Pallati i Trikonkës në Butrint, një vlerë e rrallë arkeologjike dhe historike

E premte, 17 Shtator, 2021

Pallati i Trikonkës ndodhet në jug të qytetit antik të Butrintit pranë kanalit të Vivarit dhe njihet për vlerat e rralla arkeologjike dhe historike.
Gërmimet arkeologjike të nisura nga Misioni Arkeologjik Italian pasuan në vitet ’90 me Kosta Lakon dhe vazhduan në bashkëpunim me prof. Richard Hodges të Fondacionit Butrinti. Ato treguan se Trikonka ishte pjesë e një banese të rëndësishme e me një sipërfaqe të konsiderueshme.
Shtresat e para datohen në mesin e shek. të 1-rë të e.s, ndërkohë që fillimi i ndërtimit të pallatit me një sërë kthinash rreth një oborri në anën jugore datohet në gjysmën e dytë të shek. të 5-të të e.s.
Një korridor i gjatë 25m, i zbukuruar i tëri me mozaik, lidhte hyrjen me një dhomë pritjeje, në të cilën i zoti i shtëpisë takonte miqtë. Pjesa më e rëndësishme e pallatit duhet të ketë qenë krahu lindor ku qe ndërtuar një dhomë e madhe ngrënieje triapsidale, trikliniumi.
Është pikërisht kjo dhomë, e cila i jep emrin pallatit duke qenë se forma e apsidës njihet ndryshe si konkë.
Në fillim të shek. 6-të, Pallatit iu bllokua aksesi i drejtpërdrejtë për në kanalin e Vivarit nëpërmjet murit të ri rrethues të qytetit dhe dhomat u përdorën për aktivitete të vogla industriale.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 