Ministri Majko takohet me përfaqësues të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve

E premte, 3 Dhjetor, 2021

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko zhvilloi ditën e premte një takim me përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), Dr. Vaxhid Sejdiun (kryetar), Mustafë Krasniqin (nënkryetar), Teuta Tabakun (sekretare) dhe Miradije Berishaj e Dritan Mashin (anëtarë). Në fjalën e tij hyrëse z. Majko i njohu  anëtarët e Këshillit me përpjekjet e qeverisë shqiptare konkretisht të institucionit që ai drejton për të qenë sa më afër kërkesave dhe nevojave jo vetëm të shkollave shqipe në Diasporë. Ai foli në përgjithësi për ngritjen e një strukture, e cila mori për sipër përgjegjësinë për bashkërenditjen e problemeve, kërkesave dhe nevojave, të cilat janë urgjente, për një organizim sa më mirë të Diasporës shqiptare.

Ai u ndal te krijimi Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), si një strukturë e cila jo vetë përfaqëson një pjesë të madhe të shteteve ku ka komunitet shqiptar aktiv, por ata me punën e tyre janë dëshmuar si shembull në organizimin e shkollave shqipe ku veprojnë dhe punojnë. U tha qartë se ndër hapat e dukshëm janë përpjekjet për sigurimin e teksteve shkollore me kohë për shkollat shqipe kudo në diasporë, botimi i revistës “Letra nga Diaspora”, takimet, konsultimet dhe përpjekjet e përbashkëta me institucionet e Kosovës në shërbim të mërgatës, përpjekjet për botimin e teksteve të reja shkollore, ku u vlerësua lart puna e Komisionit të për përbashkët etj.

Kryetari i KKAD-së. z. Dr. Vaxhid Sejdiu falenderoi ministrin dhe drejtuesit e agjencive në varësi, për mbështetjen ndaj Këshillit dhe veçanërisht për ndihmën e madhe ndaj shkollave shqipe, qoftë për tekstet shkollore por edhe për licencimin e mësuesve, teksteve të reja shkollore, bashkërenditjen e kërkesave të shkollave shqipe në Diasporë etj.

Ai në vazhdim foli edhe për bashkëpunimin e ngushtë me QBD-në, e cila edhe është ngritur për këtë qëllim. Kryetari i Këshillit tha se: ashtu siç janë realizuar disa prej kërkesave tona deri më tani shpresoj që në të ardhmen e afërt do të realizohen edhe kërkesat e tjera, të cilat i kemi parashtruan në adresë të QBD-së.

Në fund, ai u ndal te sukseset e “Shkollës Shqipe në Zvicër”, e cila brenda një kohe të shkurtër ( një vit e gjysmë) arriti të hap 51 shkolla me 805 nxënës dhe angazhimin e 23 mësuesve në procesin mësimor. Teuta Tabaku foli për organizimin e kurseve online në Turqi, e cila theksoi se dukshëm është rritur numri i të interesuarve në vijimin e orëve mësimore të këtyre kurseve. Miradije Berishaj, foli për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Austri, i cili dallon nga shtetet e tjera sepse mësimi është i integruar në sistemin shkollor vendor, përfshinë duku rreth 1500 nxënës por në krahasim me numrin real të fëmijëve shqiptarë është larg qëllimit tonë. Mustafë Krasniqi, foli për organizimin e mësimit plotësues në Bavari të Gjermanisë dhe përpjekjet e vazhdueshme për rritjen e numrit të shkollave shqipe dhe të nxënësve, kurse Dritan Mashi foli për nevojat dhe kërkesat për rritjen e numrit të shkollave shqipe në Itali, dhe përfshirjen e sa më shumë nxënësve në këto shkolla. Dhe në fund të gjithë u pajtuan se në rrugëtimin e përbashkët ka edhe shumë për të bërë, në bazë të të dhënave na pret një punë shumë më me madhe, por me përpjekjet dhe angazhimet e përbashkëta shpresojmë që do të dalim faqebardhë.

Në fund të takimit kryetari KKAD-së, Dr. Vaxhid Sejdiu i dhuroi ministrit librin e tij të fundit “Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit vatër e bashkimit kombëtar”, një historik i shkollave shqipe në këtë kanton të Zvicrës gjatë këtyre tridhjetë viteve.

Gjithashtu përfaqësuesit e KKAD zhvilluan edhe një takim me Drejtoreshën e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa, të cilën e falënderuan për punë e deritanishme për shpërndarjen e teksteve për mësimin e gjuhës shqipe në Diaspore e mbi të gjitha për punë e madhe të QBD për realizmin e një kurrikule të përbashket me Kosoven për hartimin e teksteve të unifikuara të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 