Si ndikoi Papa Klementi XII në themelimin e kolegjit Korsini në Shën Mitër

E enjte, 25 Prill, 2024

Kolegji italo-shqiptar i Shën Adrianos “Korsini” në jugperëndim të Gjirit të Sibarit, mbi lartësitë që ngrihen drejt malit të Silës, në drejtim të Shën Mitrit (San Demetrio Corona), jo larg nga qendra, gjendet selia e ish-kolegjit italo-shqiptar të Shën Adrianos (Sant’Adriano) – transferuar nga kolegji origjinal “Korsini” (“Corsini”) i San Benedetto Ullano-s.

Kolegji u krijua nga Papa Klementi XII, në vitin 1732, në një qytezë tjetër arbëreshe që quhet Shën Benedhiti (San Benedetto Ullano) dhe më vonë, në 1794-n, u transferua në Shën Mitri, pranë kishës së Shën Adrianos. Arbëreshi Stefano Rodotà de ‘Coronei (prift i ritit bizantin në San Benedetto Ullano) në vitin 1715, në mungesë të figurës intelektuale të klerit të ritit bizantin të popullsisë arbëreshe në Itali, me miratimin e Peshkopit, shprehu dëshirën që të edukojë me nocione thelbësore të kulturës e të liturgjisë greke priftin e ardhshëm.

Kjo formë nuk pati shumë sukses, sepse nuk pati shumë ndjekës që të ndiqnin leksionet në shtëpinë e tij në ’69. Vetëm me ndryshimin e reformës (1722) u arrit të përurohej një shkollë falas e kulturës bizantine për të rinjtë arbëresh, si të Sicilisë, ashtu edhe të Kalabrisë. Vëllai i Stefanos, Felice Samuele Rodotà de ‘Coronei, qëndronte në Romë, ku, pavarësisht studimeve në kolegjin grek, preferoi të bëhej prift i ritit latin. Ai u mor me detyra të rëndësishme në Bibliotekën e Vatikanit.

Gjatë viteve të studimit, kishte shok studentin Lorenzo Korsini (1652-1740), me origjinë shqiptare nga nëna, i cili më vonë u bë papë me emrin Klement XII (1730). Felice Samuele ia kishte paraqitur qëllimet e të vëllait Papa Klementit XII, i cili, në vitin e tij të tretë të Pontifikatit (më 11 tetor të vitit 1732, në Romë, në Santa Maria Maggiore), themeloi kolegjin “Korsini” në San Benedetto Ullano për shqiptarët e dy Sicilive. Inizio Modulo Fine Modulo më 26 shkurt të vitit 1733, seminari i rihapi dyert e tij për 17 nxënës dhe 3 profesorë, për të cilët Rodotà shpenzoi për dy vjet nga të ardhurat e tij. U mbajt një urdhër (Inter multeplices), ku shpreheshin qëllimet e themelimit të institutit, edukimin e mësimdhënien në gjuhën dhe letërsinë greke, në artet liberale, në shkencat natyrore e njerëzore dhe, mbi të gjitha, në shkencat teologjike, në elokuencën e në ritin grek të të rinjve arbëreshë.

Në vitin e dytë (Dum ea quae ad nobis) vlerësohet angazhimi i bërë nga Felice Samuele Rodotà, i cili emërohet rektor i Kolegjit. Në vitin e tretë (Ex inuncto) përcaktohen rregullat e brendshme të institucionit e në të katërtin (Kushtetues i Lartë), Presidenca e Kolegjit iu besua një peshkopi të emërimit papal. Në vitin e pestë, në 1737-n, Papa dhuron shumën prej 12 000 dukate nga pasuritë e tij për ngritjen e mirëmbajtjen e seminarit. Në vitin e gjashtë (Praeclara Romanorum), rektorit të Kolegjit i njihet e 69 Në një letër drejtuar peshkopit të tij, Rodotà shkroi: “Unë krijova një lloji seminari në Ullano, pasi, pas vdekjes sime, të mbetet si një shembull i asaj që mund të ishte bërë”.

Në këtë seminar në kulturën bizantine priftërinjtë e rinj do të kalonin provat e do të promovoheshin në urdhra të shenjtë”.Rrugëtim në ngulimet arbëreshe 83 drejta për t’u dhënë gradën atyre studentëve që kanë përfunduar me sukses studimet e tyre në Filozofi, Teologji dhe Shkrim të Shenjtë. Më 16 shtator 1735, Felice Samuele Rodotà u emërua shugurues peshkop dhe kryetar i kolegjit të Ullano-s. Për më shumë se gjysmë shekulli, kolegji “Corsini” u bë një qendër e shkëlqyer edukimi për shumë priftërinj të riteve greke, aq sa ata nuk kishin asgjë për t’u pasur zili në kolegjin grek të Romës.

Në gjashtëdhjetë vitet e qëndrimit në San Benedetto Ullano, në kolegj u formuan peshkopë të ardhshëm, studiues grekë dhe të tjerë që u dalluan në kulturën greke në të gjithë territorin kombëtar. Nën Karlin I dhe nën Ferdinandin I, mbret i Napolit, kolegji u bë një qendër e shkëlqyer e formimit kulturor, me fuqinë për të shuguruar priftërinjtë e ritit grek, u bë garantues i integritetit të ritit lindor.

Në 1735-n, Felice Samuele Rodotà u lartësua në detyrën e kryepeshkopit të Bereas në partibus infidelium dhe kështu, të gjithë pasardhësit e tij u bënë peshkopë. Kolegji, nën sundimin e themeluesit të tij, kishte vlerësimin e Papës e të sovranëve napolitanë; sidoqoftë, peshkopët latinë të dioqezave, ku jetonin arbëreshët nuk e kishin pritur mirë këtë.

Ata e konsideruan Kolegjin si një prani, që mund të kishte zvogëluar autoritetin e tyre dhe një konkurrent në formimin e të rinjve të destinuar për priftërinj. Pasardhësit e Rodotës, megjithëse ishin priftërinj të besimit të dëshmuar, nuk kishin prestigjin, pasurinë dhe kulturën për të vazhduar në mënyrë të duhur punën e për t’u mbrojtur nga ndërhyrja e peshkopëve latinë. Në mars të vitit 1794, kolegji u zhvendos në Shën Mitër (San Demetrio Corone), pranë Kishës së Shën Adrianos, me pretekstin se kushtet klimatike në San Benedetto nuk ishin të favorshme për shëndetin e studentëve.

Zhvendosja e këtij kolegji u bë falë punës bindëse të peshkopit Bugliari dhe ndërmjetësit Giuseppe Zurlo (gjyqtar e më vonë ministër i Financave). Transferimi dhe idetë revolucionare, për të cilat priftërinjtë ishin bartës, nuk konsideroheshin aspak pozitive nga kryepeshkopi i Rossano-s, Andrea Cardamone, i cili nuk donte humbjen e asaj pasurie territoriale, të cilën e zotëronte kolegji dhe për këtë ai u bë një barrierë e fortë.

Pas transferimit, mësimi në kolegj u bë gjithnjë e më laik, edhe për zgjedhjen që drejtori bëri nga mësuesit e ideve të shkollës së hapur dhe klasike. Imzot Bellusci (1807-1833) – atdhetar e liberal, dikur student në kolegj – u zgjodh drejtor dhe me mbarimin e periudhës franceze dhe të restaurimit të Bourbon-it, drejtimi i Kolegjit nuk pësoi ndryshime thelbësore. Gjatë gjithë veprimtarisë së tij, kolegji “Corsini” kaloi peripeci të ndryshme. Në periudhën e rënies së Republikës Napolitane, në 1806-n, në kolegjin “Corsini”, në qendrën humaniste të njohur arsimore për arbëreshët e Italisë, thuhej që edhe Krishti ishte edhe Jakobin. Peshkopi arbëresh Francesco Bugliari u shkarkua dhe më vonë u vra. Në vitet 1820-1821, aleanca ndërmjet profesorëve të Kolegjit dhe militantëve të Karbonerisë (rrymë kundër burbonëve dhe mbretërisë së dy Sicilive) të Shën Mitrit ishte forcuar në luftën kundër burbonëve. Karbonari i Italisë Jugore, pa dyshim, kishte një qelizë shumë të respektueshme në mesin e profesorëve të Shën Adrianos.

Puna e kësaj qelize ishte shumë efektive dhe depërtuese, sepse, përmes nxënësve, familjeve të tyre dhe klasave më të larta të borgjezisë italo-shqiptare, lindën heronjtë e mendimit të lirë dhe veprat e tyre të lavdishme. Në vitin 1821, matematikani napolitan Gaetano Cerri hyn në Kolegj dhe u pranua si vëllazëror, por flitej që frekuentimi i tij në këtë institut dyshohej për lidhje me karbonarët.

Pse dhe për cilat kanale profesor Cerri ishte i mirëpritur në Kolegjin italo-shqiptar do të mbetet një mister, por disa studiues mendojnë se rektori i Kolegjit kishte marrë pjesë në komplote dhe revolta të shekullit XVIII dhe për këtë arsye, ishte mik i anëtarëve të shoqëritë sekrete. Në fakt, në vitet 1820-1821, me gjithë kontrollet e rrepta të kryera Rrugëtim në ngulimet arbëreshe 85 nga autoritetet e policisë, aleanca midis profesorëve të Kolegjit dhe rrymës së karbonarës të pranishme në Shën Mitër vazhdoi.

Mbikëqyrja e autoriteteve kundër këtij grupi profesorësh ishte shtuar, sepse ata dukeshin më të interesuar të motivonin të rinjtë në luftën kundër burbonëve, sesa t’i udhëzonin ata në studime. Në atë kohë, jo vetëm lulëzuan studimet fetare, por edhe studimet matematikore dhe letrare; dashuria për lirinë, për atdheun dhe për artet e bukura, të cilat profesorët i injektuan me një ngrohtësi të madhe e doktrinë të bollshme, duke e ngritur institucionin në djepin e romantizmit kalabrez.

Me mbarimin e periudhës franceze, drejtimi i Kolegjit nuk pësoi ndryshime thelbësore, sepse Domenico Bellusci (pasues e Bugliarit), i emëruar nga burbonët, por me ide demokratike patriotike, kishte ditur të përqafonte idetë kulturore të hedhura prej Ferdinandit dhe, në të njëjtën kohë, mbante një ekuilibër diplomatik në politikë. Ky kolegj ishte edhe baza e kryengritjeve të vitit 1848. Në muret e këtij kolegj u organizuan shumë revolta, nga Mauro, Damis dhe rektori Antonio Marchianò, një prift i ritit bizantin, i cili ishte bashkuar me një numër të konsiderueshëm nxënësish të kolegjit. Rektori u burgos dy vjet në regjim burbon.

Ferdinandi II nuk ngurroi ta përcaktojë Kolegjin me fjalët “covo di vipere e fucina del diavolo” (fole nëpërkash e farkëtim i djallit). Nga bankat e këtij kolegji dolën figura të ndritshme të Rilindjes Italiane, shkrimtarë e juristë, si: Cesare Marini (1792-1865), Domenico Mauro (1812-1873), Jeronim De Rada (1814-1903), Agesilao Milano (1830-1856) dhe shumë e shumë arbëreshë të tjerë. Në 1859-n fryma publike arbëreshe u ringjall. Ndihej ajri i një pranvere.

Damis, Luci, Pace, Stratigò dhe të tjerët, bënin presione për veprim. Kryengritja ishte shpirti i të gjithë fshatrave. Sinjali pritej dhe erdhi pikërisht më 11 maj, me zbarkimin e Garibaldit në Marsala. Më 1 shtator, heroi kombëtar u fut në Kalabri me një mikpritje entuziaste të papërshkrueshme nga dy legjione të shqiptarëve, të udhëhequr nga Sarri e Pace në Kozenca, si dhe nga një turmë shumëngjyrëshe prej të gjitha vendeve. Nga Kozenca, më 2 shtator, ai shkoi në Castrovillari, ku gjeti një mbështetje të fuqishme mes brohoritjesh.

Këtu ai emëroi guvernatorin Muzio Pace dhe rekomandoi pajtim për të gjithë. Ushtria e Garibaldit u bë shumë e madhe, duke kapërcyer këtë bandë të gjerë të fshatrave të vegjël. Kolonelët Pace, Sarri, Stratigò me ushtarët e tyre (ku 500 ishin vetëm nga Lungro) ndoqën Garibaldin e, më 13 shtator hynë në Napoli, nën një shi lulesh. I njëjti hero u shfaq nga pallati Angri për t’i përshëndetur ata.

Më 1 e 2 tetor ata morën pjesë në betejën e Volturnos, të komanduar nga arbëreshi Damis. Ishte atëherë që Garibaldi, plot admirim, iu drejtua prijësit shqiptar dhe thirri me zë të lartë: “Damis, këta shqiptarët e tu janë luanë!”. Një intelektual arbëresh nga Shën Mitri i quajtur Demetrio de Grazia (1850-1901), pak i njohur, apo dhe i harruar në botën arbëreshe, e përshkuan shumë bukur kur garibaldianët hynë në Shën Mitër: “E kujtoj si ato përrallat një mijë e një net atë natë të 8 shtatorit të paharruar. Isha vetëm 10 vjeç, por kujtoj entuziazmin e atyre burrave dhe grave, zotërinj dhe luftëtarë, të gjithë, të cilët ishin udhëhequr nga poeti Costandino Bellusci, ushtar i mbretit Murat, të cilët, nëpër rrugët dhe rrugicat e Shën Mitrit, recitonin poezi të improvizuara e himne dhe festonin sikur të ishte ndonjë fitore Skënderbegiane”.

Disa nga arbëreshët që u bënë figura të shquara të Rilindjes Italiane ishin: Pasquale Scura, Luigi Giura, Domenico Mauro, Agesilao Milano, Attanasio Dramis, Francesco Crispi, Pasquale Baffi, Jeronim de Rada, Françesk (Francesco) Antonio Santori, Vincenzo Dorsa, Angelo Basile, Zef (Giuseppe) Serembe, Luigi Petrassi, Vincenzo Stratigò, Giuseppe Angelo Nociti, Antonio Argondizza, Bernardo Bilotta, Demetrio Chidichimo, Pietro Camodeca de Coronei, Giuseppe de Rada, Suso, Rosto Orazio Capparelli, Domenico Antonio Marchese, Michele Marchianò (të gjithë të trajnuar në kolegjin e Shën Adrianos).

Pas vdekjes së Jeronim de Radës, i quajtur ndryshe dhe si homeri shqiptar me epopenë e tij “Këngët e Milosaos”, Kolegji i Shën Rrugëtim në ngulimet arbëreshe 87 Adrianos u drejtua nga prifti Gaspare Jakova Scutari, dhe pasardhës të tij ishin profesorët nga Shqipëria, si Aleksandër Xhuvani nga Elbasani (1906-1909), Kol Martinaj nga Shkodra (1909-1914), Mehdi bej Frashëri (1915-1918) dhe më vonë, Hamdi Karasi (1919-1920) dhe Luigj Gurakuqi nga Shkodra (një personazh i rëndësishëm politik në dy dekadat e para të shekullit, shumë herë i zgjedhur si ministër e që studioi në këtë kolegj ndërkombëtar të gjuhës shqipe).

Rreth viteve 1917, kolegji nuk u quajt më kolegji grek, për shkak të ritit bizantin, por u quajt kolegji italo-shqiptar. Në vitin 1903, në kolegjin e Shën Adrianos studiuan dhe shumë studentë të tjerë shqiptarë. Themelimi i Bankës së Shenjtë në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe ligji i përmbysjes së feudalizmit të aprovuar nga mbreti Gioacchino Murat gjeneroi një mosmarrëveshje të pafund.

Garibaldi premtoi drejtësi dhe shpërndarje të tokës. Fshatarët vrapuan masivisht, por mbi të gjitha borgjezia agrare e re dhe e egër që mori pushtetin. Nyja gordiane e pyetjes agrare u zgjidh në një mënyrë “Solomonic” në vitet 1865-1866: fshatarëve u shpërndaheshin disa shirita margjinale tokë, ndërsa uzurpuesit iu njoh pronësia e plotë e “tokave” të tyre. Më 17 mars të vitit 1861 u mblodh në Torino parlamenti italian dhe ratifikoi e proklamoi bashkimin e Italisë, nën spektrin e Viktor Emanuelit II. Në jug dhe në zonën ku ishin vendosur arbëreshët, shumë zona u shuan nga malaria. U bënë protesta të njerëzve të thjeshtë, që u braktisën e shumë prej tyre ishin arbëreshë.

Edhe në zonën e Lungros dhe të Aquaformozës u krijuan vatra brigantizmi; njëri prej drejtuesve të tyre ishte Llaxarmani, që nuk pati një jetë të lehtë. Qeveria formoi 60 batalione, të cilat zhvilluan një luftë të vërtetë e brenda një viti vranë më shumë se 2500 veta dhe pushkatuan më tepër se 100 000. Kështu përfundoi epoka e Risorgimento-s, e cila në jug nuk ishte gjë tjetër, veçse një pushtim ushtarak. Ata u rebeluan masivisht dhe revolta e tyre u quajt si lëvizje banditësh.

Një luftë e vërtetë civile e shtypur në gjak. Fshatarët gjithashtu humbën shpresën dhe u nisën jashtë shtetit në eksodin e parë të madh që ndodhi në dy dekadat e fundit të shekullit XIX. Kisha e Shën Adrianos – arti, historia dhe besimi Kisha e Shën Adrianos të Shën Mitrit (me komunitet arbëresh në krahinën e Kozencës) është një kryevepër e artit të shek. XI e XII. Për të kuptuar kishën e Shën Adrianos, është e rëndësishme të informohemi që këto toka, qysh në shek. VII, ishin të banuara nga bazilianët, të cilët, për t’i shpëtuar persekutimit, u detyruan të largoheshin e të fshiheshin në vende të vetmuara, si: shpella, guva, vende të papopulluara. Shumë u vendosën në Italinë jugore. Kjo kishë u themelua nga San Nilo, njëri prej murgjve bazilianë të ardhur nga Bizanti.

Shkëputur nga libri “Rrugëtim në ngulimet arbëreshe”, i Antonio Bellusci dhe Ornela Radovicka, botim i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbereshët.

PDF to Flipbook | Heyzine

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.