Filmi “Pa vend” i regjisorit shqiptar në festivalin e Kanës

E premte, 19 Prill, 2024

Për dy vite radhazi filmat e regjisorit  Samir Karahodes janë nominuar për EFA (European Film Awards). Kësaj here filmi i regjisorit shqiptar “Pa vend” ishte i nominuar në festivalin e Kanës.

Edhe pse nuk arriti të marr një çmim, pjesëmarrja në këtë festival ishte mjaft domethënëse për kinematografinë kosovare, e cila ka rezultuar mjaft e suksesshme së fundmi.

Subjekti i filmit tregon historinë e dy të rinjve në Kosovën e pasluftës, të shtyrë nga ambicia për të mbajtur gjallë sportin e tyre të dashur, dy lojtarë vendas enden nga një vend i errët në tjetrin duke mbajtur me vete posedimin e vetëm të klubit: tryezat e tyre.

Regjisori dhe skenaristi i këtij projekti, Samir Karahoda, për emisionin “Nëpër Film” tregoi për emocionin e veçantë që ia solli lajmi se filmi i tij, “Pa vend”, konkurrojë për çmimin kryesor të kësaj ngjarjeje prestigjioze atë “Palma e Artë”.

“Normal është ëndërr e secilit autor me qenë pjesë e një festivali siç është Festivali i Kanës. Unë personalisht e konsideroj si ngjarjen më të madhe në botë që ekziston sa i përket industrisë së filmit. Dhe vet fakti që jemi zgjedhur në mesin e dhjetë projekteve ku kanë aplikuar afërsisht katër mijë filma nga e gjithë bota më bënë edhe më të lumtur dhe më krenarë, posaçërisht për faktin se kemi punuar tërësisht me një ekip lokal nga Kosova, duke filluar nga producenti, montazhieri dhe kompozitori. Pra kjo gjë më bënë pak më të lumtur dhe na e jep një vetëbesim pak më të madh”, deklaroi regjisori.

“Personazhet që e luajnë rolin kryesorë në film janë protagonistë të vërtetë që e kanë përjetuar këtë ngjarje, dhe gjatë xhirimit bënim shaka duke ju thënë se ‘si sportistë keni dështuar por si artistë keni shkëlqyer’. Dhe kjo doli të jetë e vërtetë sepse ata si sportistë nuk kishin arritur asnjëherë të shkojnë jashtë shtetit të luajnë në lojë ndërkombëtare, prandaj them se për ata, seleksionimi në Festivalin e Kanës është një ndjenjë e veçantë dhe një ndoshta edhe një shpërblim i madh për krejt ato që i kanë bërë gjatë këtyre vjetëve”, shtoi Karahoda.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 