Gjermani/ Profesore Mira Mezini dhe suksesi i saj ndërkombëtar në informatikë

E shtunë, 20 Prill, 2024

Prof. Dr. Mira Mezini është Profesore e informatikës në Universitetin Politeknik në Darmshtat të Gjermanisë, ku ajo drejton sektorin shkencor për inxhinierinë e softuerit dhe për gjuhët e programimit.

Me planifikimin për të ardhur në Gjermani në vitin 1989 për mbrojtjen e temës së doktaraturës, nis edhe rruga e karrierës së Mira Mezinit, në atë kohë pedagoge në Univeristetin e Tiranës, dega Informatikë, sot Profesore në Univeristetin Politeknik të Darmshtatit. Trazirat që nisën në ato vite bënë që ëndrrat e saj të shuheshin shpejt pas anullimit të të gjitha bursave për studime jashtë shtetit për shkak të situatës politike.

“Ardhja në Gjermani ishtë rastësi por kur e mendoj tani, jam e gëzuar dhe e quaj fat që erdha këtu“, kujton profesorja shqiptare.

Por Mira me iniciativën e saj kontakton drejtuesin e qendrës informatike të Universitetit të Siegen-it që e kishte njohur gjatë një vizite të tij në Universitetin e Tiranës e më pas edhe me Profesorin që do ta drejtonte në dhënien e doktoraturës. Kështu në fund të shtatorit 1989 ajo u gjend në Gjermani, në Qendrën e Informatikës në Siegen. Dhe këtu e ka zanafillën e ardhmja e saj ambicioze. Fillimisht katër muaj, pastaj një vit e kështu me radhë projekte dhe titulli Doktore e shkencave inxhinierike. Pas kësaj vijon një periudhë si Profesore në Universitetin Northeasten në Boston të SHBA-së dhe që prej vitit 2002 ajo është Profesore dhe drejtuese katedre në fakultetin e informatikës në Universitetin Politeknik të Darmshtatit, në atë kohë Profesorja e parë femër dhe më e reja në moshë në këtë fakultet.

“Unë  e dua Informatikën, kam gjithë jetën që jetoj si grua e lidhur me Informatikën ndaj sot  për mua nuk është asgjë e veçantë, edhe pse ka pak gra në këtë fushë. Prandaj nuk është për tu çuditur që njëra do të jetë njëherë e para“,  thekson Mira.

Vajza nga Tirana që kishte studiuar për informatikë në kryeqytetin e Shqipërisë diktatoriale nuk e fsheh faktin se jo pak, atë e kishte ndihmuar edhe fati: “Njohja menjëherë e diplomës shqiptare nga autoritetet gjermane ishte vërtet fat, pasi më pas procedurat ndryshuan. Por fat ishte edhe profesori i doktoraturës, i cili më ftoi në shtëpinë e tij dhe më trajtonte si vajzën e tij. Kjo më ndihmoi shumë në atë fillim të vështirë dhe pa përvojë“. E mirëpritur në punën, që nisi në Qendrën Informatike të Siegenit, Mira filloi të përballonte më lehtë sfidat që kishte përpara. Për punën e saj shkencore dhe hulumtimet e bëra në fushën e informatikës në Universitetin Teknik të Darmshtatit, ajo ka fituar disa herë herë çmimin “IBM Eclipse Innovation Award”, duke u renditur ndër pesë fituesit gjermanë të këtij çmimi. Përmes këtij çmimi, koncerni kompjuterik IBM promovon shkencëtarët që pasurojnë me ide të reja teoritë, metodat dhe mjetet për rritjen e prodhimtarisë në programimin e softuerit.

Inxhinierja Mezini është autore dhe bashkëautore e disa librave shkencorë për informatikën në gjuhën gjermane dhe angleze e respektuar në komunitetin internacional shkencor në fushën e saj, ka drejtuar disa konferenca dhe shoqata ndërkombëtare shkencore. Ajo ka  pasur poste si zevëndësdekane dhe dekane  e fakultetit të informatikës dhe është anëtare në bordin drejtues të dy institucioneve shkencore. Kanë kaluar mbi tre  dekada në Gjermani, dhe Mira përsëri e kthen kokën pas duke ndjekur nga afër auditorin e Tiranës, kolegët e saj në këtë degë.

Mësimdhënia në gjuhë të huaj është një sfidë për Mirën. Por ajo e adhuron profesionin e saj, faktin që punon mes të rinjve, studentëve dhe bashkëpunëtorëve shkencorë të etur për dije dhe për të “ndryshuar botën”, konfrontimi i vazhdueshëm me ide të reja, me projekte kërkimore shkencore që kërkojnë ta mbash trurin gjithmonë në aktivitet, thotë ajo.

Për projektet e saj në të ardhmen, ekspertja për informatikë, Mira Mezini nuk e përjashton edhe rrugën e komercializimit.

Së fundi Mira nuk harron të përmendi me krenari prejardhjen e saj: “Jam shumë e gëzuar që jetoj me të dyja kulturat ose që kam  dy atdhe, për ta shprehur ndryshe. Pra zemra imë është më shqiptare, ndërsa arsyeja më gjermane“, thotë Mira. Megjithë kalendarin plot, ajo arrin të realizojë mirë edhe jetën e saj private familjare. Ajo ndan kohë edhe si nënë për vajzën e saj Daria dhe bashkëshortin. Suksesi i saj nuk mund të kuptohet pa mbështetjen familjare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 