Historike/ Themelohet Teatri Shqiptar i Diasporës, dega në New York

E shtunë, 20 Prill, 2024

Dramaturgu Jeton Neziraj ka lajmëruar themelimin e Teatrit Shqiptar të Diasporës, dega në Nju-Jork. Ai ka njoftuar se drejtor i teatrit, me mandat 4-vjeçar, zgjidhet z. Fatmir Spahiu Bufi dhe se teatri do të financohet me rotacion trevjeçar nga qeveria shqiptare, ajo e Kosovës dhe “Mabetex shpk”.

Fatmir Spahiu është një aktor dhe producent i njohur në Prishtinë, Kosovë. Ai ka interpretuar në shumë filma, komedi dhe shfaqje teatrore, por i njohur për publikun u bë nëprmjet rolit të Orhan Bobaj në serialin ”Kafeneja Jonë”. Ai është themeluesi i shtëpisë së produksionit ”BUKA” në Prishtinë, Kosovë. Që nga viti 2008 BUKA ka prodhuar reklama, fushata të ndryshme marketingu, koncerte, festivale për kompani vendore dhe ndërkombëtare, komente, projekte teatrore dhe audiovizive, filma dokumentarë dhe filma artistikë si ”Ëngjëj të largët” dhe ”Nëntori i Ftohtë”. Fatmir Spahiu ka studiuar aktrim në Akademinë e Arteve Dramatike në Universitetin e Prishtinës në klasën e profesorit të njohur Faruk Begolli.

Jeton Neziraj është një dramaturg nga Kosova që ka mbajtur pozicionin e Drejtorit Artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe është drejtor i “Qendra Multimedia”, një qendër produksionesh kulturore e vendosur në Prishtinë. Ai ka shkruajtur rreth 15 pjesë teatrale, të cilat janë vënë në skena të vendeve të ndryshme në Europë dhe SHBA. Shkrimet dhe dramaturgjia e tij janë përkthyer në më shumë se 10 gjuhë, duke përfshirë këtu: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht etj. Ka shkruar shumë skenarë për teatrin dhe skenarin e filmit me metrazh të gjatë “Donkey of the border”, i cili e pati premierën e tij në tetor 2010 dhe që prej atëhere është shfaqur në dhjetëra festivale ndërkombëtare.

Neziraj është autor i shumë artikujve mbi çështje të politikës dhe kulturës të publikuar në revista dhe gazeta kombëtare e ndërkombëtare. Ai është gjithashtu autor i disa librave, Ka qenë pedagog i Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës përgjatë periudhës 2007-2008. Ka mbajtur fjalime si dhe ka zhvilluar punëtori mbi teatrin në dhjetëra festivale, konferenca dhe universitete në botë. Është pjesëtar i Parlamentit Europian Kulturor si dhe koordinator i Kosovës në rrjetin kulturor EURODRAM.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 