Një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë bashkëkohore arbëreshe, poeti dhe dramaturgu Zef Skiro Di Maxho ka njoftuar botimin e veprës “Dante kush – Omagio a Dante 1321-2021”) me rastin e 700-vjetorit të lindjes së autorit Dante Aligeri. Në këtë libër përfshihen 40 sonete të Dante Aligerit.
Zef Skiro Di Maxho ka realizuar pak kohë më parë edhe përkthimin në arbërisht të veprës “Vita Nuova” (“Jeta e re”), i cili njihet si tregimi i parë autobiografik në historinë e letërsisë së Europës. Kjo ngjarje përbën një kontribut të rëndësishëm për ruajtjen dhe pasurimin e arbërishtes si gjuhë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.