Sot në kafene me certifikatë vaksinimi, masat e reja në Maqedoninë e Veriut

E premte, 29 Mars, 2024

Në Maqedoninë e Veriut nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja strikte ku për të hyrë në restorante, kafene dhe objekte tjera për organizimin e ngjarjeve patjetër duhet të kenë certifikatë vaksinimi, apo vërtetim.

Me masat e reja plotësisht ndalohet edhe mbajtja e ngjarjeve dhe eventeve me muzike nëpër objektet e mbyllura. Kafenetë dhe restorantet duhet të kenë shërbime mbikqyrëse për të kryer kontrolle dhe për të kërkuar nga musafirët certifikatë apo vërtetim. Kjo masë vlen për qytetarët të moshave mbi 18 vjeç.

Qytetarët të cilët, nga e hëna do të gjenden në një objekt hotelierik ose ngjarje pa certifikatë për vaksinim kundër kovid-19 do të paguajnë gjobë prej 250 euro, kurse gjoba për objektin hotelierik shkon nga 2.500 deri në 30 mijë euro, varësisht nga madhësia e objektit, plus 1.500 euro për personin përgjegjës

Por kundër këtyre masave dje janë mbajtur protesta nëpër disa qytete. Sipas tyre, me këto masa po shkurtohet liria e tyre, po shkilen të drejtat e njeriut dhe po diskriminohen të gjithë ata qytetarë që nuk duan të vaksinohen.

KËTO JANË MASAT E REJA:

Deri më 15 gusht, të gjitha objektet e hotelierisë të regjistruara për festimet lejohen të veprojnë brenda, vetëm në përputhje me masat kovid-19, duke lejuar të plotësohet deri në 40% të kapacitetit dhe maksimum 250 mysafirë, sipas protokolleve ekzistues në fuqi.

Për klubet e natës, diskotekat, kabaretë, baret, mbetet ndalimi i punës në pjesën e mbyllur të ndërtesës, përveç në pjesën e hapur (tarraca) me 50% të kapacitetit të hapësirës dhe një numër të kufizuar vizitorësh deri në maksimum 1.000 vizitorë, sipas protokolleve ekzistues.

Nga 16 gusht, ndalohet puna dhe organizimi i çdo lloji të ngjarjeje në të gjitha objektet e mbyllura hotelierike (dhe kafeteritë), duke përfshirë edhe festimet në objekte hotelierike të regjistruara për festime ose lloje të tjera të objekteve të mbyllura. (INA)

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 