Gjermani / Edhe me tetë fëmijë, nënat shqiptare ja dalin mbanë

E premte, 29 Mars, 2024

Prej pesë vjetësh, familja Plava nga Mitrovica jeton tashmë në shtëpinë e saj në Leverkusen, një qytet ngjitur me Këlnin. Më parë kjo familje prej 10 anëtarësh jetonte në Këln. Natyrisht që ky rast nuk është tipik në këtë vend, pasi dihet që gjermanët janë më të kursyer kur vjen puna tek fëmijët. Një ose rrallë.. edhe dy fëmijë kanë. Ndaj e gjithë lagjja ku jetonin e ku po jetojnë e njohin këtë familje. Jo vetëm thjesht se janë me origjinë nga Kosova, por sepse është një familje e veçantë. Familja Plava  përbëhet nga dy prindërit dhe tetë fëmijët e tyre..

Shtëpia e madhe me shumë dhoma zien nga zhurma dhe gëzimi. Fikrija dhe Ahmeti, të dy nga Mitrovica kanë katër djem dhe katër vajza. Të gjithë njëri pas tjetrit në moshë, më i madhi sot 23, plot shëndet dhe vitalitet, ata janë gjithmonë në lëvizje. Shkojnë në punë, studime, shkollë dhe frekuentojnë sporte apo ndonjë hobi tjetër.

Falë përkujdesjes së madhe të të dy prindërve ata mundohen të jenë shumë aktivë në jetën e përditshme në shkollë dhe jashtë saj. Por aty pranë ne nuk shohim as gjyshe apo gjysh dhe asnjë teze, hallë apo ndonjë „Kindermädchen“ (kujdestare për fëmijë). Mami Fikria dhe Babi Ahmeti janë mirëorganizuar për të përballuar familjen e madhe.

“Punojmë të gjithë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Thjesht organizohemi të gjithë ku secili e di se çfarë duhet të bëjë. Më parë e kisha më të vështirë kur ishin më të vegjël, por tani fëmijët janë rritur dhe madje pak para kohe. Ndoshta iu duhet më të mëdhenjve të angazhohen më shumë për të vegjëlit. Dhe kjo të jep shumë kënaqësi“, thotë Fikrija.

Një ëndërr e plotësuar e vajzërisë

Ajo erdhi para 26 vjetësh në Gjermani. Krejt rastësisht u njoh në Mitrovicë me Ahmetin i cili punonte si emigrant në një fabrikë letre këtu në Köln. Dashuria e tyre u kurorëzua në martesë, por Fikrija mori me vete edhe ëndrrën e saj për të pasur shumë fëmijë. Tek prindërit nuk kishte familje të “madhe“ siç është tipike në Kosovë, vetëm tre fëmijë ishin, ndërsa tek Ahmeti ishin më shumë.

“Kam pasur gjithmonë dëshirë të kem shumë fëmijë. Falë Zotit, sot kam arritur vërtet ti kem. Veçanërisht kur shkojmë në Kosovë me dy makina të mbushura plot kam një ndjesi të veçantë, shkoj me një ëndërr të plotësuar të vajzërisë sime“, thotë gjithë krenari nëna e tetë fëmijëve.

Andina, Adonika, Andini, Aurona, Amiri, Albioni, Amina, Anesi, quhen fëmijët e Fikries dhe Ahmetit. Të gjithë nisin me shkronjën A.  Andina  mbaroi një shkollë profesionale për edukimin e fëmijëve dhe punon tashmë si edukatore kopshti. Andin mbaroi shkëlqyeshëm gjimnazin dhe po studion IT.  Më i vogli, Anesi është 13 vjeç në klasë të shtatë. Gjashtë prej tyre kanë shkuar rregullisht në karate pas shkollës, vetëm Andina dhe Anesi nuk janë angazhuar aty edhe pse nuk mungojnë të jenë të pranishëm gjatë stërvitjes që bënin motrat dhe vëllezërit e tyre.

Integrimi është proces i domosdoshëm

Familja Plava në shtëpi i përdorin të dyja gjuhët gjermanisht dhe shqip. Vetë Fikria e shfrytëzon edhe pak kohë që i mbetet për vete. Ajo nuk dëshironte të mbeste thjesht një “Hausfrau“ (grua shtëpiake) që vetëm gatuan dhe pastron. Ajo mbaroi një shkollë dyvjeçare profesionale për infermiere dhe prej dhjetë vitesh punon në një azil pleqsh (Altenheim).

“Eshtë më mirë edhe për fëmijët kur unë jam e angazhuar në punën time. Fëmijët një ditë do të gjejnë rrugën e tyre dhe unë duhet të vazhdojë jetën time, kështu që duke pasur një zanat jam edhe më e plotë në shoqërinë që na rrethon“ thotë ajo.

Fikrija nuk është veçse 48 vjeçe dhe intgrimin e saj në Gjermani ajo e shihte gjithmonë të domosdoshëm, edhe pse ishte e mbingarkuar si nënë me shumë fëmijë. Përmes punës ajo i ndihmon fëmijët më shumë gjatë jetës së tyre. “Në punë je e lidhur me shoqërinë, zhvillon aktivitete dhe je në kontakt me botën. Brenda mureve të shtëpisë ti vetëm izolohesh, shkëputesh nga bota”, thekson ajo.

Falë mirëkuptimit dhe harmonisë që ka me bashkëshortin, kjo e lehtëson edhe më shumë angazhimin e saj për tu shkolluar.

“Eshtë kënaqësi kur të gjithë në mëngjes dalim nga shtëpia dhe secili është aty ku duhet të jetë. Në mbrëmje së bashku përpiqemi që ti bëjmë të gjitha: të gatuajmë, të pastrojmë, të bëhen detyrat e shkollës, të shkojmë në sport etj. Po ashtu fundjavat mundohemi t’i kalojmë sa më mirë“, tregon me sytë e qeshur, nëna e tetë fëmijve.

Ish presidenti Horst Köhler – kumbar i Aminës

Familja Plava është nderuar edhe nga ish presidenti i Gjermanisë Horst Köhler. Sipas ligjit familja që bëhet me shtatë fëmijë, automatikisht gëzon edhe fatin që presidenti bëhet kumbar për fëmijën e shtatë. Në këtë rast ishte Amina ajo që u shpërblye me këtë privilegj.

Por në shtëpinë e Fikries kanë qenë për vizitë si kryebashkiaku i Këlnit, Jürgen Roters apo përfaqësues të tjerë të bashkisë dhe institucioneve të gruas dhe fëmijëve. Edhe ish Ministrja federale për familje, pleqtë të rinjtë dhe fëmijët, Kristina Schröder ndiqte nga afër Fikrien  si një nënë e suksesshme me tetë fëmijë. Ajo nuk harron ti dërgojë urime asaj dhe gjithë familjes çdo fundviti kartolinën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri.