Viti akademik 2021-22/Qeveria miraton 9 bursa për studentë me origjinë shqiptare

E premte, 19 Prill, 2024

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e radhës akordimin e 9 bursave të studimit për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare, për të studiuar në Republikën e Shqipërisë, propozim i paraqitur nga Ministri i Shtetit për Diasporën.

Sipas vendimit nëntë bursat për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare për vitin akademik 2021-2022 përfshijnë mbulimin financiar për tarifën e studimeve, si dhe shpenzimet e akomodimit e të ushqimit për kohëzgjatjen e vitit akademik të cilat do të përballohen nga buxheti i Agjencisë Kombëtare për Diasporën.

Për vitin akademik 2021-2022 do të akordohen nëntë bursa për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare nga vendet: dy nga komuniteti arbëresh, dy nga Ukraina, dy nga Kroacia, dy nga Bullgaria dhe një nga Turqia.

Misionet diplomatike dhe postet konsullore të Republikës së Shqipërisë, të akredituara në këto vende bëjnë propozimet për kandidatët për përfitimin e bursës për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare për vitin akademik 2021-2022. Ato janë përgjegjëse për dërgimin e dokumentacionit të kërkuar për kandidatët përfitues të bursës.

Dokumentacioni që do të paraqitet nga aplikantët duhet të jetë i legalizuar në përputhje me legjislacionin që rregullon njohjen dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare të lëshuara jashtë vendit.

Kriteret për përfitimin e bursës

Kriteret bazë për përfitimin e bursës që duhet të plotësojë aplikanti janë, si më poshtë vijon:

a) Të ketë mbaruar arsimin e mesëm të lartë me një mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë) ose të barasvlershme me të;
b) Të mos jetë i diplomuar në një program studimi të të njëjtit cikël studimi që aplikon;
c) Të jetë kandidat për student nga shtetasit e huaj me origjinë shqiptare nga vendet për të cilat ofrohen bursa, sipas pikës 3, të këtij vendimi.

Kriteret për përfitimin e bursave, sipas programeve ku do të studiojnë shtetasit e huaj me origjinë shqiptare, përcaktohen me marrëveshje ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Diasporës (AKD) dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL). Për ndjekjen e procesit dhe vlerësimin përfundimtar të dokumenteve të kandidatëve, të cilët do të përfitojnë bursë studimi, institucionin e arsimit të lartë dhe programin e studimit, ku do të studiojnë, krijohet Komisioni i Bursave për Diasporën, me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për diasporën, ministrit përgjegjës për arsimin dhe ministrit përgjegjës për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ai përbëhet nga 3 (tre) anëtarë, të cilët do të propozohen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (1 anëtar), Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (1 anëtar) dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës (1 anëtar).

Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 