Greqi / Shqiptari heroi i ditës në Evia, ishullin e përfshirë nga flakët

E enjte, 25 Prill, 2024

Ndërsa flakët vijojnë të përpijnë pyjet për ditën e nëntë në ishullin Evia, kamerat televizive zbulojnë pa rreshtur heronjtë e heshtur të kësaj tragjedie moderne greke.

Njeriu i ditës po bëhet një emigrant shqiptar me banim në fshatin Pefki që u kërcënua disa herë këto ditë e tashmë është thuajse rrafshuar. Miqtë e tij grekë e quajnë Apostolis, por emri i tij i vërtetë është Astrit, sot gjithë Greqia falenderon “vëllain Astrit”, e sigurt që këtej e tutje do e thërrasin shkurt në emrin e tij.

Shumë banorë kanë luftuar e luftojnë këto ditë me flakët në shumë zona të Greqisë për të shpëtuar pronat e tyre, shtëpitë e gjithçka tjetër me vlerë edhe kur dukej se do ta humbnin betejën. Ashtu si mbetet tepër tronditëse përpjekja e Astritit për të shuar zjarrin që po i afrohej shtëpive në Evia, duke përdorur akoma dhe vetëm një degë peme.

Siç shihet në video, ai i ngjitet edhe gardhit me tela me gjemba dhe me një degë të thyer, lufton për të shuar zjarrin, duke fituar kohën e mjaftueshme për të mbërritur një makinë zjarrfikëse në vend dhe të shuajë flakët.

Duke folur në kanalin privat “Open”, Astriti i’u referua aktit të tij, duke thënë se “ndjeva se po digjej shtëpia jonë, prona e të gjithëve dhe hyra brenda”. “U ndjeva si për atdheun tim, jam këtu për 29 vjet dhe bëra çmos për të shuar zjarrin. Arritëm në pikën e fundit dhe thashë se duhet të shpëtojmë. Ndjej se kam një detyrim ndaj këtij vendi ”, shprehet ai në mënyrë karakteristike.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 