Itali/ Albien Alushaj: “Arti na fton në reflektim individual”

E premte, 19 Prill, 2024

Albien Alushaj është një artist bashkëkohor shqiptar që jeton e ushtron aktivitetin në Firence të Italisë në fushën e pikturës. Aty është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Pikturë dhe Arte Pamore. Ndërsa për shumicën e planetit përfaqësoi e ende përbën një fatkeqësi, Covid-19 lëshoi hapësira kohe nëpër të cilat Alushaj shprehu krijimtarinë e tij duke krijuar veprat që lidhën problematika të mprehta shoqërore (ndotja e mjedisit, konsumizmi) të mbarteshin në artin e tij viziv. Gjatë asaj periudhe u angazhua intensivisht në sesione video me kolegë e të interesuar për të shpjeguar misionin shoqëror të artit. Në tetor 2020 Bashkia e Firences e përzgjodhi në projektet e saj. Albieni është aktiv në Internet me video gazetareske ku shfaqet në Youtube duke treguar përvojat e tij jetësore e një uebsajt profesional. Në mars 2021 inauguroi një ekspozitë personale në Finlandë quajtur “Dipendent” dhe po aktivizohet me kolegë nga gjithë bota në një projekt mbi koleksionizmin ndërkombëtar. Na tregon mbi veten e krijimtarinë në një bisedë njohëse.

Si hytë në rrugën artistike?

Qasja ime ime drejt artit dhe formave të ndryshme të të shprehurit është e lidhur ngushtë me fëmijërinë time dhe mënyrën e të vështruarit të ndodhive, duke filluar nga ato të natyrës e të të bukurës deri tek ato sociale. Mendoj se një nga vlerat më të shtrenjta që ne artistët shqiptarë jemi të pajsur është magazinimi i materialit që ne kemi mbledhur gjatë jetesës në Shqiperi. Unë jam brez i vitit 1988, lindur në Ballsh të Mallakastrës dhe kam një memorje të qyteteve ku jetonim. Në Ballsh kam të ngulitur se kishim një kombinat, shërbim transporti publik e hekurudhën. Në vitet më pas gjendja përkeqësohet dhe nuk kihet më as një park lojërash për fëmijët. Më vonë shpërngulja  për në Tiranë filloj t’i jepte më shumë liri mënyrës sime të të shprehurit, duke kaluar nga shkrimi e poezia në një fazë më  teknike dhe vizive  që ishin vizatimi, piktura, skulptura dhe fotografia. Liceu artistik “Jordan Misja” më dha bazat mbi  kuptimin e dritës dhe ç’është piktura nga mjeshtërit e Rilindjes Italiane  tek impresionistët, surealistët etj.

Në 2006 trasferohem për studime në mënyrë rastesore në Firence, qendra e të ashtuquajturës “Rilindja Italiane”. Tashmë  jetoja në një qytet që ka një memorie të fortë dhe frymëzon artistët. Klasën time e ndante vetëm një mur nga statuja e famshme e Davidit të Mikelanxhelos. Përvojat më serioze dhe interesante kanë qenë pjesërisht në fundin e Akademisë, duke hyrë në kontakt më nga afër me sistemin e artit bashkëkohor e gjithë kjo edhe falë aftësive të kritikëve dhe studiuesve si Pietro Gaglianò e punës së tij të rëndësishme që zhvillon pikërisht me artistët e rinj.Ndër përvojat e bëra veçoj atë në teatrin studio “Krypton”  me regjisorin Giancarlo Cauteruccio. Aty patëm mundësinë të vinim në skenë projektin tonë të përbashkët me kolegët e miqtë e Akademisë  Arbër Elezi dhe Dhimitraq Kote “Risveglio”, frymëzuar nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadarese. Më pas jam angazhuar në disa projekte të drejtuara nga Komuniteti Evropian, Pietro Gaglianò dhe Qendra e Artit Bashkëkohor në Toskane “Luiggi Peci”, ku studimi i problematikave të ndryshme shoqërore ndihmoi maturimin tim artistik dhe formoi mënyra të reja të të shprehurit.

Si ndikoi e ndikon pandemia në aktivitetet tuaja profesionale?

Pandemia më dha shansin që unë të fokusohem dhe të formoj bashkë gjithë materialin që kisha mbledhur ndër vite. Koha ishte tashmë vetëm në dispozicion të krijimtarisë time dhe reflektimit tim mbi situatën që po kalonim. Në pamundësi të materialeve për të punuar fillova të përdorja gjithçka që gjeja të mundshme në shtëpi, rrugëve dhe mbetjeve nga tregu i frutave. Arkat e frutave u trasformuan në telajo, tullat që gjeja nëpër vende të braktisura dhe sidomos riciklimi i plastikës që konsumonim u kthyen në materiale me vlerë për mua. Familja ime e unë mundohemi ta respektojmë mjedisin në të gjitha format e mundshme dhe një prej këtyre është ulja e konsumit të plastikës. Ballkoni im u trasforma në një ambjent meditimi ku pikturoja pallatet rreth e perqark meje duke reflektuar mbi atë në çka shoqëria jonë është trasformuar sot. Duke qenë se prej më shum se 6 vjetësh punoja në sektorin e turizmit, e kuptova se mungesa e turistëve – mes të tjerash – do të shkaktonte dëme të mëdha në ekonominë italiane. Nisa punën time individuale përmes adresave të mia sociale duke pikturuar nëpër hapësira publike, sheshe në Firence, Paris dhe Bretanjë (Francë), ku shpjegoja sesa e rëndësishme është që arti dhe artistët duhet të ngrenë zërin dhe të japin kontributin e tyre duke ftuar shoqërin të reflektojë mbi problematikat e shumta që po kalojmë.  E gjithë kjo situatë dhe nevoja ime për të krijuar në rrethana të ndryshme më solli ndër mend kur me kolegun artist Sislej Xhafa në  vitin 2015 në 5 ditë kemi dialoguar e krijuar në mënyrë eksperimentale nëpër rrugët e Firences nga ora 22:00 deri ne 3:00 të mëngjesit. Si Sislej, unë nuk mendoj se arti ndryshon botën por arti ndryshon individin. Arti na fton në një reflektim individual. Artisti duhet të jetë shembull konkret i asaj që predikon sepse ndryshe po punon vetëm vlerën e tij personale dhe procesi i punës nuk është konkret. Arti nuk ka vetëm një shpjegim, ka shumë shpjegime nga individi në individ. Artistët janë të aftë të vetëflijojnë talentin e tyre kur bëhet fjala për vlerën e artit.

A mendoni ose keni në plan forma bashkëpunimi me botën shqiptare në diasporë ose atdhe?

Me botën shqiptare të artit bashkëkohor shqiptar vazhdoj të bashkëpunoj. Sivjet kam filluar të bashkëpunoj edhe në atdhe. Puna ime dhe kërkimi im artistik ka qenë në veçanti shumë i lidhur me Shqipërinë dhe një pasqyrim i asaj çka unë kam jetuar në atdhe. Po ashtu edhe me një pjesë goxha të mirë të skenës shqiptare njihemi, në menyrë direkte ose jo. Mendoj se Shqipëria ka artistë shumë të talentuar dhe mendoj se në të ardhmen do të jemi një nga qendrat e artit bashkëkohor në Evropë e rajon, mjafton të shohësh ku kanë arritur artistët që punojnë jashtë vendit. Do të më pëlqente shumë që politika të dilte jashtë skenës së artit tonë. Duhet të kuptojmë që artisti është një profesion dhe ka një vlerë të rëndësishme në shoqëri dhe jo thjesht të bëjë diçka të bukur që varet në mur. Absolutisht në vazhdim unë do të jem më i pranishëm në skenën e artit shqiptar dhe mezi pres sepse ka shumë punë për të bërë dhe do të jap kontributin tim. Mendoj që duhet të punojmë që të pasqyrojmë artin shqiptar jashtë Shqipërisë në forma të pavarura dhe të strukturuara mirë për të fituar vëmendjen e skenës ndërkombëtare dhe të ndihmojmë artin në atdhe. Do duhet kohë kur artistët e të njëjtës linjë do të bashkohen por do të jetë diçka e veçantë për vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.