhësore dhe respektimi i ligjeve shihen si gurthemeli i integrimit – këtë e pranojnë të gjithë. Por a mjafton për një të huaj për t’u konsideruar “i mirëintegruar”, kur ai flet gjermanisht dhe respekton ligjet gjermane?

Shpesh jo. Pranueshmëria e rendit liberal-demokratik është në një masë të caktuar kusht për atë që të jesh tolerant ndaj shumëllojshmërisë së qëndrimeve ndaj vlerave, si për shembull që të tolerosh dhe respektosh qytetarë të besimeve të tjera, që gratë dhe burrat janë të barabartë, pavarësisht, si do ta jetosh jetën tënde. Dhe kjo tolerancë duhet të mësohet si nga të huajt edhe nga vendasit gjermanë. Prandaj në një shoqëri liberale pluraliste, integrimi nuk është asnjëherë një rrugë njëkalimshe, por edhe një sfidë për të dyja segmentet e popullsisë. Integrimi është investim për kokat e vendit. Këtë qeveria gjermane e mbështet me një sërë masash. Në vend ofrohen shumë kurse integrimi, kurse gjuhe dhe këshillim për migrimin – të gjithë duhet të ndikojnë në integrimin më të mirë të fëmijëve nga familjet e migrantëve. Po ashtu në shoqërinë gjermane ka pjesë homogjene, edhe shkolla e firma, ku gjermanët me sfond migracioni gati nuk janë të përfaqësuar.

Sipas ekspertëve, integrimi është shumë më i vështirë për ato grupe, që përceptohen që larg si të huaj. Përvojat zhgënjyese të personave të prekur tregojnë, se në Gjermani është shumë më e vështirë të jesh pjesë e vendit se në Kanada apo SHBA, vende, ku sfondi i migracionit bën pjesë edhe në konstituimin e kombit. Në Gjemani vërtet duhet ende kohë për këtë përcaktim edhe pse tashmë çdo i katërti banor në Gjermani ka ndërkohë sfond migracioni dhe më shumë se gjysma e tyre ka nënshtetësinë gjermane. Sipas pyetësorëve të shumtë, imazhi që vendasit kanë për migrantët luan rol edhe në kulturën e mirëseardhjes. Në Gjermani imazhi për migrantët është kryesisht pozitiv. Vetëm 45% e të anketuarve besojnë, se njihen arritjet e migrantëve. Shumë vetë besojnë, se integrimi në tregun e punës i refugjatëve sjell fryte për vendin pritës vetëm në plan afatmesëm apo afatgjatë. Në një kohë që duket se arritjet e gjeneratave të para të „gastarbeiter-ve”-punëtorëve të ardhur – për ndërtimin e Gjermanisë i janë lënë harresës.

Edhe pse Gjermania është një vend imigrimi, kultura e mirëseardhjes në Gjermani është e re. Ndërkohë popullsia e re nën 30 vjeç dallon ndjeshëm në vlerësimin e perceptimin që ka ndaj migracionit e integrimit. Të rinjtë fokusohen më shumë tek shanset, se sa tek problemet që sjell migracioni për shtetin social dhe mungesën e apartamenteve. Kjo lidhet edhe me atë, se numri i personave me sfond migracioni tek mosha 15-30 vjeç kap shifrën rreth 30%, në një kohë që tek më të vjetrit kjo shifër është më e ulët, rreth 20%. Shumë të pyetur janë të mendimit, se migracioni e bën jetën më interesant, dhe e shohin atë si mjet kundër plakjes së shoqërisë. Gati 90% e të anketuarve shprehin shqetësimin, se shteti gjerman duhet të bëjë më shumë që refugjatët të lejohen të punojnë më shpejt në Gjermani. Megjithëse migrimi në Gjermani i njerëzve që duan të punojnë është bërë tashmë më i lehtë, prapë nuk po shihet boom i forcave të specializuara. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim (OECD) pesë deri dhjetë herë më shumë forca të specializuara shkojnë në vende si Australia, Danimarka apo Kanadaja se në Gjermani.

Nga Mimoza Kelmendi

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 