SHBA/ Merita Halili: Malli i artistit qëndron i çelur në shpirt për vendin e tij

E martë, 16 Prill, 2024

Këngëtarja e njohur Merita Halili, e cila buisi si një syth i arrirë në kopshtin e pranverës të këngës popullore shqiptare, u rrit dhe u verselit pranë mbretëreshave të kësaj gjinie, Hafsa Zyberi dhe Fitnete Rexha, duke ngjitur suksesshëm shkallët e karrierës së saj, në cilësinë e bilbilit të këngës popullore shqiptare. Prej afro 19 vjetësh, ajo vazhdon të jetojë në SHBA. Koncertet e shumtë  shfaqur në mjaft shtete, kanë bërë që ajo të cilësohet, si ambasadore e artit shqiptar në botë. Ndoshta, – thotë ajo, -së shpejti do të jem në Shqipëri, ku do të jap përsëri për spektatorin shqiptar, të cilit i mbetem borxhlie gjithë jetën, një koncert recital në Pallatin e Kongreseve.

-Jeni shprehur se keni shumë dëshirë të jepni sërish koncert në Shqipëri, çfarë ju pengon?  

-Çfarë më pengon? Pandemia! Dihet tashmë sëmundja që ka kapluar botën. Jemi në momente të vështira ku për dy vjet, artistët në përgjithësi, por sidomos këngëtarët në veçanti,  janë shkëputur nga aktivitetet, nga skena, nga festivalet, nga fansat. Një situatë që as nuk imagjonohej. Kisha kohë që mendoja për një kthim në Tiranë, për një koncert të veçantë po ja …Erdhi kjo pandemi dhe ne u ndamë. Kam shumë të afërm në Shqipëri që dua t’i takoj, kam shumë miq, fansa që më ka marrë malli. Planin e kam gati, sa të ndryhshojë situate, do nisem për atdhe.

-Nëse do të donim të dinim diçka nga koha e viteve të fëmijërisë suaj, si do e vlerësonit atë periudhë?

-Unë kam patur shumë vite të bukura në fëmijërinë time, të cilat nuk i mbaj mend të gjitha, por do të veçoja disa prej tyre. Kam filluar të këndoj qysh në moshën pesëvjeçare, ku më pas jam aktivizuar në aktivitete shkollore dhe në Pallatin e Pionierëve në Tiranë, të cilat shënojnë dhe fillimin e hapave të para në gjininë e artit. Këngën e doja shumë dhe gëzimi im si fëmijë, ishte vetëm të këndoja.

-Cili motiv ju shtyu që ju të dashuronit magjinë e këngës, duke mbetur përjetësisht “rob” i saj?

-Ndoshta dashuria që kisha për të kënduar dhe doja të bëhesha këngëtare. Ndërkohë, mësuesit më kanë inkurajuar, duke më thënë se: “Ti ke zë të bukur”, duhet të aktivizohesh dhe fillova të këndoja. U aktivizova me ansamblet “Tirana”, “Migjeni”dhe “Kombinati i Autotraktorëve”, të cilat vlerësoheshin si trupa profesioniste. Aktivizimi im me këto ansamble, shënoi një experience  të re për mua, në skenë. Në moshën 16- vjeçare mora pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës,  ku u vlerësova me çmimin si interpretuese e këngës së Shqipërisë së Mesme me nivel të lartë artistik.

-Mendoni se paraqitja mjaft e mirë në këtë festival, shërbeu si trampolinë në aktivitetet e ardhshme?

-Pas disa muajve të zhvillimit të festivalit në Gjirokastër, startova me recitalin tim të pare, i cili u shfaq në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, ku u prita mjaft mirë.

-Përse ju pëlqen kënga popullore?

-Duke qenë se vij nga një familje me tradita, unë u rrita me dashurinë për këngën popullore. Edhe në gëzime familjare ky zhanër më pëlqente shumë, pasi kënga popullore është pjesë e jetës së çdo njeriu dhe unë mendoj që u rrita me atë dëshirë.

-Sa kanë ndikuar në formimin tuaj  ikonat e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme, mjeshtret, Hafsa Zyberi dhe Fitnete Rexha?

-Qysh e vogël i dëgjoja me vëmendje në radio këto ikona, por më pas interesi im ishte më i madh për t’i vlerësuar, kuptuar dhe analizuar ato. Për të dëgjuar këngët e tyre, vazhdimisht shkoja në Institutin e Folklorit, sepse në atë kohë, nuk kishte disqe si tani që është Youtube dhe ti ke informacion të mjaftueshëm. Më vonë, pata rastin dhe nderin t’i takoja personalisht këto mjeshtre të mëdha, para të cilave kam ndjerë sadisfaksion e respekt të veçantë. Krenohem që ndoqa rrugën e tyre dhe këngët mundohem t’i interpretoj sa më artistikisht dhe me origjinalitet, ashtu siç i ndërtuan ato, më shumë mjeshtëri, mundim dhe dashuri.

-Kjo gjini e artë u pasurua dhe u rrit ndjeshëm nga mjaft këngëtarë të plejadës suaj, ku do të veçonim I.Qirjako, P.Lulo, E.Fara, B.Qamili, F.Debinja, Vëllezërit Zena, A.Toska, V.Mema, B.Sota, I. Libohova… Si do i vlerësonit këta këngëtarë?

-Me të gjithë këta këngëtarë dhe këngëtare, unë kam punuar dhe i kam të gjithë kolegë të mrekullueshëm. Çdonjërin prej tyre e vlerësoj shumë, për atë ç’ka ka bërë në drejtim të rritjes së vlerave të reja dhe kultivimin e muzikës shqiptare në mënyrë artistike, duke e ruajtur këtë thesar të çmuar të popullit tonë.

-Cilët nga këngëtarët shqiptarë pëlqeni më shumë?

-I pëlqej të gjithë po, përsëri veçoj, Hafsa Zyberin, Fitnete Rexhën, Luçie Milotin, Bik Ndojën, Shyqyri Alushin, Marie Krajën, Naile Hoxhën, Eli Farën, Irma Libohovën, Artiola Toskën, Vëllezërit Zena e shumë të tjerë.

Çfarë cilësie të veçantë duhet të zotërojë një këngëtare, për të arritur suksesin?

-Së pari, këngëtari duhet të ketë talent, zë të mirë, por mbi të gjitha, duhet të punojë shumë, të krijojë eksperiencë dhe të fitojë siguri në skenë. Është spektatori ai, i cili të jep notën që ti meriton.

-Repertori juaj e kalon shifrën e mëse njëqind këngëve. Në cilat prej tyre do dëshironit të riktheheshit me një përpunim të ri?

-Unë jam incizuar që në moshë të re në Radio Televizionin Shqiptar. Edhe pse në kurikulumin tim numërohen mëse njëqind këngë, dua të them se, ato nuk janë pak, por edhe shumë nuk janë. Mendoj se, krahas këngëve që kam të regjistruara, në radio, televizion dhe albume, më duhet të krijoj ende këngë të reja, që nesër gjenerata e re, duhet t’i mësojë këngët popullore, që ato të ngelen dhe mos të harrohen kurrë.

Keni patur raste, që kur ndodheni në shtëpi të këndoni këngët tuaja?

-Zakonisht po. Ka momente që unë i këndoj ato për veten time, por në disa raste dhe për të praktikuar zërin dhe përshtatur  sa më me besueshmëri motivit të këngës që unë do të interpretoj.

-Cila prej këngëve ju qëndron më shpesh në buzë?

-Mendoj se secila prej tyre ka rëndësinë e vet dhe është e vështirë t’i klasifikoj. Gjithsesi, në këto caste, do të veçoja këngët “Se shoqënia” dhe “Dola me shëtit në bahçe”, të cilat dallohen për melodi dhe tekst të veçantë.

-Keni kënduar në mjaftë skena, brenda e jashtë vendit. Cili spektator ju ka dhënë më shumë duartrokitje?

-Kam shumë kujtime, po nuk mund t’i veçoj dot, sepse për mua të gjitha kanë patur emocionin e vet. Gjithsesi, do të veçoj aktivitetin tim tek “Këngët e Shekullit”, me ftesë të televizionit “Klan”, si dhe koncertet e kohëve të fundit në shumë shtete, si në Barbikan Center në Londër-Angli, Athinë-Greqi,  Milano-Itali. Broaduei, Kennedi Center në Uashington Dc, Linkoln Center, në parkun e madh dhe vendin e simfonisë në Manhatan të Nju Yorkut, Kaliforni dhe shtete të tjera këtu në Amerikë, si dhe koncertin e fundit, në Tokio-Japoni.

-Si shpjegohet fakti që mjaft këngëtarë për të dhënë një koncert jashtë Shqipërisë rendin që repertori i tyre të përmbajë dhe këngë të huaja, ndërkohë që, repertori juaj, vetëm me këngë nga të gjitha trevat shqiptare, kurorëzon sukses të padiskutueshëm?

-Më pëlqen kjo pyetje sepse dhe unë pyes veten time për këtë fenomen. Haa, disa nga këngëtarët mendojnë se, duke kënduar pjesë të huaja do arrijnë sukses, kjo për mua nuk është sukses, sepse muzika është fjalor i një populli dhe unë mendoj që me muzikë,  ti i tregon vlerat dhe traditën e popullit nga vjen dhe gjithashtu, edhe pse është gjuhë e huaj, përsëri nëpërmjet muzikës, ti depërton, edhe pa e ditur gjuhën e atij vendi dhe, suksesi është aty, duke i treguar që ti vjen nga një vend shumë i lashtë ose i vjetër dhe e përcjell tek publiku i huaj.

-Filmi italian “L’america”, i cili i kushtohet eksodit të shqiptarëve në vitet ‘90-të, shoqërohet me një këngë të interpretuar nga ju. Si jeni ndjerë kur interpretuat atë?

-Këto ishin fillimet e para, kur unë kisha krijuar bazën si këngëtare e re e asaj kohe dhe po ndërtoja stilin tim si këngëtare, dhe fillova të këndoj këngë që kishin rëndësi, bashkë me situatat e asaj kohe. Këngët me tematikë emigrimi, janë pothuajse emocionuese për mua. Këtu dua të veçoj këngën “Më ka marrë malli për nënën time”. Eksodi ishte shumë goditës në atë kohë, por nuk e mendoja kurrë për veten time, që një ditë do të isha dhe unë pjesë e emigrimit.

-Ju shohim nëpër koncerte me llojshmëri kostumesh  popullore, por spikat disi më shumë ai i Tiranës. Çfarë të veçante mbart ai krahasuar me kostumet e tjera popullore?

-Kostumi popullor i zonës së Tiranës, është shumë i vjetër i qëndisur rreth 80 vjet më parë. Atë unë e kam blerë nga gra artizane të Tiranës, të cilin e kanë qepur me ar dhe argjend. Në kohë këto përdoreshin si fustane nusërie në ditët e sotme, dhe ishin simbol nga cili rreth vinin dhe çfarë vlerë kanë këto nuse që do i veshin, vijnë nga familje më të ardhura të mira në qoftë se ishin të punuara me ar ose me argjend dhe, vajza që do ta vishte këtë kostum, duhej një vit për ta mbaruar së qëndisuri, jelekun, cerven, këmbëzat e dimiteve… Ky kostum tregon pasuri, elegancë dhe bukuri.

-Po në jetën e përditshme jeni pasionante pas veshjeve?

-Unë kam dëshirë të vesh atë që mua më qëndron bukur në trupin tim dhe jo ekstravagancën.

-Si ndodh kështu me ju! Edhe pse tashmë një grua pesëdhjetëvjeçare, përsëri zëri dhe fizionomia juaj trupore, të kujtojnë Meritën e disa viteve të mëparshme. Vërtetë ku qëndron sekreti i këtij binomi të admirueshëm?

-(Qesh) Megjithëse, akoma, nuk jam pesëdhjetë, mua më mban vetëm pasioni dhe shpirti, sepse njeriu brenda vetvetes, krijon shumë faktorë si qetësinë shpirtërore dhe disiplinën. Mundohem të kem një jetë të mire, sipas mundësive që më ofron jeta.

-Keni vite që jetoni në Nju Jork të SHBA. Sa është integruar Merita në jetën e këtij qyteti gjigand?

-Unë kam 19 vjet që jetoj në SHBA. Për disa vite kam jetuar në Nju Jork, por më vonë kalova në Nju Xhersi, ku vazhdoj të jetoj dhe sot. Mendoj se, Nju Jorku ka qenë një eksperiencë e mirë për mua si artiste dhe familjen time.

-Gjatë kësaj periudhe, keni shkuar disa herë në Shqipëri, ku keni dhënë koncerte. Në cilin prej tyre ke ndjerë sadisfaksion të veçantë?

-Dua të veçoj “Sofrën e Tiranës”, që kam qenë e ftuar disa herë që është bërë traditë me ftesë të Arben Tafajit dhe stafit të tij, gjithashtu, “Këngët e shekullit” me ftesë të televizionit “Klan” Pandi e Bledi Laços dhe Adrian Hilës. Më kanë dhënë sadisfaksion dhe jam ndjerë mire, sepse publiku kishte mall dhe unë, për atë publik të mrekullueshëm që më ka dhënë duartrokitje më shumë, e  dashuri ku unë sot jam.

-Sa peshon malli i artistit për vendin e vet?

-Për mendimin tim, malli i artistit gjithmonë, qëndron i çelur në shpirt për vendin e tij. Kohë më pare, kur këndoja në shtetet e huaja, emocionoja publikun me këngët e mia dhe zërin tim, por tani kam filluar unë të emocionohem me veten time, dhe ndjej gjithmonë mall. Kohët e fundit bashkëshorti im, Raif Hyseni, muzikanti dhe koncertmastri,  kompozoi për mua këngën “O Tirana jonë!”. Kjo këngë, ka karakteristikë mallin, që kam unë për vendlindjen time./Gazeta Ekspres/ Intervistoi: Fadil Shehu/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 