COVID-19/Ademi: Duhen studime klinike për të studiuar dozën e tretë të vaksinës

E premte, 29 Mars, 2024

Ornela Ademi, këshilltare shkencore pranë EMA-s në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News foli për situatën pandemike dhe variantin e ri të virusit të emëruar Delta.

Ademi u shpreh se ndërmjet EMA-s dhe organizatave të ndrshme botërore po zhvillohen diskutime të shumta përsa i përket krijimit të një doze të tretë të vaksinës, por nuk është arritur në një marrëveshje apo përfundim.

“Po zhvillohen shumë diskutime midis EMAS dhe organizatave të tjera përsa i përket zhvillimit të një gjenerate të re vaksinash përsa i përket variantit Delta. Gjithashtu po bëhet një diskutim përsa i përket dozës së tretë, por nuk është arritur në një marrëveshje apo përfundim. Duhen bërë studime klinike të cilat vërtetojnë se vërtet mund të bëjmë një dozë të tretë”, tha Ademi.

Ademi u shpreh se 2 dozat e vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca ofrojnë një mbrojtje të lartë kundrejt virusit Delta, ndërsa për vaksinat e tjera tha se nuk ka rezultate klinike të cilat tregojnë efektshmërinë e tyre.

“Përsa i përket vaksinave ekzistuese ka studime klinike, gjithashtu në fund të korrikut është publikuar një studim i cili tregon se duke u vaksinuar me dy doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca kemi një mbrojtje të lartë nga varianti Delta. Është shumë e rëndësishme që të merren të dyja dozat. Përsa i përket vaksinave të tjera nuk ka rezultate klinike të cilat tregojnë efektshmërinë e tyre.”, vijoi ajo.

E pyetur nëse pandemia Covid është menaxhuar si duhet nga vendi ynë, Ademi tha se Shqipëria e ka menaxhuar mirë situatën, por duhet ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve për respektimin e masave distancuese.

“Shqipëria e ka menaxhuar mirë deri tani situatën, por mendoj se duhet të rritet më shumë ndërgjegjësimi i shoqërisë. Po shoh se këtu nuk respektohen masat përsa i ëprket distancës apo ambienteve të mbyllura. Duke parë se numrat po rriten duhen marrë masa të reja dhe populli duhet të ndërgjegjësohet sepse ky variant po shpërndahet më lehtë.”, u shpreh znj. Ademi/Ora News