Lajm i keq për shqiptarët që udhëtojnë me anije nga Franca në Angli

E martë, 25 Mars, 2025

Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të vendosin më shumë forca policore dhe të investojnë në teknologjinë e zbulimit në bregdetin francez në përpjekje për të ndaluar anijet që mbartin migrantë të paligjshëm të arrijnë në brigjet britanike, u tha në një deklaratë të përbashkët të martën. Kështu Britania e Madhe do t’i paguajë Francës 67.2 milionë euro midis viteve 2021-2022 si ndihmë për të parandaluar emigrantët e paligjshëm që shfrytëzojnë brigjet franceze për t’u hedhur në Angli.

Shuma është pjesë e marrëveshjes së re të nënshkruar mes dy Ministrive të Brendshme. Ministrja britanike e Brendshme, Priti Patel e mbrojti marrëveshjen, por drejtuesit e pushtetit lokal në Calais të Francës thonë se këto para nuk do të kenë asnjë ndikim, pasi vija bregdetare franceze është shumë e gjatë dhe e pamundur që të patrullohet e gjitha.

Kjo prek edhe emigrantët shqiptarë të cilët tentojnë të kalojnë nga Franca drejt Anglisë. Numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Angli përmes Kanalit të Le Manshit në gjashtë muajt e para të këtij viti ka tejkaluar numrin total të tyre për vitin 2020. Të hënën, të paktën 430 migrantë kaluan Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë gra dhe fëmijë të vegjël, një rekord për një ditë të vetme, tha Ministria e Brendshme./Shqip/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.