Eventi i balerinit Kledi Kadiu, organizuar për nder të kërcimtares Karla Fraçi, është cilësuar nga mediat italiane si një sukses i madh. “Sukses i madh në Çervia për Gran Gala të vallëzimit, kushtuar Karla Fraçit”, – shkruan Sky Tg24.
Në shfaqjen e kërcimit, performuan edhe balerinët e suksesshëm shqiptarë, Anbeta Toromani dhe Hektor Budlla. Në fund të eventit, Kledi bashkë me kolegen Silvia Frekiami, shpërndanë bursa për pjesëmarrësit e rinj.
Fjalët e Beppe Menegatti në kujtim të Karla Fraci në këtë evet ishin gjithashtu shumë prekëse: “Carla kurrë nuk i ka harruar rrënjët e saj, ajo gjithmonë ka qenë e lidhur me tokën e saj, ajo gjithashtu u ka dhënë aq shumë të rinjve, ajo ka bërë turne nga teatrot më të mëdhenj botërorë tek ato më të vogla krahinore. Sot më mungon ndjenja e saj e punës, disiplina e saj më shumë se ajo”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.