Irma Kurti sjell në shqip poeten italiane Rosy Gallace

E enjte, 25 Prill, 2024

Irma Kurti sjell në shqip, nën siglën e Shtëpisë Botuese “Ada”përmbledhjen me poezi të poetes italiane Rosy Gallace titulluar “Përtej fjalëve.”

Rosy Gallace, një zë i njohur i letërsisë bashkëkohore italiane, jeton në Reskaldina të Milanos dhe ka kultivuar që në rini pasionin për të shkruar poezi e tregime. Ajo është vlerësuar me çmime të shumta prestigjioze, përfshirë Çmimin e Kulturës në vitin 2014. Gallace është ideatore, organizatore dhe presidente e disa konkurseve letrare në Itali. Ajo organizon gjithashtu lexime poetike dhe prezantime librash, si dhe është anëtare jurie në konkurse të ndryshme letrare.

Në parathënien e librit shkruar nga Fabiano Braccini, poet, shkrimtar dhe regjisor shkruhet: “’Përtej fjalëve’ është një rrëfim elegjiak që zbërthen në mënyrë melankolike temën e largësisë nga vendet e pandotura të tokës amtare dhe nga dashuritë e njerëzve të afërt. Në panoramën e sotme letrare (që kryesisht paraqitet në përmbledhje me poezi të shtirura erudite, të mbushura me metrikë të pasigurt, të zbukuruara me metafora absurde, të privuara nga lirizmi dhe që në të vërtetë janë vetëm prozë e maskuar), ky libër i shkruar nga Rosy Gallace lulëzon si një balsam i çmuar çlodhës.”

“Kjo përmbledhje me poezi” thotë Irma Kurti “është fryt i përkthimeve që kam bërë vitet e fundit nga krijimtaria e poetëve italianë, vargjet e të cilëve janë botuar në mënyrë periodike në gazetën e përjavshme ‘Nacional’. Këtë libër e ndjej edhe timin dhe jam e gëzuar ta sjell për lexuesit shqiptarë me bindjen se vargjet e bukura të poetes Gallace, do të mirëpriten.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 