Të udhëtosh drejt Kanadasë në kohë pandemie

E premte, 19 Prill, 2024

Para disa ditësh eksperti i sigurimeve shëndetësore dhe publicisti shqiptar Ajet Nuro, që jeton dhe vepron ne Montreal të Kanadasë ka postuar një status në profilin e tij ne Facebook, ku fliste për sigurime udhëtimesh në kohë të pandemisë COVID-19, tanimë që Kanadaja ka nisur hapjen e kufijve të saj me botën. Me këtë rast është shtuar edhe interesimi i vizitorëve, bashkimit familjar, dhe emigrimit në Kanada. Për gazetën “Diaspora Shiptare”, Nuro jep një shpjegim më të gjatë.

Si qëndron e vërteta e mbulimit shëndetësor në Kanada?

Në Kanada, shëndetësia është kompetencë e provincave. Ndonëse qeveria federale ka kompetenca në këtë fushë, sidomos në transfertat e parave të destinuara drejtë provincave, janë këto të fundit që janë përgjegjëse për programet që mbulojnë kujdesin shëndetësor të rezidentëve respektivë. Kjo do të thotë që mbulimi dhe karta e shëndetit janë të vlefshme në provincën ku jeton. Gjithë shpenzimet e angazhuara jashtë provincave janë të rimbursueshme në nivelin e shpenzimeve ekuivalente të kryera në provincën e origjinës. Përjashtim bëjnë ata qytetar që kanë sigurime private. Me sigurime private kuptojmë sigurime të quajtura ndryshe edhe sigurime kolektive ose grupi që sponsorizohen nga punëdhenësi që siguron punonjësit tek një kompani sigurimesh si “Sun Life” për shembull. Duke qenë se flasim për sigurime private, ky lloj mbulimi është me i kompletuari pasi kompanitë e sigurimeve duhet të ofrojnë të njëjtin mbulim si dhe regjimet publike por praktikisht ata ofrojnë shumë më tepër si për shembull sigurim jete, sigurim udhëtimesh, mbulim dentar etj.

A është i siguruar nga ana e shëndetit çdo qytetar apo rezident kanadez?

Në parim të gjithë rezidentët e përhershëm dhe qytetarët janë të siguruar përveç tre muajve të parë kur hyjnë në Kanada për herë të parë ose pas një mungese prej mbi 6 muaj. Në këto raste është i domosdoshëm një siguracion privat. Një sigurim vizitori mund t’u mbuloj në këto raste.

Vizitor në Kanada?

Një udhëtim në Kanada mund të jetë dhurata më e bukur që një rezident apo qytetar kanadez mund t’u bëj familjarëve të tij. Kanadaja ofron bukuri të jashtëzakonshme në të gjitha stinët. Por, duke patur një nga sistemet shëndetësore nga më të shtrenjtë në botë, rreziku i përballjes me të përben edhe një kërcënim për financat e mikpritësit kanadez. Nëse shtojmë rrezikun e aksidenteve dhe vdekjes së mundshme, shifrat me të cilat mund të përballemi mund të jenë të paimagjinueshme.

Kushton shumë të sigurohesh si vizitor në Kanada?

Gjithçka varet nga mosha dhe situata shëndetësore e personit por një gjë është e sigurt, ajo kushton shumë më pak sesa do të kushtonte një shtrim në spital për shembull.

Po kanadezët që udhëtojnë në botë?

Imagjinoni kanadezët që kalojnë kufirin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo ditë për të kaluar një ditë apo fund-javë në shtetin fqinj. Një udhëtim sado i shkurtër mund të kthehet në ëndërr e keqe. Një miku im u sëmur gjatë udhëtimit në Florida dhe qe me fat sepse kishte një siguracion privat që i bëri të mundur trajtimet e para në një spital në Florida dhe kthimin në Kanada me avion privat. Sa kushtoi do thoni Ju? Atij nuk i kushtoi asnjë gjë ndërsa kompanisë që e kishte siguruar mbi 150 mijë dollarë. Një sigurim udhëtimi mund të kushtoje disa dollarë në ditë, por ai merret para se të nisesh, në momentin që planifikon udhëtimin. Kur ndodh diçka e papritur në udhëtim është paksa vonë të të gjetur një zgjidhje që të mbron financat. Gjithashtu, shikoni me vëmendje çfarë mbulimi kini. Mos mendoni se kartat e kreditit që ofrojnë sigurime udhëtimi u mbulojnë gjithmonë. Shumë syresh ofrojnë mbulim për ditët e para të udhëtimit. Mbi të gjitha, mos mendoni se si shqiptarë apo shqiptaro-kanadez jeni të fortë.

Ku dhe si mund të siguroheni?

Zakonisht, agjentët që bëjnë sigurime personi (jete, invaliditeti, shëndeti) mund t’u ndihmojnë me sigurime udhëtimi. Unë jam njëri prej tyre. Por sot mund t’i bëni siguracionet edhe në linjë. E rëndësishme është të siguroheni Ju dhe të afërmit për të mos punuar gjithë jetët për të larë borxhet.

Me hapjen e kufirit kanadez, shumë shqiptaro-kanadeze nisen me pushime ose presin të afërmit e tyre në Kanada. Nëse më parë këshillohej të siguroheshit për urgjencat mjekësore, situata pas pandemisë e bënë sigurimin ndaj urgjencave të domosdoshëm, sidomos për vizitorët, qofshin ata shqiptare që vijnë në Kanada.

Të gjithë ata që janë të interesuar për më shumë informacione mund të kontaktojnë Ajet Nuron ose të shkojnë direkt tek kjo lidhje për të bërë një simulim apo një “quote”.

http://shop.tugo.com/store/NUR189

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 