Muri i Berlinit – 60 vjet Histori

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Muri i Berlinit – 60 vjet Histori

Ndërtimi i Murit të Berlinit dhe ngritja e kufirit të brendshëm gjerman ishte momenti më i vështirë në kuptimin e vërtetë të fjalës në historinë gjermane të pas Luftës së Dytë Botërore. Më 13 gusht të vitit 1961 Berlini Lindor filloi bllokimin e RDGJ nga Perëndimi. Ngritja e murit të Berlinit prej 1378 km i gjatë ishte pjesë e kësaj mase. Bashkimi Sovjetik dhe Republika Demokratike Gjermane – RDGJ nuk dinin si të vepronin ndryshe për të penguar valën e refugjatëve nga Gjermania Lindore për në Perëndim. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 1961 u larguan nga RDGJ mbi 150 mijë njerëz. Shpesh ishin të rinj me kualifikime të larta ata të cilët i kthenin shpinën socializmit në tokën gjermane. Me ngritjen e Murit të Berlinit u çimentua në kuptimin e plotë të fjalës ndarja gjermane.

Muri në atë periudhë ishte krejt ndryshe nga çfarë kemi ne parasysh sot. Më parë ai përbëhej nga tela me gjemba, barrikada druri dhe poste vrojtimi kufiri që ngjanin më tepër me kullat e vrojtimit të gjahtarëve. Muri prej betoni filloi të ngrihej në vitin 1975. Edhe pse kufiri ishte në atë kohë më i hapur, ai qe edhe më i rrezikshëm. Shumë kujtonin se mund ta kalonin kufirin me lehtësi, por pjesë e mbrojtjes së kufirit ishin edhe kufitarët që kishin urdhër të përdornin armët e zjarrit.

Ndarja gjermano- gjermane zgjati 28 vjet. Sipas të dhënave të qendrës për studimet historike në Pocdam, nga viti 1961 deri në vitin 1989, u vranë në Murin e Berlinit 136 vetë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan me gjakftohtësi në atë kohë. Për presidentin Xhon F. Kenedi ngritja e bllokadës nuk përbënte shkak për luftë. “Një mur, dreqi ta hajë, është më mirë se një luftë“, pati deklaruar aatë kohë presidenti amerikan. Tri themelet e politikës së tij ndaj Gjermanisë mbetën të paprekura nga ngritja e Murit: qarkullimi i lirë në Berlin, prania e fuqive perëndimore ne qytet si dhe liria e popullit në Berlinin Perëndimor. Ndërsa disa vite më vonë pasi sekretari i përgjithshëm sovjetik, Mihail Gorbaçov paralajmëroi një politikë të re ndaj Perëndimit, presidenti i atëhershëm amerikan Ronald Regan më 12 qershor të vitit 1987 udhëtoi për në Gjermani.”Mr. Gorbaçov rrëzojeni këtë mur!”, qe shprehur ai i prerë si një dëshirë fisnike e vetë presidenti Regan gjatë vizitës në Berlin. Asokohe vetëm 3 përqind e shtetasve gjermano-perëndimorë e konsideronin të mundshme se do ta përjetonin personalisht ribashkimin e Gjermanisë.

Por më 9 nëntor të vitit 1989 muri i Berlinit u rrëzua vërtet. Ishte dita në të cilën gjermanët u renditën e madje edhe u paraprinë pjesërisht kryengritjeve të popujve të Evropës Qendrore dhe Lindore kundër komunizmit, kundër diktaturave të partive përkatëse, kundër pretendimit të Moskës për supremaci. Sërish ishte një president amerikan, Xhorxh Bush i cili doli në skenën ndërkombëtare si avokat i Gjermanisë dhe mbështeti procesin e ribashkimit.
“Unë përgëzoj kancelarin Kohl si dhe të gjithë gjermanët në Lindje e në Perëndim dhe në Berlinin të ndarë prej kaq kohësh, që ia dolën të mbajnë gjithmonë të gjallë ëndrrën e tyre për vetëvendosje kombëtare,” pati pershendetur presidenti Bush.

Muri i turpit nuk ra, ai u përmbys, do të theksonte ish presidenti gjerman Wulf. Nuk mund të ketë mur të përhershëm që t`i rezistojë dëshirës për liri. Dhuna e të paktëve nuk ka vijueshmëri ndaj dëshirës për liri të të shumtëve. Ish kryebashkiaku i Berlinit, Willy Brandt,  i pati thënë duke bërtitur me zë të lartë qytetarëve të DDR dhe Berlinit Lindor në mbrëmjen e 13 gushtit 1961: “Kurrë nuk mund të mbahen njerëzit për një kohë të gjatë në skllavëri”. Me rënien e Murit të Berlinit, u ngritën në këmbë edhe çekët, polakët, sllovakët dhe hungarezët. Diktaturës komuniste po i vinte fundi.

Me rënien e Murit të Berlinit, edhe Tiranës politike komuniste po i lëviznin themelet. Më 2 Korrik 1990 mijëra shqiptarë depërtuan nëpër ambasadat e huaja duke e kthyer këtë ditë si dita simbol, kur shqiptarët thyen «murin e tyre të Berlinit», do të deklaronte vite më parë deputeti Pandeli Majko, sot minstër i Diasporës shqiptare. Pikërisht në kohën kur kishte rënë Muri i Berlinit dhe revolucioni kadife transformoi Çekosllovakinë si dhe pasi bullgarët kishin rrëzuar Zhivkovin dhe rumunët Çausheskun, shkrimtari Ismail Kadare largohet nga Shqipëria në shenjë proteste ndaj pushtetit që mashtronte dhe nuk ndërmerrte hapa për demokratizionin e vendit. Kadare kërkoi me vonë azil politik në Paris me shpresë se do të ndihmojë Shqipërinë për të dalë nga totalitarizmi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 