Josif Rela, dramaturgu arbëresh i Zarës

E martë, 23 Prill, 2024
E martë, 23 Prill, 2024

Josif Rela, dramaturgu arbëresh i Zarës

Sot shënohet 55-vjetori i vdekjes së dramaturgut dhe poetit Josif Rela.

Ai lindi me 16 prill 1895, në fshatin Arbënesh pranë Zarës (Kroaci). Kreu shkollën normale dhe punoi si mësues. Veprimtarinë letrare e nisi në vitet ’20, shkroi në të folmen e Arbëneshit drama, komedi dhe vjersha me problematikë patriotike e shoqërore. Ai i këndoi gjuhës dhe zakoneve arbëreshe, bëri thirrje që të ruheshin traditat e të parëve, shprehu pakënaqësinë ndaj realitetit të kohës.

Vepra e tij më e shquar është drama “Nita”, me subjekt shpërnguljen e Arbëreshëve prej Shqipërisë në shek. XVIII. Gjithashtu, ai shkroi melodramën “Martesa”, në të cilën pasqyrohet jeta e Arbëreshëve me doket karakteristike.
Krijimtaria letrare e Relës u botua kryesisht në shtypin e Kosovës. Më 1968 dolën në Prishtinë dy vëllime me shkrime të tij, ndërsa më 1979 u botua në Tiranë drama “Nita”.