Anton Vasili, ekonomisti që përkundrejt miliardave nuk i dhanë shtëpi

E premte, 29 Mars, 2024

E quajnë Anton Vasili, ekonomist me pasion të thellë për profesionin e tij. Në vitin 1997 ka qenë drejtor i bankës shtetrore në Sarandë. Në tre udhëtime, me një thes të zi në shpinë, përmes pritave dhe plumbave, me rrezik jete në çdo hap, ka transportuar e ka vendosur në Bankën Kombëtare të Greqisë në Janinë të gjitha paratë e bankës. Në vitin 2001 ka qenë zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk i dhanë shtëpi për të strehuar familjen e tij. Dhe kujt nuk i dhanë ? Nuk i dhanë një njeriu që po t’i përshtatej ndërgjegjes së kohës do të kishte në pronësi jo një por disa vila në tërë bregdetin shqiptar dhe në kryeqytet. Tani jeton në Athinë me familjen e vet, në kërkim të një pune nga “part time” në ”full time”.

 Një ditë zhvillova me të një bisedë, bisedë e cila përkon me dhjetëvjetorin e rënies së piramidave dhe të tragjedisë më të madhe që ka jetuar Shqipëria në tërë qënien e vet si shtet.

Ashiku: Kanë kaluar dhjetë vjet nga koha që u ngritën dhe ranë piramidat në Shqipëri dhe, si në Piramidat e Egjyptit, lakohen e zgjedhohen në të gjitha rasat dhe vetat. Ka kaluar kaq kohë dhe nuk po gjendet si lindën, si u rritën, si ranë, ku shkuan vlerat e shqiptarëve. Mos vallë do të na duhen mijëra vjet që të hidhet dritë e plotë mbi këtë ngjarje të rëndë ?

 – Anton Vasili:  Në radhë të parë do të thoja se fenomeni i piramidave është një fenomen që ka ndodhë në shumë vende të botës, dhe në vendet e Lindjes më tepër se kudo. Këto vitet e fundit nuk kanë ndodhë piramida vetëm në Shqipëri por në shumë vende të tjera të botës. Ato janë një sjellje, një mënyrë veprimi ekonomik i vendeve të ndryshme të cilat sollën ndërtimin e piramidave. Në vitin 1997 kur shpërthyen piramidat në Shqipëri çdo gjë ishte logjike mbasi ato u ndërtuan pa baza ekonomike. Rrëzimi i tyre pritej por e keqja tek ne ishte që politika shqiptare nuk mundi të veprojë në kohë dhe me veprimet e tyre  të eleminonte sadopak pasojat që do të sillnin ata. Ma pret mendja se piramidat nuk ishin vetëm një shkatërrim ekonomik për popullin shqiptarë por dëmi më i madh qe se shteti kaloi në një gjëndje komplet anarkie dhe ishte tragjedia më e madhe, për mendimin tim, që ka pësuar Shqipëria në historinë e saj. Në kohën e luftës dihej se ku ishte armiku dhe luftohej përballë njeri tjetrit, në nëntëdhjeteshtatën ndodhi një luftë e padukshme me pasoja katastrofale.

Ku ishit ju atëherë ?

 Anton Vasili: Unë atëherë isha drejtor banke në Sarandë, U ngarkova nga drejtori i përgjithshëm i bankave të kursimit të Shqipërisë z. Bedri Çollaku për të bërë bashkimin e bankës kombëtare tregtare, bankës agrare dhe bankës së kursimeve në një. Në atë kohë mbaj mend që depozitat e qytetarëve shqiptarë në banka kishin sasi të konsiderueshme valute. Saranda në atë kohë 25 – 30 përqind të parave i kishte në valutë të huaj, përgjithësisht dhrahmi. Në atë kohë qarkullonte shumë para në Shqipëri si në bankë po ashtu edhe në firmat piramidale.

Tërhiqeshin para nga bankat për t’i vendosur në firmat piramidale ?

– Anton Vasili: Këtë nuk e thotë njeri por veprimet e parasë nga banka  tregojnë se ekzistonte edhe ai fenomen. Me kalimin e kohës u krijua një sjellje mbi paranë që qytetarët të shikonin se ku ishte fitimi më i madh. Për këtë, derisa në firmat piramidale interesat mujore ishin shumë të larta, ishte e natyrshme që paratë të lëviznin drejt firmave piramidale. Shteti shqiptar nuk ishte në gjendje të vlerësonte pasojat e veprimeve të qytetarëve. Nëqoftëse kontrolloheshin piramidat, nëqoftëse vëzhgoheshin dhe nëqoftëse do të kishte ndërhyrë shteti, nuk ma pret mendja se pasojat do të ishin kaq katrastofike. Për mendimin tim janë politikanët shqiptarë përgjegjësit e asaj gjëndje. Gjëja më e vështirë, për mendimin tim, është të vejsh gjërat e thjeshta me rregull. Këto nuk vlerësoheshin. I gjithë mendimi logjik ishte jashtë veprimit të punës. Veprohej pa i vënë këmbët në tokë.

Pushtetarët e asaj kohe sa kishin dorë mbi piramidat?

 – Anton Vasili: Pushtetarët e asaj kohe ishin komplet në valle, kush e kush të përfitonte sa më tepër.

Dini gjë për lëvizjet e parave nga piramidat në drejtim të Greqisë ?

 – Anton Vasili: Nuk kam dijeni për këtë problem. Di ato gjëra të përgjithshme që janë botuar në gazeta. Unë personalisht kur kam qenë në bankë nuk jam ngatërruar dhe nuk mirrja pjesë në veprimntarinë e firmave piramidale, as për të depozituar, as për të qënë pjestar në njerën apo tjetrën firmë. Unë mendoja se ato do të shpërthenin një ditë. Përveç asaj drejtori ynë i përgjithshëm z. Bedri Çollaku , në mledhjet që herë pas here na bënte, na paralajmëronte të vëmë në dijeni punonjësit tanë, sidomos klientët që kishim në bankë që të mos ngatërroheshin fare me firmat sepse ishte një veprim me pasoja të këqia. E admiroj shumë drejtorin tim të përgjithshëm sepse që në atë kohë, kur politikanët flisnin me gjuhën e politikës, ai fliste me gjuhën e ekonomistit.

Ju personalisht keni transportuar para për në Greqi ?

 – Anton Vasili: Po. Unë atëhere isha drejtor i bankës së rikonstruktuar. Kishim 19 lokale bankare. Bashkë me punonjësit, mbas shkatërrimit që iu bë firmave piramidale, ne morëm valutën e huaj nga banka me synim ta transferojmë jashtë shtetit. Kjo u bë me vendim kolegjial të punonjësve të bankës, krijimit të një komiteti të bankës, këto me porosi të drejtorit të përgjithshëm Bedri Çollaku. Unë shkova tre herë në Janinë për të transferuar valutën e huaj në marka, lireta dhe dhrahmi që me kurset e atëherëshme bënin rreth dyqind milionë lekë shqiptare. Sasinë tjetër të parave, rreth 2.2 miliard lekë shqiptare i kemi ruajtur në shtëpinë e Vasil Merkurit, të një qytetari shumë patriot, shumë të ndershëm, bashkë me familjen e tij në qytetin e Sarandës.

Si e tranportuat valutën e huaj në Greqi ?

 – Anton Vasili: Udhëtova tre herë, me vëshirësi të mëdha, me vdekjen në çdo hap. Rrugët ishin të mbushura me njerëz të armatosur, me njerëz me maska, me tanke e autoblinda. Përmes tyre shkova dhe u ktheva në Sarandë…

Mund të na i përshkruani udhëtimet ?

 – Anton Vasili: Udhëtova me dy makina nga Delvina. U thashë shoferëve se më duhet patjetër të shkoj në Greqi sepse i kam fëmijët e sëmurë. Paratë i kisha futur në një thes plastik të zi plehrash. Brënda tij kisha qeskat me para. Kur arrita herën e parë në Kakavi pashë doganën shqiptare komplet të djegur. Në derën e hekurt të kufirit qëndronin nja dy-tre çuna me kallashnikovë në duar që me sa ma mori mendja prisnin emigrantët që vinin nga Greqia për t’i xhveshur lakuriq siç ndodhte rëndom. Unë, me thesin në krah shkoj drejt tyre. Isha i palarë, i paqethur, i parrojtur, me pantollona të grisura. Thesin e kisha përlyer me baltë. Isha transformuar në një leckaman të mjerë. Shkoj përpara më kriminelit që mund të qe. Më thotë me arrogancë “ Ku do të vesh ? “. Unë hedh thesin para këmbëve të tij dhe mbi të disa rroba të vjetra, të gjitha këto që ai të mos dyshonte. Duke bërë sikur më merrej goja i thashë se dua të shkoj në Greqi dhe i kërkova ndihmë të kaloj. Ai më pa me përçmim. Nuk më kushtoi rëndësi fare. Unë u largova nja pesë a gjatë metra larg thesit dhe bëja lojën e budallait. Më tha që t’i afrohem dhe më tregoi një vrimë në telat e kufirit për të kaluar. Vazhdova lojën e gagaçit, i thashë faleminderit dhe mora thesin, ula kurrizin dhe kalova telat…

Në doganën greke një herë jam futur nga vrima e telave dhe dy herë nga dera….

…Shkova tek policia greke. Prezantohem si drejtor i bankës së Sarandës. U thashë dua të lë këto para këtu tek ju dhe si këmbim kërkova një dokument zyrtar të doganës që unë kam lënë  paratë  dhe kur të mbarojë gjëndja e luftës që është në Shqipëri le ta gjejnë të dy shtetet, për mua nuk ka rëndësi. Më duhej ky dokument mbasi Greqia është shtet i Komunitetit Evropian dhe do të gjëndej forma për rikthimin e parave. Ata nuk pranuan. Unë fola me komandantin e doganës dhe të policisë greke atje. Më tha që të më shoqëronte me makinën e policisë në Janinë. Nuk e pranova të më shoqëronte me makinën e policisë mbasi nuk doja të ingranohesha në gjëra të tilla. Mora një taksi dhe shkova në Janinë. Shkova tek banka kombëtare greke, zura radhën se kishte shumë njerëz. Ajo që më ka ngelur në mëndje përvoja greke për bankat. Më pëlqente profesioni i bankierit. Doja të përfitoja nga përvoja greke, si ata do të reagonin kur u vjen një i varfër me shumë para. Zura radhën. Shkova në sportel. I them sportelistes se kam për të depozituar një sasi të madhe parash në dhrahmi, lireta dhe marka. Më pyeti se çfar jeni. I thashë se jam shqiptar. Më kërkoi pasaportën. Më pa dhe më tha “Të lutem do të presësh pak në sportel”. Shkoi dhe siç duket pyeti, kthehet dhe më thotë që të shkoj tek sporteli tjetër ku qe thesari i degës së Bankës Kombëtare Greke për Janinën. Ishin tre burra. Shkova i vendosur që të mos thoja fare se kush jam. Ata, pasi numruan paratë për afro një gjysëm ore, më pyetën se me çfar emri do t’i depozitoja. I thashë do t’i depozitoj në emrin tim, Anton Vasili. Meqënëse u dyshua nga ana e punonjësve grekë dhe unë mendova se po të dal jashtë do të më kapi policia greke dhe do të ha ndonjë dru, në mos më keq, thashë më mirë të shkoj tek drejtori i bankës dhe t’i them të vërtetën. Shkoj tek drejtori i bankës të Janinës. I them që jam drejtori i bankës së Sarandës. Kam sjellë paratë e bankës mbasi u bë shkatërrimi i bankës atje. Ai u prek dhe më tha: “Bravo të qoftë! Është një akt i rrallë për gjëra të kësaj natyre”. Dola jashtë bankës kombëtare dhe vajta tek OTE-ja greke ku i dërgova një faks drejtorit tim të përgjithshëm z. Bedri Çollaku ku i shkruaja se sasia e valutës të depozituar në Bankën Kombëtare Greke – dega Janinë, në emrin tim,  me numër e datë aq e kaq qëndrojnë për llogari të degës së bankës së Sarandës.

E bëra këtë se rrugës së kthimit edhe mund të vritesha dhe të paktën të dihej se sasia e parave të depozituara ishte për llogari të shtetit shqiptar.

…Kur kthehesha nga Kakavija për në Sarandë gjëndja ishte tepër e acaruar, lëviznin tanke e mjete të motorizuara. Në kthimin e parë nuk mund ta harroj skenën që pashë në fshatin Pet afër Delvinës. Tre makina IFA të ngarkuara me policë studentë po ktheheshin nga Delvina për të ikur në Tiranë. Para tyre në një makinë të vogël ishte komandanti i tyre. Mbi makina valviteshin flamuj të bardhë. Unë udhëtoja me një djalë nga Delvina. Ata tundnin flamurët dhe na bënin shenja të cilat unë nuk i kuptoja. Kur u afruam pranë u ndaluam. Ne nuk dinim se çfar kishte ndodhë. E vetmja pyetje që na bëri komandanti ishte: “ A ka gjë rebelë në rrugë ?”. Ne u thamë se rruga nuk është e bllokuar. Vetëm është një tank i braktisur tek kryqëzimi. Kur i thamë kështu studentët e shkretë, çuna të rinj, shpërthyen në brohoritje dhe në një gëzim të papërmbajtur duke thirrur “ Shpëtuam ! Shpëtuam!…”

Vazhduam rrugës dhe pas 5 – 6 kilometrash shohim një makinë “saurel” të mbushur plot e përplot me njerëz dhe dy veta që i prinin me motocikleta. Dhe pas “saurelit” nja pesëqind veta popull. Kishte shumë njerëz që unë i njihja. Ishin të gjithë të armatosur me kallashnikovë, me dyfekë me gjerdanë. Na pyesin për forcat e Berishës. Për të shmangur ndjekjen u them se janë shumë larg dhe nuk mund t’i kapin…

Dua të them se ishte një situatë e jashtzakonshme që nuk mund ta shkëpus kurrë nga kujtesa derisa të jem gjallë. Më pas mora vesh se policia e Berishës që kishte vajtur në Delvinë kishte shkaktuar shumë incidente, ju i dini të gjitha…

– Unë i kam përjetuar vetëm nga kuadrot që përcillnin televizionet greke…

– Unë i kam përjetuar të gjalla dhe nuk mund t’i kutpoj si ndodhën dhe nuk mund t’i harroj kurrë.

– Më thatë që keni bërë tre udhëtime për në Janinë të ngarkuar me thasë me para…

 – Anton Vasili: Po. Në fillim fare paratë i morëm nga Saranda në një furgon vezësh. Punonjësve të bankës u thashë se do t’i çojmë në Korfuz. Drejtori i përgjithshëm më kishte thënë “ Anton, vepro si të duash, por mbi të gjitha shiko jetën tënde “. Për të fshehur paratë unë pata biseduar me kryetarin e këshillit të rrethit të Sarandës me qëllim që t’i sigurojmë tek reparti ushtarak i marinës. Marrim në telefon komandantin e marinës zotin Godo nga zyra e kryetarit të rrethit dhe ai na thotë që jemi informuar që për gjysëm ore do të sulmohet marina. Dhe kjo ndodhi me të vërtetë. Nuk mundëm t’i çojmë paratë. Marr drejtorin e përgjithëshëm dhe i kërkova të dërgojë një helikopter në Vurg ose në fshatin Lefterohor. Ai, pasi kishte biseduar me ministrin e brendshëm dhe ministrin e mbrojtjes më tha se një gjë e tillë është e pamundur.

Mora paratë. U thash punonjësve që do të nisem për në Korfuz për të fshehur gjurmët dhe u nisëm me dy veta për në Janinë. Isha unë si drejtor banke, Artan Bega dhe Shpëtim Kresho. Njeri prej tyre kishte gruan në bankë. Kisha besim tek ata pasi tek shtëpia e tyre erdhën punonjësit e bankës që dorëzuan lekët. U nisëm për në Janinë. Rruga ishte e bllokuar. Marrim rrugën për në Delvinë. Na ndiqte një makinë pa targa. U detyrova të shkoj në fshatin Lefterohor. Në pikën më të lartë, në rrëzë të Sopotit, unë e njihja vendin, dija një strofkë të madhe dhe e gjykova që mund të vëmë atje paratë. I vendosëm, u kthyem dhe natën e kalova në fshat. Në mes të natës u nisa për në Delvinë, tek shtëpia e prindërve. Të nesërmen bisedova me një shofer që kishte autoritet rrugëve. E pagova mirë. I thashë që kam fëmijët sëmurë dhe dua të shkoj në Janinë. Ai nuk dinte gjë për paratë se po të dinte me siguri do të më rrezikohej jeta. Rrugës ai komunikonte me njerëzit e armatosur që i dilnin përpara…

…Kështu kalova edhe herët e tjera derisa arrita të depozitoj të gjithë shumën e parave.

Kur keni ardhur në Greqi ?

 – Anton Vasil: Kam ardhur në fund të 2001-shit dhe fillim të 2002-shit.

Me se u more kur erdhe?

– Anton Vasili: Mësova në praktikë tregun e punës. Për një intelektual që ka mbaruar studimet dhe ka investuar për dijet e tij është shumë e vështirë të përshtatet në ekonominë e tregut të lirë. Isha mbi dyzet vjeç. Bëra kërkesë të futem në një bankë private greke. Shkova tek të gjitha bankat dhe kudo mora të njejtën përgjigje “Me të dhënat që ju dispononi nuk kemi vende pune“.

Tani çfar pune bëni ?

 – Anton Vasili: Unë nuk kam punë stabël. Aktualisht punoj në një kooperativë ndërtimi, nxjerr bilancet e saj mujore e vjetore, mbaj llogaritë e kooperativës së ndërtimit. Është një punë jo e përditëshme. Pjesën tjetër të kohës e kompensoj me çdo lloj pune që më del përpara. Kërkoj se ku mund të punoj vazhdimisht. Jam me familjen, gruan dhe dy fëmijët. Kemi kaluar shumë vështirësi deri sot. Vetëm një vit punova me një ekspert kontabël. Nga dita në ditë kërkoj se ku mund të punoj përveç asaj që e kam partetime.
Keni bërë ndonjë hap për njohjen e diplomës ?

 – Anton Vasili: Diplomën e kisha njohur para se të vija këtu. Konkurova në Universitetin Maqedonia në Selanik për administrim-biznes, mora masterin. Punoj shumë në vetvete. Më pëlqen profesioni im si ekonomist. Nuk e kam ndarë asnjëherë librin nga dora. Çdo ditë lexoj, marr informacion nëpërmjet internetit, librave, gazetave, revistave ekonomike. Më pëlqen profesioni dhe nuk dua ta lë sepse kam investuar shumë për të. Përpiqem të përshtatem këtu me ndërmarje të ndryshme. Jeta këtu është përpjekje e përditëshme. Kur erdha në 2002-shin megjithëse e dija greqishten u futa në kurs për përvetësimin e plotë të saj me shkrim. Nuk e kam frikë punën sepse mund të bëj punë që nga fshesar e deri në punë të larta. Rrjedh nganjë familje që kishte gjashtë fëmijë dhe nuk kishte behar në Shqipëri që të mos punonim në pushimet e shkollës. Me babanë tim veja për thupra që fëmijë. Puna është jetë, është kënaqësi. Kam kaluar një jetë të bukur në Shqipëri.

Nuk keni menduar të keni një zyrë llogarie tuajën ?
– Anton Vasili:  E kam menduar por meqë erdha me familjen dhe kishim nevoja më imediate nuk pata kohë të merrem me këtë. Tani mendoj që të hap një veprimtari të tillë.

Morët ndonjë detyrë në Shqipëri pas vitit 1997 ?

 – Anton Vasili: U emrova në vitin 2001 zëvëndësministër i shëndetësisë për problemet ekonomike. Mua më pëlqen profesioni im, jam teknicien e jo politikan. Nuk isha i përshtatshëm për ta, u prishja punë…

Ju ka ngelë ndonjë merak nga e kaluara ?

 – Anton Vasili: Isha zëvendësministër i shëndetësisë. Nuk më dhanë shtëpi…