Zjarret në Shqipëri, ja situata sipas qarqeve. Mobilizohet ushtria

E premte, 19 Prill, 2024

Situata në Shqipëri shfaqet alarmante përsa i përket zjarreve që pothuasje kanë prekur të gjithë vendin.

Brenda muajit Korriku janë shënuar shumë vatra zjarresh aktive. Rreziku në disa prej zonave mbetet i madh, sidomos në pjesën jugore të Shqipërisë. Deri më tani mësohet se situata e zjarreve në Karaburun është alarmante, por po punohet intensivisht nga Forcat e Armatosura në shuarjen e flakëve.

Ndërkaq zjarre aktive ka edhe në qarqet si Kukësi, Tirana, Elbasani, Fieri , Berati, Korça, Vlora dhe Gjirokastra.

Sipas të dhënave të IGJEUM, më poshtë po iu pasqyrojmë situatën aktuale për disa prej qarqeve që janë përfshirë më shumë nga zjarri.

Qarku i Kukësit

Në Kukës janë dy vatra zjarri të shfaqura në ditët e fundit, një në fshatin Shikaj dhe një në fshatin Bardhoc. Mësohet se zjarret janë izoluar tërësisht.

Qarku i Tiranës

Një qark problematik mbetet edhe Tirana, ku shënohen mbi 10 deri në 12 vatra zjarri. Zonat më problematike shfaqen në malin e Dajtit, zona të Krrabë dhe Farkës. Forcat e armatosura janë në lëvizje për sigurimin e mospërhapjes së zjarreve. Në qarkun e Tiranës herë pas here po krijohen vatra të reja, ku shkak janë bërë edhe pikniqet që organizojnë qytetarët me zgara apo hedhja e cigareve.

Qarku i Fierit

Një nga qarqet që prej javësh është përfshirë nga flakët është edhe Fieri. Vetëm gjatë muajit Korrik është raportuar për 100 vatra që kanë djegur qindra hektarë bimësi. Prej ditësh janë djegur edhe mbetjet në zonën e Mbrostarit e sërish disa vatra janë aktivizuar në zona të tjera. Flakët e zjarrit kanë përfshirë kodrat në fshatin Cakran të Fierit, që janë përhapur në një zonë me ullinj dhe shumë bimë janë djegur. Në qarkun e Fierit vatra e zjarrit në Kreshpan është fikur plotësisht, ndërkohë në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e plehrave, sipas verifikimit të përfaqësuesve të AKMC- së, situata është drejt normalizimit. Kjo, falë punës së organizuar në nivel qarku, pasi është bërë izolimi i pothuajse 70% të sipërfaqes nga hedhja e dherave dhe masave të tjera të marra.

Qarku i Beratit

Berati ka qenë qark i rrezikshëm dhe i prekur nga flakët. Në qarkun e Beratit është prekur  mali i Tomorrit, ku zjarri është riaktivizuar edhe pasi situata  është normalizuar. Zjarri i parë dogji Malin e Tomorrit për 9 ditë rresht, duke shkrumbuar më shumë se 25 hektarë pyje. Ndërkohë për shkak të terrenit të vështirë vatrat e zjarrit u përhapën në pjesën jugore dhe ishte ndërhyrja nga ajri ajo që bëri të mundur shuarjen e tyre. Për këtë situatë në një prononcim për mediat drejtori i ADZM, Fatos Nako ka bërë një përmbledhje të të gjithë situatës nga zjarret e ditëve të fundit në malin e Tomorrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 