Një libër mbi ngulimet e sotme arbëreshe në Itali

E enjte, 28 Mars, 2024

Fatet e popujve, ashtu si fatet e njerëzve, janë të ndryshme dhe të kushtëzuara nga rrethanat. Një shembull unik në gjithë historinë e trashëgimisë botërore përbën rasti i arbëreshëve, të cilët me të drejtë, regjisori dhe shkrimtari italian Pier Paolo Pazolini (1922-1975) i ka konsideruar “një mrekulli antropologjike”, për shkak të mbijetesës së tyre etnike, kulturore e gjuhësore edhe pas gjashtë shekujsh shkëputjeje nga trungu amë.

Historia e tyre zë fill kur populluan fshatra të ndryshme në Itali, së paku nga mesi i shek. XV e në vijim, me disa valë eksodesh masive. Të nxitur prej kushteve ekonomike, politike dhe shoqërore që ofronte Gadishulli Apenin dhe të diktuar ngarendasi për t’i ikur mjerimit dhe luftërave të përgjakshme që mbizotëronin në atdheun e tyre dhe në të gjithë Gadishullin e Ballkanit, ata krijuan një “atdhe të dytë” në vendin pritës, duke qëndruar të bashkuar si mënyra e vetme për të mos u shprishur gjaku i Arbërit. Vendosja në bashkësi të vogla rurale të izoluara, kryesisht në Italinë e Jugut, i bëri arbëreshët që ta ruajnë dhe ta zhvillojnë vetëdijen etnike arbërore, duke rrezatuar ngjyrat e tyre të përveçme në një mjedis të huaj. Bashkë me përpjekjet për sigurimin e kafshatës së bukës, ata gatuan e përçuan në magjen e madhe të jetës së tyre larg atdheut të gjithë visarin e përbashkët kulturor, gjuhësor dhe fetar, me një frymë të thellë uniteti e solidariteti.

Me gjithë kushtet e vështira dhe presionet e shumëfishta, e të herëpashershme, edhe sot pas rreth gjashtë shekujsh, arbëreshët vijojnë të mbeten një bashkësi e konsoliduar etno-kulturore, ku përveçse kanë ruajtur traditat parake, kanë konsoliduar një identitet të mëvetësishëm brenda një kombi dhe kulture tjetër. Këto ngjyra identitare në tradita, rite, gjuhë, këngë, kostume e mënyrë jetese përbëjnë një mozaik të larmishëm të ngulimeve arbëreshe, i cili shtrihet në të gjithë Italinë e Jugut.

Dikur ishin me qindra vendbanime arbëreshe në Itali, ndërsa sot ky numër është tkurrur, ashtu si numri i popullsisë në to, megjithatë, stuhitë e puhizat e kohës nuk kanë mundur ta ndalojnë ritmin e pulsimit të gjakut e të kulturës atdhetare, saqë sot janë plot pesëdhjetë ngulime arbëreshe (me një popullsi prej 100 mijë banorësh), të vendosura në shtatë rajone të Italisë së Jugut, ku në pjesën më të madhe të tyre është ruajtur gjuha shqipe dhe riti bizantin, ndërsa në disa të tjera janë ruajtur thjesht kostumet, ca tradita atdhetare apo vetëdija se janë arbëreshë. Gjendjen e sotme të këtyre ngulimeve, por edhe historinë e themelimit dhe zhvillimit përgjatë shekujve e sjell në mënyrë të plotë libri “Rrugëtim në ngulimet arbëreshe” i autorëve Antonio Bellusci dhe Ornela Radovicka. Për herë të parë, informacioni mbi ngulimet arbëreshe vjen i strukturuar në këtë libër, të botuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), e cila ka si objektiv kryesor studimin dhe promovimin e kulturës arbëreshe.

Libri sjell një “skanim” të plotë të të gjitha ngulimeve të sotme arbëreshe, duke prezantuar veçoritë e secilës krahinë, arkitekturën, vendet, monumentet kulturore e fetare, traditat dhe personalitetet kryesore që u përkasin këtyre ngulimeve. Teksti nuk ka thjesht trajtën e informacionit të aktualizuar mbi këtë komunitet të diasporës historike shqiptare, por ka edhe trajtë enciklopedike, sepse secilin prej ngulimeve e trajton në rrafshin sinkronik dhe në atë diakronik.

Në libër përshkruhet historia e vendosjes së arbëreshëve dhe gjeografia e secilit ngulim, gjë që krijon një ekspoze të qartë të karakteristikave të mjedisit, tipareve të klimës, të drurëve që janë rritur bashkë me brezat e ndryshëm të arbëreshëve dhe me lumenjtë e krojet, të cilët janë “arbëreshizuar”, duke u poetizuar në shumë tekste letrare të arbëreshëve. Po ashtu, flitet edhe për tokat dhe specifikat e tyre, ku kudo bie në sy kontributi i arbëreshëve për ta kthyer bokërimën në tokë pjellore. Ata janë shembulli i punës së ndershme dhe të ngulët, që u ngritën nga hiçi e zbrazësia dhe krijuan qytezat ku jetojnë sot. Nga shtëpitë prej balte e prej kashte, ata ndërtuan shtëpitë prej guri sipas modelit arkitekturor e shoqëror të gjitonisë, ku në sajë të këtyre hapësirave të vogla mes pragjeve u trashëguan identiteti kombëtar, gjuha dhe marrëdhëniet vëllazërore. Jo më kot, sipas autorëve, “gjitonia ka brenda rrënjën “gji”, nga i cili jemi ushqyer, apo kemi qenë të mbrojtur (në gjoksin e nënës)”.

At Antonio Bellusci është një nga personalitetet e komunitetit arbëresh, që ka një kontribut të spikatur për hulumtimin dhe promovimin e kësaj kulture, prandaj në këtë tekst të shkruar në bashkautorësi me studiuesen e re Ornela Radovicka, shpalosen njohuri të thelluara historike dhe informacione të vyera mbi të gjithë rrugëtimin e arbëreshëve, nga emigrimet deri tek zhvendosjet e tyre brenda vendit pritës. Autorët kanë përdorur dy burime kryesore për hartimin e librit, së pari shfrytëzimin e një materiali të gjerë bibliografik dhe së dyti, mbështetjen në rezultatet e ekspeditave të tyre në terren, gjë që e pasuron shumë tekstin dhe e motivon synimin e autorëve për ta paraqitur sa më saktë historinë dhe gjendjen e sotme të këtyre ngulimeve.  Pasioni shkencor i autorëve për të shkelur në terren, për të parë nga afër dhe për të dokumentuar gjithçka arbëreshe në Itali ka sjellë një guidë të çmuar orientuese për gjendjen e kësaj vatre arbërore në Itali.

Ndonëse bota arbëreshe është mjaft e dashur për shqiptarët, pakkush ka njohuri të sakta e të plota se cilat janë e ku shtrihen ngulimet arbëreshe, prandaj ky libër ofron një celuloid të jetës disashekullore nëpër pesëdhjetë vendbanimet arbëreshe, të vendosura në Kalabri, Bazilikatë, Kampanjë, Molise, Pulja dhe në Sicili. Vepra është shkruar duke u bazuar në hulumtimet e gjera në biblioteka, arkiva dhe terren, por mbi të gjitha, është shkruar me një dashuri të madhe për të shpërfaqur të gjallë përpara lexuesve çdo gjurmë dhe element arbëresh të mbijetuar e të shuar, por që dëshmitë arkivore e vërtetojnë praninë e tyre të dikurshme.

Libri davarit mjegullnajën e mistikes dhe të legjendave për një varg dukurish dhe personazhesh arbëreshe dhe rindërton nën dritën e fakteve specifikat e botës arbëreshe. Të tre kapitujt e parë rreken të sqarojnë në trajtë të sintetizuar të gjithë dinamikën dhe historinë e rrugëtimit të arbëreshëve qysh para periudhës së Skënderbeut, deri në dy-tre shekujt pas vdekjes së tij, ku grupe të ndryshme arbëreshësh nga territore të ndryshme dhe për motive të ndryshme populluan fshatrat italiane, duke u vendosur sidomos në krahinën e Kalabrisë.

Kapitujt e tjerë të librit ofrojnë një pasqyrë të ngulimeve arbëreshe, duke u ndalur specifikisht në secilën krahinë. Në përmbyllje të librit, nuk lihen jashtë vëmendjes edhe gjurmët arbëreshe në Venecia, si dëshmi jo thjesht e emigrimit masiv të dikurshëm drejt këtij vendi, por edhe si dëshmi e lavdisë së dikurshme të figurave me prejardhje shqiptare, të cilët përndritën edhe vendin pritës, të tillë si: Leonik Tomeo, Marin Barleti, Marin Beçikemi, etj.

I shkruar me një gjuhë të qashtër dhe me një stil të zhdërvjellët e plot ngjyresa, ky libër është si udhërrëfyes, që na shpie në vende e në kohë të ndryshme, në të cilat shtresohet bota arbëreshe në tërësi, duke na zbuluar atë që ata ruajnë përgjatë shekujve dhe atë që gjallon ende sot brenda këtij komuniteti, sepse, siç thotë edhe vetë autori Antonio Bellusci në hyrje të librit: “Arbëreshi nënkupton një vazhdimësi dhe po jeton në një kontekst të tillë, që po i reziston atij pitonit asimilues, që dalëngadalë po e tkurr; ndaj dhe duhet kodifikuar çdo kontekst sa nuk është vonë. Deri tani, historinë tonë e kanë shkruar të tjerët, por ka ardhur koha ta kodifikojmë ne”.

Libri është fryt i një pune shumëvjeçare nga ana e autorëve dhe tashmë është pronë e një rrethi shumë të zgjeruar lexuesish, jo thjesht e studiuesve, pasi vetë qëllimi i autorëve ka pasur si busull orientimi paraqitjen e sistematizuar dhe me gjuhë të thjeshtë të një informacioni të gjerë e gjithëpërfshirës mbi sfera të larmishme të organizimit të jetës materiale, sociale e shpirtërore të komunitetit arbëresh në Itali.

Librin e plotë mund ta lexoni këtu: https://heyzine.com/flip-book/8844ca2890.html

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 