Potdsdam Royals i Ligës Gjermane të Futbollit ka nënshkruar me sportistin shqiptar të NFL në SHBA, sulmuesin Kristian Sokoli.
Ai u zgjodh nga Seattle Seahawks në 2015 pas një karrierë kolegjiale mbresëlënëse në universitetin e Buffaois ku luajti bashkë me mbrojtësin e ardhshëm të NFL-së, Khalil Mack.
Mediat amerikane sjellin historinë e emigrimit të Kristjanit. Babai i Kristianit, Gjoni iku nga Shqipëria në fund të viteve ’90 për të kërkuar azil politik pasi nisi përmbysja e regjimit komunist. Nëna e tij iu bashkua Gjonit dy vite më vonë e më pas Kristjan dhe i vëllai mbërritën dy vite pas saj.
Me mbërritjen në SHBA Gjoni punoi dhe jetoi në një kompleks apartamentesh si punëtor mirëmbajtje duke fituar vetëm 45 dollarë në ditë. Familja nuk fliste anglisht po u ndihmuan nga kushëriri i tyre Edmir i cili kishte mbërritur në SHBA pesë vite më parë.
Në vitin 2015 Sokoli bëri histori duke qenë shqiptari i parë që luante në futbollin amerikan, NFL. Pas një viti me Seattle Seahawks ai u bë pjesë e ligës për katër vjet para se të nënshkruante në 2020 me DC Defenders. Në 2021 Kristjani luajit në The Spring League pë Alfat duke u renditur me perspektivë kryesore në NFL.
Tashmë ai do i bashkohet skuadrës së Potsdan Royal duke qenë kështu një nga më favoritët e ligës pas një fillimi dominues të sezonit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.