Maniola Camuset-Trebicka, pianistja e njohur shqiptare jeton prej shumë vitesh në Paris, Francë.
Artistja do të mbajë koncertin e saj recital më 13 gusht si pjesë e programit “Palmyre & Co” në Peipin Chapel. Repertori i saj do të përfshijë pjesë nga Chopin, Liszt, Schumann, Schubert, Rachmaninov, Debussy dhe Ravel.

Artistja shqiptare ka një aktivitet shumë të pasur pedagogjik e koncertual dhe është e vlerësuar nga kritika në vendin ku punon. Për artin e saj ajo është nderuar nga shteti francez me medaljen e “Kalorësit të Palmës Akademike”.
Maniola është vajza e artistit të njohur Roland Trebicka. Ajo nisi studimet muzikore për piano në Tiranë dhe në 1992 u përzgjodh të merrjte pjesë në konkursin “Marguerite Long” dhe ndoqi këshillat e figurave të njohura të jurisë për të vijuar studimet e saj muzikore në Francë, në Konservatorin Evropian të Parisit.
Repertori i saj përfshin të gjitha epokat dhe në 2004 regjistroi katër balada të Chopin me Atelier d’Euterpe, anëtare e së cilës është që nga viti 2003.
Gjithashtu që nga koha kur mbërriti në Francë, Maniola ka luajtur edhe vepra kryesore të kompozitorëve bashkëkohorë shqiptarë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.