Josif Papagjoni: Një Gjirokastër sa çudane aq dhe e ëmbël…

E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Jemi miq të vjetër me Thanas Dinon. Mall kam tek takohem me të. Dhe rrjedh vetiu biseda si në një virua. Letërsi, letërsi, por edhe pak aventurë jete, pak politikë, pak gazetari, doemos dhe shaka. Thanasi qesh shumë. Qesh me idiotësitë e njerëzve. Me kokëshkrepjet. Por edhe bën pyetje shumë. Ka një shpirt sa shpotitës, aq dhe të ndezur nga kureshtja. Një poet e shkrimtar fisnik, që e lidhi jetën me Gjirokastrën e tij, u bë bard i saj, i respektuar gjithkund. Unë kam shkruar për disa nga romat e tij si “Shenja e shenjtë”, “Mesi”, “Fshati i prerë”, që i çmoj të bukur dhe domethënës, të cilësisë letrare më të mirë, sidomos dy të parët. Por ai ka shkruar afër 10 romane.

Në publicistikë ka botuar gjer tani 16 tituj librash, një pasqyrë e kronikë ngjarjesh, pesonazhesh, historish njerëzore, që të ngopin me informacionin e tyre të bollshëm dhe qasjet e veçanta. Zeja e tij si gazetar rreth 50 vjet ka ndikuar jo pak edhe në shkrimtarinë e tij. Unë e shoh këtë në dëshirën që Thanasi ka për të krijuar tablo portretesh, bëmash, historish çudane (shpesh). Andaj dhe ty syrin ta rrëmben te ky roman blloku i gurit. Por teksa largohesh paksa prej atij blloku guri (portreti, bëma, historia), ja ku dallon murin; largohu dhe ca, ja ku dallon mëpastaj kështjellën hijerëndë, kalanë impozante. Kjo është një teknikë e sofistikuar dhe shumë e vështirë e të shkruarit. Thanasi, mund të them, ia ka marrë dorën për bukuri, është bërë një usta i kësaj lloj narrative: qendis detajin dhe i jep frymë tablosë.

Romani “Mbi tokën e ngushtë – vite nga dhjetvjetshi i parë” i Thanas Dinos është i tipit të tablosë, pa atë modelin klasik tradicional të një personazhi që bëhet strumbullari i lëndës, qofshin edhe disa syresh, në funksione kompozicionale të ndryshme, por që ecejaken në fatet e ndërsjellta. Dhe duke qenë roman tablor, ai e rrok lëndën si në një tërësi, në rastin tonë në dy kahe, atë historike dhe atë letrare psikologjike. Duket sikur je diku në një pikë të epërme dhe e sheh çdo gjë nga lart, për shembull sikur je në Kala apo në Kocull dhe e kundron Gjirokastrën, domethënë njerëzit dhe bëmat e tyre, që andej. Gëlojnë këta njerëz-personazhe në ato rrugë të ngushta, të pjerrta e të kalldrëmta, kredhur në shtëpitë e tyre, mbuluar me rasa guri gri, në vrapin e çmendur të përmbysjeve të mëdha të fillimviteve ’90, ashtu të hutuar, të shastisur nga befasitë dhe shpejtësitë e ndryshimeve pa rend e në rrokopujë, të dëshpëruar a të mbyllur në vetvete, të hazdisur nga liria e beftë e tunduese apo të frikësuar nga të papriturat dhe e panjohura, duke u rrekur të provojnë “salcrat e shijshme” të kohës së re, të ngjallin a ta bëjnë nul të shkuarën komuniste, të përshtaten me akrobacitë e pushtetit të ri, ta dredhin, të zhvatin troje, toka, shtëpi, të fitojnë poste ku burojnë paratë, të provojnë zaret e politikës ku zë fill kamja, t’ia mbathin udhëve të kurbetit ku rafsha mos u vrafsha, ca me vula nëpër konsullatë e ca shtegut të maleve në kufi, njerëz e portrete lloje-lloje, deri dje në rregull e miq, me censurë për një vjershë e Sekretarë të Parë, sot në rrëmujë e armiq, as mish e as peshk. E çfarë nuk gjen në vëllimin e vogël prej 157 faqesh të këtij romani? Jo thjesht Gjirokastra, por Shqipëria krejt është aty e përthyer përmes këtij qyteti të gurtë e të çuditshëm. Ca nga njerëzit e ndërkryer mua më kujtojnë nojmat e Kadaresë dhe besoj se Thanasi mund ta ketë një ndikim nga pena e të madhit të letrave tona, se edhe miqësi të hershme ka pasur me të e bisedat vargan i ka çuar.

Thashë që është një roman tablor. Në shumësinë e episodeve mua më kanë lënë mbresa disa syresh. Ja… një Rait Kërpi, nga ata minjtë e zyrave të PPSH dikur, e ndjejnë erën e pushtetit, se e kanë nën lëkurë, andaj dhe në kohën e re e nuhatin që tej erën e djathit, aty ku buron paraja, e mira, autoriteti, hajnia. Por bri tij qe dhe një tjetër, Dizdar Gaziu, që e shihte partinë si mundësi korruptimi e pasurimi për vete, fenomen ky që lidhej më pas me kapjen e pushtetit dhe të vetë shtetit nga të pasurit, ata që më vonë u quajtën “oligarkë” dhe që financojnë partitë në fushatat elektorale. Ja dhe dy gra, Eli Milaj dhe Lemani, që provojnë të “panjohurat” e seksit a përfitojnë nga uritë e pashuara të njerëzve duke e kthyer në tregti qejfin e ëmbël të mishit. Është koha kur në qytet vijnë homoseksualët e parë nga Evropa e flenë bashkë në një krevat (aman, o zot, aman!…); koha kur tabutë e seksit thyhen, qejfet rriten e tok me të thyhet edhe vetë tradita e mortifikuar.

Më tutje na shfaqet një Hamit Shkurta, kokëkrisur, që i kishte shkuar konsullit të Greqisë në Gjirokastër dhe i kishte nxjerrë revolen duke i kërkuar vizë. Dhe ai i mjerë, dyll i verdhë nga frika, ç’të bënte tjetër, ia kishte dhënë. Kohë kur njerëzit mblidheshin trumba-trumba te kosullata greke në Gjirokastër për një vizë dhe ajo ishte kthyer si nje shtet i vogël në shtetin e madh. Kohë, kur njerëz të fantaksur bridhnin si fantazmat natën dhe hapnin gropa për të gjetur florinjtë e fshehur plojave të luftërave, ullinjve të fshatrave të Çamërisë, madje edhe në varre; kur një sozi i Enver Hoxhës, por i shkurtër, që nanuriset me madhështinë e të “vërtetit”, si dhe vetë hija e Enver Hoxhës që bredh kujtesës së qytetit, ngrin në gur në një skulpturë gjigande që më pas e thyejnë dhe e bëjnë copë-copë ata që e urrenin, dhe e ëndërrojnë ta ribëjnë ata që e donin edhe në vdekje. Ja dhe një kongres e një parti që vinte nga ulluqet e përgjakura e të pista të PPSH dhe që kërkonte të rinovohej, të dukej e re, paçka se anëtarësia e vjetër qe aty dhe kalbjen e kishte brenda si trashëgimi historike. Po dhe një parti e re, PD, që shpallej si e “re”, por që kishte nën këmbë qelbin e kohës së urrejtjes, një ish komunist të konvertuar në demokrat si lider.

Në rrokapjekthin e madh social politik të fillim viteve ’90, dolën njerëz urithë që nuhatën paranë dhe projektuan mashtrimin e madh të firmave piramidale, sikurse të tjerë njerëz që nisën t’i zgjidhnin lakmitë dhe konkurrencën me revolet e fshehura nën xhaketa… Historia e Xhevat Avdallit, këngëtarit të famshëm të isopolifonisë së jugut, i njohur edhe për këngën e tij kushtuar Enver Hoxhës, edhe pse dy faqe gjë, të mbetet në mendje. E rrahën keq ndoca rrugaçë të ndërkryer teksa regjimi përmbysej, të keqpërdorur nga politika e revanshit, akt sa i frikshëm, kriminal dhe i pacipë, aq dhe dëshpërues e fyes për qytetarinë gjirokastrite. Një nga figurat e pastra, të rrënjës gjirokastrite, i rrethuar nga aora e simpatisë autoriale ishte inxhinjeri i njohur Sokrat Kalivopulli, i biri i mjekut të shquar që ish burgosur nga komunistët e kish vdekur aty, ashtu dinjitoz dhe i pafjalë. Por ky inxhinjer kish një shpirt të madh, si i ati dikur, i kuptonte zhbërjet që vinin nga pushteti dhe e keqja, andaj qëndronte si një karakoll në mbrotje të së mirës, njerëzve, hallexhinjve, sikundër provokimeve të ardhura nga segmentet e errëta nacionaliste të politikës duke ruajtur marrëdhënien e mirë historike midis minoritarëve grekë e shqiptarëve. Është vërtet një figurë mallëngjyese ky Sokrat Kalivopulli, njeriu që bashkon, që do, që i ndreq gjërat, nuk i prish, as urren…

Romani ka edhe elemente biografikë. Ai që e njeh Thanasin dhe librat e tij e di se Josif Mërtiri është Thanas Dinua vetë, ndërsa Pavllo Çerkezi është poeti i njohur gjirokastrit Petro Çerkezi, sot jeton në Qipro, siç edhe e përshkruan romani. Dy personazhe, që lundrojnë më shumë fletëve të tij si një velierë morale e si dëshpërim shpirtrash të butë prej shkrimtarësh. Nuk janë asish që të nguliten në kokë si ndoca të tjerë rreth tyre, ata që përmendëm më sipër dhe ata që s’i zumë në gojë. E megjithatë janë burma që lidhin subjektin.

Ka një stil të shkruari të vetin Thanasi, me një frazë të mbledhur, që herë-herë ruan atë formë ligjërimi si të ardhur nga rrëfimet e të moçmve, ku edhe struktura e fjalëve ka qejf të mbaj përsipër myshkun dhe leskrat e qëmotit, si për t’i dhënë kështu ca më shumë vjetërsi, lezet, kripë. Do pak kohë sa të mësohesh me këtë lloj ligjërimi të ngjeshur, të prerë, që nuk të lë kohë të lakadredhesh me epitete e plotësues foljorë të shumtë, por duke i shkurtuar maksimalisht ato, falë një pauze medituese që duhet ta mendosh vetë, ai kalon direkt te pasoja psikologjike dhe pjesa vepruese e personazheve. Dhe kështu “pauza” mbushet vetiu nga lexuesi me domethënie. Së dyti, proza e Thanasit e ka më fort suksesin te qëmtimi i tipave “ndryshe”, me një vetjakësi të paqortueshme, ku nderet një jetë e damar krejt i veçantë karakterial, shpesh i habitshëm, grotesk, ndoca bëma e thagma si prej kokëshkretësh a kokëkrisurish. Dhe kjo e bën letërsinë e tij të bashkojë dy brigje në një, në dukje të largët, por realisht të afërt: klasiken me modernen./exlibris.al/ Nga Josif Papagjoni/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 