Në Kroaci është shuar Luigj Kuzhnini, aktivisti i madh i shqiptarëe atje. Lajmi është bërë i ditur nga Unionin i Shqiptarëve Republik e Kroacisë.
Kuzhnini ka pasur një kontribut të rëndësishëm personal që nga fillimi i viteve ’90 që shqiptarët në Kroaci, veçanërisht në Zagreb të kishin një pozicion të njohur atje.
“Me dhimbje morëm lajmin se paska ndërruar jetë Luigj Kuzhnini, aktivist i palodhur shqiptarve ne Kroaci, pikëllim kur ndahen njerezit e devotshëm, punëtor, të dashur e modest siç ishte Luigji, do ta kujtojmë përjetësisht për veprat e tij të mira kombëtare. E dashur familje Kuzhnini, miq e dashamirë te bashkëkombasit tonë Luigjit, duke ju shprehur ngushëllimet tona të sinqerta, lutemi qe zoti t’ua lehtësoj dhimbjen”, thuhet në njoftim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.