Gjermani/ Robin Krasniqi: Titulli kampion nuk më ka ndryshuar karakterin

E enjte, 25 Prill, 2024

Kampioni shqiptar i boksit Robin Krasniqi, ushtron profesionin e tij në Gjermani. Viti 2020 ka qenë për Krasniqin më i suksesshmi në karrierën e tij, megjithëse ka pasur mjaft sfida dhe i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në një intervistë për “RTV Dukagjini”, Robin tregon rreth stërvitjes, përgatitjeve dhe ndeshjeve të ardhshme. “Për ndeshjet në kampionatin botëror apo përgjegjësitë që janë në kulmin e botës, janë detyra shumë të mëdha dhe duhet një përqendrim shumë i madh, duhet një disiplinë shumë e madhe”, – shprehet Krasniqi.

Vite më parë ka deklaruar se nuk do të dorëzohej derisa të fitonte titullin e kampionit të botës. “Unë kam shkuar në Gjermani në moshën 17-vjeçare dhe kur kam shkuar atje kam pasur qëllimin tim, dhe e kam ditur që kjo është rruga ime dhe një ditë dua ta përjetoj këtë moment. Falë karakterit tim që buron prej Kosove, Junikut, kam qenë një luftar që ëndrrës sime i kam ndejtur shumë besnik. Normal që gjatë karrierës 15-vjeçare kemi pasur dhe humbje dhe ato humbje kanë qenë prej fitoreve të mëdha sepse në ato humbje kam mësuar shumë, më kanë bërë të fortë dhe më kanë pjekur më shumë se se di sa fitore të tjera”, tha ai.

Për Robin ndihma më e madhe janë rrethi i ngushtë familjar që kanë qenë gjithmonë afër tij. “Titulli im është që quhem kampion bote, po në jetën time nuk më ka ndryshuar. Gjithmonë jam i njëjti”, përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 