Ambasada në Stockholm njofton të gjithë shtetasit të cilët kanë aplikuar për pasaporta dhe karta ID deri në datën 6 gusht 2021, se dokumentat kanë mbërritur. Të gjithë aplikantët mund të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e tyre.
Shërbimi i shpërndarjes ofrohet nga e hëna deri të premten, nga ora 10:00 deri në orën 13:00.
“Për tërheqjen e dokumenteve me postë duhet të keni parasysh, si më poshtë po ju shpjegojmë:
Në zarfin që do të nisni në adresën e Ambasadës (Capellavägen 7, 181 32, Lidingo) vendosni:
- Kuponin e pasaportës atë me ngjyrë blu, që keni marr në përfundim të aplikimit;
- Fotokopje të dokumentit të identitetit të aplikuesit ose prindit në rastin e aplikimeve për fëmijë;
- Zarf të pajisur paraprakisht me pulla rekomande, si dhe adresën tuaj ku dëshironi që t’ju vijnë dokumentet, të shkruar qartë”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.